Një ngjarje e rëndë është regjistriuar në qytetin e Korçës, ku dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një mal mbi fshatin Kamenicë.
Sipas informormacioneve paraprake, mësohet se emigrantët i përkasin moshës 20–22 vjeç. Nuk janë konstatuar shenja dhune nga këqyrja paraprake dhe dyshohet se kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të ulëta.
Ndërkohë policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të hetimeve lidhur me rastin.
“Më datë 04.04.2026, rreth orës 17:00, në malin e Kamenicës, Korçë, në vendin e quajtur “Qyngji”, janë gjetur të pajetë dy shtetas të huaj (dyshohet se janë emigrantë nga Afrika), rreth moshës 20–22 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupave të tyre, nuk janë konstatuar shenja dhune”, njofton policia.












