Ashtu siç ishte përfolur gjerësisht orët e fundit, Ilir Shaqiri ka bërë hyrjen e tij të bujshme në spektaklin e “Ferma VIP 3”.
Por ardhja e fituesit të edicionit të parë të “Big Brother VIP” nuk ka surprizuar vetëm banorët e fermës, por edhe vetë panelin e opinionistëve, e në veçanti Einxhel Shkirën.
Në momentin që balerini u shfaq në ekran, reagimi i Einxhel mori menjëherë vëmendjen e publikut. Opinionistja, e cila ka pasur një histori debatesh dhe rivaliteti të fortë me Ilirin gjatë bashkëjetesës së tyre në formatin e BBVA 1, ngeli e habitur për disa momente, duke mos e fshehur dot shokun e saj live në emision.
Për të ndezur edhe më shumë situatën, moderatorja Arbana Osmani iu drejtua drejtpërdrejt me pyetjen ngacmuese: “Nuk e di sa e bukur do jetë kjo hyrje për Einxhel Shkirën?”.
Përgjigja e Einxhel ishte e menjëhershme dhe zbuloi një prapaskenë interesante, duke treguar se ajo kishte qenë plotësisht e painformuar për këtë lëvizje të produksionit.
“Për mua që e mora vesh para 5 minutash? Unë e pashë në publicitet dhe kisha menduar që, duke qenë se jam këtu e shtëpisë, mendova që duhet ta dija,” u përgjigj ajo, pa e fshehur një dozë pakënaqësie.
Më tej, ajo theksoi faktin që ishte e vetmja e lënë jashtë këtij sekreti: “Nuk e dija që dy kolegët e mi e dinin…”
Ndryshe nga Einxhel, dy opinionistët e tjerë të formatit, Ermali dhe Armina, duket se kishin qenë në dijeni të surprizës.












