Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Meri Gjini bën parashikimin e muajit Prill për 12 shenjat e Horoskopit: Kush merr lajme të mëdha në lidhje me paratë

April 1, 2026
in ShowBizi
151
VIEWS

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin prill në “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Ky muaj kërkon kontroll mbi ekonominë, por do të ketë ngjyra të bukura për gjithsecilin. Venusi te Demi na jep mundësinë të shijojmë anën emocionale në mënyrën më të mirë.

Prilli shënon fundin e tranziteve të mëdha. Urani kalon përfundimisht nga Demi te Binjakët, duke shënuar hyrjen totale në një cikël të ri.

Neptuni është vendosur te Dashi, Plutoni tek Ujori (pa u kthyer më te Bricjapi), dhe ky cikël i ri do të zgjasë deri në vitin 2033.

TëFundit

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

June 15, 2026
U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

June 15, 2026

Zyrtarisht, kjo fazë e re nis më 27 prill, ndërsa më 10 prill Marsi hyn te Dashi, gjë që do të thotë se iniciativat e vitit 2026 do të fillojnë të marrin formë.

Dashi: Ky është muaji i tyre, pasi do të kenë Saturnin, Neptunin, Diellin, Mërkurin dhe Marsin në shenjë.

Do të ankohen nga vrapi dhe intensiteti i lartë, por do të prodhojnë shumë. Duhet të përdorin instinktin dhe logjikën për iniciativat e reja profesionale, të cilat do të jenë afatgjata deri në pranverën e vitit 2028. Të lindurit në pesëditëshin e parë duhet të jenë të kujdesshëm me projektimet ekonomike.

Demi: Me Venusin në shenjë, do të kenë qartësim të raporteve në punë. Nga data 3 deri më 23 prill do të korrigjohen marrëdhëniet profesionale. Të lindurit në ditët e fundit të shenjës janë të imponuar të ndjekin ritmin e ndryshimeve nga Urani. Marsi te Dashi do t’i ndihmojë të vendosin se çfarë duhet të marrin me vete dhe çfarë duhet të lënë pas. Ata që kërkojnë dashuri do të kenë prezantime që do të shënjojnë botën e tyre emocionale.

Binjakët: Janë në pritje të Uranit, një hyrje që do ta ndjejnë gjatë. Të lindurit në ditët e para duhet të jenë të kujdesshëm me rreziqet ekonomike dhe raportet familjare rreth datave 22-24 prill. Pas datës 10-12 prill, zhvillimet në punë do të marrin një trajtë më të qartë. Kujdes i vogël me shëndetin (virozat) vetëm në ditët e para të muajit.

Gaforja: Do të kenë një axhendë shumë të ngjeshur dhe do të ankohen për mungesë kohe për vete dhe argëtim. Nga data 10 prill deri më 20 maj është një periudhë shumë e rëndësishme për zhvillimet në punë. Rreth datës 12 prill, mund të kenë lajme të rëndësishme për ekonominë ose zhvillime në dashuri nëse dalin dhe e kërkojnë atë.

Luani: Kanë një energji shumë pozitive nga planetët te Dashi. Duhet të organizohen dhe të ndërtojnë strukturën e duhur (p.sh. të dërgojnë CV) që të përfitojnë nga planeti i fatit që po vjen. Pas datës 3 prill, humori i tyre do të përmirësohet dhe do të jenë më bashkëveprues me njerëzit që duan.

Virgjëresha: Duhet të lënë pas atë që i ka lodhur dhe të mos analizojnë më dëmet e kaluara. Pas datës 10 prill, ritmi do të rregullohet. Venusi te Demi i ndihmon shumë në kërkim të dashurisë. Rreth datës 12 prill mund të marrin një lajm të gëzuar në lidhje me paratë.

Peshorja: Me Hënën e plotë në shenjën e tyre, duhet të pozicionohen me logjikë dhe në mënyrë praktike në raportet sociale dhe profesionale. Bashkëpunime të reja do të shënjojnë muajin prill dhe do të vazhdojnë edhe në maj. Duhet të kontrollojnë gjykimet ekstreme rreth datës 3 prill.

Akrepi: Largimi i Uranit sjell stabilitet dhe qëndrueshmëri. Pas datës 26 prill, akrepat me ambicie të mëdha nuk do të kenë limite. Megjithëse mund të kenë pak grindje në punë midis datave 10-16 prill, mesi i muajit do të afrojë njerëz që do t’u shkaktojnë emocione të forta dhe entuziazëm.

Shigjetari: Do të jenë optimistë dhe me ritëm të shpejtë, sidomos pas datës 9 prill. Presim transformime të mëdha në pjesën sociale deri në fund të majit. Edhe pse Venusi nuk është shumë komod për emocionet, ata do të gjejnë qetësi brenda ambientit të shtëpisë.

Bricjapi: Venusi favorizon emocionet, duke i bërë të ndihen më të sigurt në familje dhe dashuri. Do të merren me përzgjedhjen e punëve që prodhojnë vërtet. Kërkohet maturi në fjalë dhe arsyetim, por rezultati në fund do të jetë shumë i mirë.

Ujori: Duhet të kenë kujdes të mos jenë imponues në jetën private në ditët e para. Deri më 23 prill duhet të jenë të kujdesshëm me shpenzimet dhe rreziqet ekonomike. Pas kësaj date, situata financiare do të jetë më e qartë dhe priten përmirësime që nisin nga mesi i muajit.

Peshqit: Po kalojnë një frymë revolucionare në jetën e tyre. Ata që janë në raporte serioze do të kenë një qartësim të situatës falë Venusit te Demi. Axhenda do të jetë më e kthjellët dhe pa pasiguri në krahasim me marsin. Deri në mes të muajit priten përmirësime në financa.

Shenjat e ujit dhe të tokës do të kenë përmirësime në punë dhe ndjesi më të mira ekonomike, ndërsa shenjat e zjarrit dhe të ajrit do të kenë prurje konkrete në zhvillimet profesionale.

Tags: HoroskopiMeri Gjini

Related Posts

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP
ShowBizi

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

June 15, 2026

Vetëm pak orë para finales së madhe të Ferma VIP 3, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një listë...

Read moreDetails
U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit
ShowBizi

U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

June 15, 2026

Puthja simbolike mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit gjatë dasmës së organizuar në kuadër të një loje në Ferma VIP...

Read moreDetails
“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi
ShowBizi

“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 15, 2026

Dashi Përfitoni nga çdo mundësi që do t’ju jepet sot për të bërë disa ndryshime në jetën në çift. Do...

Read moreDetails
“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!
ShowBizi

“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!

June 14, 2026

Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, një postim i...

Read moreDetails
Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre
ShowBizi

Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre

June 14, 2026

Pas fitores së Big Brother VIP Albania 5, duket se Selin dhe Gimbo kanë vendosur t’i marrin gjërat me shumë...

Read moreDetails
Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para
ShowBizi

Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para

June 14, 2026

Sot, më 14 qershor 2026, energjia e Hënës së Re në Binjakë sjell një atmosferë më të gjallë, më sociale...

Read moreDetails
Përplasja e fortë me kryeministrin Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës
ShowBizi

Përplasja e fortë me kryeministrin Edi Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës

June 14, 2026

Gazetarja e Top Channel, Sidorela Gjoni, është kthyer në një nga emrat më të komentuar në rrjet gjatë 24 orëve...

Read moreDetails
Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës
ShowBizi

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026

Astrologia Chrysanthi Kalogeri bëri edhe këtë javë në emisionin “Shije Shtëpie” parashikimin e saj për frymën e përgjithshme të së...

Read moreDetails
“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”
ShowBizi

“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

June 13, 2026

Pas aludimeve të shumta në rrjet se ishte larguar nga studioja e “Ferma VIP 3” me vendim të produksionit, ka...

Read moreDetails
Finalistët e Ferma VIP shohin pamjet e protestave, ja reagimi i tyre (Video)
ShowBizi

Finalistët e Ferma VIP shohin pamjet e protestave, ja reagimi i tyre (Video)

June 13, 2026

Vetëm dy ditë para finales së madhe të “Ferma VIP 3”, finalistët kanë marrë për herë të parë informacione nga...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.