Edison Oruqi i shpallur prej ditësh i humbur në zonën e Lumit të Shalës,
është gjetur i vdekur në ujërat e Komanit. Kanë qenë familjarët e të ndjerit të cilët duke mos i ndalur kërkimet, e kanë gjetur pa shenja jete në Lumin e Shalës.
Gjithashtu familjarët kërkuan ndihmën polumbarëve për nxjerrjen e trupit nga Komani sepse për ta është e pamundur nga rrjedhat e forta të ujit.
Edison Oruqi kishte shkuar paraditen e të shtunës për të transportuar disa materiale ndërtimi në një prej bujtinave të zonës aty pranë. Në momentin që ka mbaruar punën, ai është lënë në një ishull të vogël në zonë pasi varka nuk arrinte dot në destinacion, për tu kthyer të nesërmen në shtëpi.
Që prej atij momenti ai ka humbur kontaktet me kolegët si dhe me familjarët. Bashkëpunëtori i tij Skënder Pepkolaj ka bërë denoncimin në polici pasi Oruqi u zhduk në rrethana krejtësisht misterioze.