Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën qendrore të Shqipërisë.
Ku sipas të dhënave paraprake, raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë mes Lushnjes dhe Elbasanit, rreth 10 kilometra larg Lushnjës dhe 28 kilometra nga Elbasani.
Lëkundje të lehta besohet të jenë ndjerë në Peqin që ndodhet 5 km nga epiqendra, dhe Lushnje.

Shkalla e lëkundjeve ka qënë e ulët, duke shgkaktuar panik por fatmirësisht jo dëme materiale apo të lënduar.
Tërmeti ndodhi në një thellësi të cekët prej 15. km nën epiqendër herët në mëngjes në orën 5:18.













