Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në fshatin Kuman të Roskovecit, ku 80-vjeçari Reshit Rrapaj vrau me armë zjarri Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeçe, brenda banesës së tyre dhe më pas, ai dyshohet se ka vrarë edhe veten.
Dyshohet se i moshuari e ka qëlluar me armë zjarri tip pushke bashkëshorten e tij, brenda banesës së tyre.
Bëhet me dije se çifti Rrapaj ishin prindër të 7 fëmijëve, 3 vajza dhe 4 djem, shumica e të cilëve jetojnë në emigracion, ku vetëm njëri prej djemve banonte me ta dhe është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.
Banorët e zonës kanë dhënë detaje, teksa mes çiftit të të moshuarve kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme, ku vetëm katër ditë më parë, në banesën e tyre kishte ndërhyrë edhe policia për të sqaruar probleme mes çiftit.
Gjithashtu raportohet se rreth 10 vite më parë Reshit Rrapaj kishte tentuar t’i jepte fund jetës me armë zjarri.
Ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje tepër të rëndë.












