Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

“Ndryshime që përcaktojnë të ardhmen”, astrologia tregon shenjën që pritet të bëhet prind

January 21, 2025
in ShowBizi
2.2k
VIEWS

Siç parashikoi astrologia Chrysanthi Kalogeri në “Shije Shtëpie” në Tv Klan kjo javë do të jetë shumë pozitive, por nga ana tjetër do të sjellë shumë ndryshime për të gjitha shenjat.

Do të jetë një periudhë shumë e mirë për të investuar dhe për të takuar njerëz të rinj.

Kjo javë do të ofrojë mundësi të mira për përfitime financiare, po dhe për të zgjidhur probleme familjare.

Njëkohësisht nuk do të mungojnë momentet romanike për shenjat, disa prej tyre do të gjejnë dashurinë e jetës, disa do të kurorëzojnë lidhjen e tyre me një martesë dhe disa të tjerë si Peshoret do të duan të bëhen prindër.

TëFundit

Mevlan Shaba merr një kthesë të papritur në jetën e tij!

Mevlan Shaba merr një kthesë të papritur në jetën e tij!

July 26, 2025
Ilnisa pendohet për lidhjen me Meritonin? I vendos këtë pseudonim

Ilnisa pendohet për lidhjen me Meritonin? I vendos këtë pseudonim

July 26, 2025

Dashi – Kjo javë dhe sidomos fillim i kësaj jave është shumë e rëndësishëm që të përqendroheni në jetën personale dhe atë profesionale.

Një person nga rrethi juaj social do të përbëjë mbështetje për ju dhe planet tuaja. Nga ana tjetër një person të cilin do e takoni do përcaktojë jetën personale.

Një javë shumë e rëndësishme për karrierën dhe jetën sociale ku do të keni shumë takime të cilat do të favorizojnë të ardhurat tuaja. Do të keni të ardhura nga puna kryesisht, por dhe nga burime që ju nuk i prisni.

Në datën 23-24 kontrolloni nervozizmin dhe konfliktet në familje.

Është një periudhë shumë e mirë për të investuar dhe për të bërë ndryshime në zyrë apo shtëpi. Fundi i javës që vjen, do të jenë ditë shumë të mira për të kaluar bukur me të afërmit tuaj në intimitet.

Demi – Fillimi i javës është shumë i rëndësishëm kryesisht për ju të lindurit në 2-3 ditët e para të shenjës, pasi do të jeni përpara disa ndryshimeve thelbësore që lidhjen me karrierën, jetën personale dhe atë profesionale. Në fillim të javës fokusohuni në biseda me njerëz që i keni më lart se ju, me eprorët në çështje që kanë të bëjnë me karrierën. Mendohuni mirë përpara se të merrni vendime. Në përgjithësi java është pozitive në lidhje me planet që keni për të ardhmen. Mund të zgjidhni çështje ligjore që kanë të bëjnë me ndryshime ose me letra. Evitoni kontradiktat me njerëzit e afërt në datën 23 dhe 24, përfitoni nga këto dy ditë për të bërë një udhëtim i cili do ju sjellë afër me të dashurit tuaj. Fundi i javës që vjen, data 25-26 duhet të dilni, të pranoni festat pasi me rrethin shoqëror do të përfitoni jo vetëm nga ana emocionale, por dhe ajo financiare.

Binjakët – Fillimi i javës sjell lajme, informacionet e duhura për jetën tuaj personale dhe atë profesionale. Sjell gjëra që do të favorizojnë të ardhmen tuaj. Ju të lindurit në ditët e para të shenjës jeni para një ndryshimi thelbësor pozitiv. Nëse disa nga ngjarjet që ndodhin ju nxjerrin nga zona e komfortit, duhet të kuptoni që do të jenë për të mirën tuaj. Fillimi javës do të sjellë një zhvendosje tuajën jashtë shtetit, lajme të mira për studimet që ju doni të bëni, ndoshta dhe vendime për kurorëzimin e një marrëdhënieje. Gjatë kësaj jave fokusohuni në sferën tuaj financiare, ku do të keni përfitime. Shmangni shpenzimet e tepërta kryesisht në datën 23 dhe 24. Fundi i javës që vjen favorizon jetën sociale e karrierën tuaj. Do të gjeni mbështetje nga një person, por mos idealizoni gjërat ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës.

Gaforrja – Në 3 ditëshin e parë të javës dhe kryesisht në datën 21 fokusoheni kryesisht në sferën financiare, që ka të bëjë me të tjerët. Ju që kërkoni të merrni një kredi bankare, mendojeni mirë, sepse një lëvizje që do të bëni këtë periudhë mund të që përcaktojë të ardhmen tuaj. Nga ana tjetër ju që jeni në kërkim të një pune, mendohuni mirë për bashkëpunimin që doni të bëni dhe bisedoni sa më qartë, pasi kjo do të përcaktojë vitet e ardhshme. Është një javë shumë e mirë, për marrëdhëniet e bashkëpunimet tuaja. Periudhë shumë e mirë janë ditët e fundit të javës që vjen, për të kaluar bukur dhe për të udhëtuar. Është gjithashtu një periudhë shumë erotike, ku ju të lindurit ditët e fundit të shenjës, do të keni takime romantik. Persona që do ju ndryshojnë jetën. Bazat e jetës suaj do të jenë pozitive. Kujdes se si përdorni fjalën dhe reagoni në datën 23 dhe 24. Evitoni nervozizmin dhe zënkat qofshin këto të vogla.

Luani – Fillimi i javës që vjen, datat 20-22, por kryesisht data 21 ka një impakt shumë të rëndësishëm kryesisht për ju të lindurit në 2-3 ditët e para të shenjës, ku do të shikoni ndryshime në akset kryesore të jetës suaj, por kryesisht në marrëdhëniet personale. Një njeri i rëndësishëm me potencë mund të hyjë në jetën tuaj dhe të ndryshojë gjithçka. Gjithsesi java favorizon bisedat që kanë si qëllim promovimin e punës dhe karrierës suaj. Në datën 22 dhe 23 evitoni fjalët e tepërta, për të mos dhënë shkak për thashetheme. Përqendrohuni në një organizim sa më të mirë të jetës suaj. Në datën 25 dhe 26, pra në fund të javës që vjen fokusohuni në sferën financiare dhe në biseda që ndoshta mund të jenë të fshehta, por që do të përbëjnë një mbështetje reale për ju.

Virgjëresha – Java është shumë pozitive, pasi përfaqësuesi juaj Mërkuri do ju japë vetëbesim, kështu që do të jetë më e lehtë për ju që të realizuar një projekt krijues. Në fillim të javës duhet të fokusoheni për një organizim sa më të mirë të punës. Fokusohuni në shëndetin dhe organizimin e përditshmërisë suaj. Bisedat që mund të bëni në 3 ditëshin e parë të javës dhe sidomos në datën 21 mund të sjellin rezultate pozitive në punën tuaj. Ky ndryshim do të jetë pozitiv. Fundi i javës që vjen, data 25 dhe 26 janë ditë shumë të mira për marrëdhëniet tuaja personale, por dhe për bashkëpunimet tuaja, mjafton që të mbani “shënim” premtimet që do ju bëhen. Përqendrohuni tek fakti që java është shumë e mirë, pozitive dhe erotike.

Peshorja – Një javë pozitive dhe për ju. Më të ndikuar do të jeni ju të lindurit në 2-3 ditët e para të shenjës, ku do të keni ndryshime thelbësore në jetën tuaj. Ndryshime të cilat do të jenë pozitive dhe kanë të bëjnë kryesisht me jetën personale, dashurinë. Kujdes me takimet që do të bëni nga data 20 deri në datën 23, më shumë kujdes tregoni në datën 21. Tregohuni vigjilentë sa i përket personit që do të hyjë në jetën tuaj, pasi ai do të përcaktojë dhe vitet e së ardhmes. Për të gjithë ata që nuk iu interesojnë marrëdhëniet personale, kjo do të jetë një periudhë shumë e mirë për investim, për një projekt krijues mjafton të dini se deri ku do të “shtrini këmbët”. Njëkohësisht janë ditë fertiliteti për ju që jeni në një marrëdhënie dhe vendosni për ardhjen e një fëmije. Në përgjithësi java favorizon përditshmërinë tuaj, favorizon karrierën dhe zgjidhjen e problemeve familjare. Në datat 23 dhe 24 evitoni problemet në shtëpi.

Akrepi – Jeni dhe ju nga ata të cilët ndikoheni nga zhvillimet e kësaj jave. Ju të lindurit në 2 ose 3 ditët e para të shenjës do të shikoni ndryshime thelbësore në jetën tuaj dhe këto kanë të bëjnë me jetën personale, por kanë të bëjnë dhe me ndryshime që kërkoni të bëni në shtëpi. Java do të jetë erotike, ku shumë nga ju do të takoni njeriun e zemrës. Por, duhet të evitoni konfliktet dhe kontradiktat në datën 23 dhe 24. Shumë kujdes duhet të tregoni në lëvizjet që do të bëni me makinë si dhe në çështjet ligjore. Kujdes se çfarë shprehni. Në përgjithësi kjo javë do ju ndihmojë që të gjeni njeriun e zemrës, ose bashkëpunëtorin që do ju ndihmojë në synimet tuaja.

Shigjetari – Tre ditët e para të javës janë shumë të rëndësishme në lidhje me vendimet që doni të merrni ose në lidhje me bisedat që doni të bëni me njerëzit e rrethit tuaj. Tregohuni shumë të kujdesshëm se kë takoni dhe se çfarë vendime merrni, kryesisht nga datat 20 deri në 22, ku në fokus duhet të jetë data 21. Kjo javë premton zhvillime shumë pozitive në përditshmërinë tuaj, në punë të cilat do të kenë ndikim në sferën financiare. Është një periudhë ku duhet të shqetësoheni më tepër me familjen dhe shtëpinë. Do të keni shanse shumë të mira për të zgjidhur një problem lidhur me pronën ose trashëgiminë.

Bricjapi – Fillimi i javës vendos fokusin në sferën financiare dhe ka të bëjë kryesisht me iniciativat tuaja. Bisedat që do të bëni nga data 20 deri në datën 22, me fokus 21, duhet të tregohuni shumë të kujdesshëm pasi këto biseda do të sjellin ndryshme thelbësore në sferën financiare, sidomos ju që keni ashendentin Bricjap. Në përgjithësi java favorizon marrëdhëniet e bashkëpunimet, bisedat me njerëzit e rrethit tuaj. Shumë të kujdesshëm në datën 23 dhe 24, mos reagoni nga provokimet që do ju bëjnë të tjerët. Ndërkohë që duhet të kapni shanset që ju ofrohen në sferën financiare.

Ujori – Do të jetë një vit me ndryshime, meqenëse është periudha e ditëlindjes suaj. Ju të lindurit në 2-3 ditët e para të shenjës, do vazhdojnë ndryshimet edhe këtë vit. Këto ditët e para do përcaktojnë njerëzit që do të hyjnë ose do të dalin nga jeta juaj. Ndryshimet që do bëhen këto ditë, por dhe gjithë vitin, do të përcaktojnë të ardhmen dhe do të sjellin ndryshime thelbësore në jetën tuaj. Gjithsesi këtë javë fokusohuni më tepër në sferën financiare. Organizoni sa më mirë planet që keni dhe lëvizjet që kërkoni të bëni. Do të keni përfitime, por mos ekzagjeroni situatën. Bëni një plan sa më realist. Nuk do të mungojnë as ndryshimet në shtëpi, rinovim ose shitje. Fokusohuni në përditshmërinë dhe anën njerëzore. Evitoni bisedat e tepërta që mund të përdoren kundra jush.

Peshqit – Kjo javë dhe fillimi i javës që vjen, pra nga data 20 deri në datën 22 duhet të bëni kujdes se kë dëgjoni, kë do të takoni dhe çfarë bisedash do të bëni. Këto bisedime kanë të bëjnë me planet dhe zhvendosjen që kërkoni të bëni jashtë shtetit. Kanë të bëjnë me një çështje ligjore, por nuk përjashtohet as jeta personale dhe përditshmëria. Nëse doni të bëni biseda të fshehta për punën që nuk doni të dalin në sipërfaqe, fokusohuni tek intimiteti dhe siguria që do ju japë pala tjetër. Nga ana tjetër është një periudhë shumë erotike për ju, një periudhë ku duhet të lëvizni dhe të takoni miq, shokë e njerëz të rinj. Mos u mbyllni në vetvete, mos e mbingarkoni veten me dyshime apo gjëra që mund të prishin marrëdhënien. Evitoni konfliktet me të dashurit ose njerëzit e rrethit shoqëror në datën 23 dhe 24. Ndërkohë mund të përfitoni nga java për të zgjeruar rrethin tuaj social. Fundi i javës që vjen janë ditë ideale, ku do të ketë zhvillime që janë të shkruara për ju./tvklan.al

Tags: Chrysanthi KalogeriHoroskopi

Related Posts

Mevlan Shaba merr një kthesë të papritur në jetën e tij!
ShowBizi

Mevlan Shaba merr një kthesë të papritur në jetën e tij!

July 26, 2025

I njohur për jetën e tij dinamike dhe shpeshherë të komentuar në rrjetet sociale, Mevlani ka befasuar ndjekësit me një...

Read moreDetails
Ilnisa pendohet për lidhjen me Meritonin? I vendos këtë pseudonim
ShowBizi

Ilnisa pendohet për lidhjen me Meritonin? I vendos këtë pseudonim

July 26, 2025

Në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania, emri i Ilnisa Agollit u kthye në një ndër më të...

Read moreDetails
Lajm i TRISHTE/ Ndahet nga jeta  ish-zv.kryeministri dhe ish-deputeti shqiptar
ShowBizi

Lajm i TRISHTE/ Ndahet nga jeta ish-zv.kryeministri dhe ish-deputeti shqiptar

July 25, 2025

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-zv.kryeministri dhe ish-deputeti i PD Abdyl Xhaja. Xhaja, i lindur në Elbasan, ishte ministër...

Read moreDetails
Ishin nisur për punë, aksidentohen dy ish-banorët e Big Brother VIP 3
ShowBizi

Ishin nisur për punë, aksidentohen dy ish-banorët e Big Brother VIP 3

July 25, 2025

Pushimet e miksuara me angazhime pune të Gresës dhe Vullnetit në Shqipëri janë ndërprerë papritur pas një aksidenti me makinë....

Read moreDetails
Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që pritet të kenë rritje financiare gjatë muajit gusht
ShowBizi

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që pritet të kenë rritje financiare gjatë muajit gusht

July 25, 2025

Muaji gusht pritet të sjellë zhvillime pozitive financiare për disa shenja të zodiakut. Sipas parashikimeve astrologjike, tre prej tyre, Virgjëresha,...

Read moreDetails
“Mos lejo që gabimet apo plagët e…”/ Horoskopi për ditën e sotme: Nata do të sjellë zbulime…
ShowBizi

“Mos lejo që gabimet apo plagët e…”/ Horoskopi për ditën e sotme: Nata do të sjellë zbulime…

July 25, 2025

Dashi Sot është ditë për një fillim të ri. Ke projekte të mira, por mendimet nga e kaluara po të...

Read moreDetails
“Ajo tha PO”, ish-banorja e Big Brother VIP Albania i jep fund beqarisë?
ShowBizi

“Ajo tha PO”, ish-banorja e Big Brother VIP Albania i jep fund beqarisë?

July 24, 2025

Rizarta Hoxha, banorja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ka ngjallur sërish interes në rrjetet sociale. Këtë...

Read moreDetails
Shifra më e çmendur që ka shpenzuar për veshje? Kiara Tito zbulon: Këpucët që kam veshur janë…
ShowBizi

Shifra më e çmendur që ka shpenzuar për veshje? Kiara Tito zbulon: Këpucët që kam veshur janë…

July 24, 2025

Në një intervistë për “Pushime On Top”, Kiara Tito ka folur për veshjet, për këpucët dhe stilin që i pëlqen...

Read moreDetails
Hëna e Re te Luani hap një cikël të fuqishëm, Meri Gjini zbulon si do ndikojë te secila shenjë e Horoskopit
ShowBizi

Hëna e Re te Luani hap një cikël të fuqishëm, Meri Gjini zbulon si do ndikojë te secila shenjë e Horoskopit

July 24, 2025

Astrologe Meri Gjini bëri parashikimin e horoskopit për pjesën e mbetur të javës dhe më gjatë, në emisionin “7pa5” me...

Read moreDetails
Loredana i reagon Jozit pas deklaratave të tij, prezanton “shoqërinë e saj të keqe”
ShowBizi

Loredana i reagon Jozit pas deklaratave të tij, prezanton “shoqërinë e saj të keqe”

July 24, 2025

Pas intervistës së fundit të Jozefin Markut në emisionin “Live From Tirana”, ku foli për herë të parë pas daljes...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.