Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Trishtim i madh! Ndahet nga jeta në moshë të re gazetari dhe analisti i njohur shqiptar, pësoi arrest kardiak

March 19, 2026
in Te Fundit
2.8k
VIEWS

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e kësaj të enjte nga Gjermania. Gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja ka humbur jetën pas një arresti kardiak në gjumë.

Zemra e tradhtoi Namirin në moshën 40-vjeçare duke lënë në dhimbje familjarët e tij, miqtë dhe kolegët, si dhe një kontribut të spikatur në median shqiptare.

Ndërkohë që personalitete të gazetarisë, politikës dhe miq të tijët kanë shrehur dhimbjen dhe ngushëllimet për famikljarët e Namirit.

TëFundit

VIDEO/ Luiz Ejlli realizon këngë për protestat në Tiranë! PAMJET BEHEN VIRALE!

VIDEO/ Luiz Ejlli realizon këngë për protestat në Tiranë! PAMJET BEHEN VIRALE!

June 13, 2026
‘TURP! Produksioni më largoi…’ Ermal Mamaqi bënë REAGIMIN e fortë ‘Kam video nga sh*rri me…’

‘TURP! Produksioni më largoi…’ Ermal Mamaqi bënë REAGIMIN e fortë ‘Kam video nga sh*rri me…’

June 13, 2026

Ku gazetari dhe analisti Mentor Kikia përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” është shprehur se nuk ka patur marrëdhënie të afërta me të por lexonte rregullisht qëndrimet e tij në rrjetet sociale.

“Sapo mesova ndarjen nga jeta kolegut Namir Lapardhaja, ne moshen 40 vjecare, si pasoje e nje attack-u kardiak. Nuk kam patur marredhenie te aferta personale me Namirin, por ndamin shpesh qendrimet tona ne rrjetet sociale dhe ishte nje nga ata qe e lexoja rregullisht.

E tmerrshme ikja ne kete moshe.Zoti iu dhente force familjes dhe njerezve me te dashur! Namiri do ti mungoje edhe “mendimit publik”” shkruan Kikia në statusin e tij.

Edhe gazetarja Flutura Açka i ka kushtuar një postim Namirit të ndjerë, teksa ka shprehur ngushëllime për këdo që e kishe afër zemrës atë.

“I përkori Namir! Edhe vdekjes i merren mendtë kur merr bij si ju të rinj!

Ngushëllime të thella familjes, miqve, kolegëve të medias, të afërmve dhe të gjithë demokratëve që é deshën dhe çmuan qëndresën e tij të paepur për një demokraci të vërtetë!

Qofsh në dritë, miku ynë Namir Lapardhaja!” ka shkruar gazetarja.

“Sot jo vetëm Berati por edhe Shqipëria ka një mendjendritur më pak” ka shkruar Bledi Mane në llogarinë e tij në “Facebook” teksa i ka shprehur ngushëllime familjes.

Lamtumirë Namir Lapardhaja, enciklopedia e gjallë e Beratit. Ngushëllime familjes!” shkruan Mane.

Ervin Ceca, kryetari i Bashkisë së Beratit, përmes një postimi është shprehur se ai ka lënë një kontribut të rëndësishëmsi gazetar, analist dhe qytetar i nderuar i Beratit.

“I trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit Namir Lapardhaja.

Edhe pse pak vite jetë, Namir Lapardhaja la një kontribut të rëndësishëm jo vetëm si gazetar, por edhe si analist, kritik letrar dhe si një qytetar i nderuar i Beratit.

Ngushëllime familjes dhe shpirti i tij të prehet në paqe!” Shkruan Ceca.

Po ashtu nga sfera politike ka qënë edhe ish kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Namirit.

“Fjala duket e varfër për të shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Namir Lapardhasë, jo vetëm si humbje e një bashkëpunëtori, por si ikje e një miku të rrallë, e një mendje të ndritur dhe e një njeriu me shpirt të madh.

Namiri ishte mbartës i vlerave që mbeten të përjetshme. Ai mishëronte në mënyrën më të plotë figurën e intelektualit të vërtetë, eruditit që e kishte letërsinë dhe fjalën pasion të jetës. Në gazetari dhe publicistikë, në media dhe në aktivitetin e tij politik për dekada me PD, ai nuk kërkoi kurrë kompromis me të vërtetën.

I djathtë dhe demokrat në shpirt, jo thjesht në bindje politike, por në mënyrën si mendonte dhe jetonte: i lirë në mendje, i drejtë në qëndrim dhe i palëkundur në vlera. Rrënjët e tij, të lidhura me një familje të persekutuar nga regjimi komunist, nuk e bënë të ashpër, por më të vetëdijshëm për lirinë dhe më të përgjegjshëm për të.

Do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri të qetë në pamje, por të thellë në mendim; të përulur në sjellje, por të papërkulshëm në parime; një besimtar që e mbante fenë në shpirt, me dinjitet dhe pa bujë.

Humbja e tij është e rëndë. Boshllëku që lë pas i madh.

Ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të dashur: babait Hiqmetit, nënës Afërdita, bashkëshortes Sherina, si dhe vajzave Vesa dhe Hana, që ishin drita e jetës së tij. Zoti ju dhëntë forcë dhe jua lehtësoftë dhimbjen!

U prehtë në paqen e përjetshme!” shkruan Basha

E miq të tij kanë shkruar fjalë zemre në llogaritë e tyre të “Facebook” teksa kanë kujtuar kohet e vjetra me Namirin.

“Sot mora një lajm që më rëndoi shumë zemrën… u nda nga jeta miku im, Namir Lapardhaja

Është e vështirë ta pranosh kur humbet një shok, sidomos dikë me të cilin ke ndarë biseda, mendime dhe kujtime që tashmë mbeten vetëm në zemër. Namiri nuk ishte thjesht gazetar e publicist – ai ishte një zë i angazhuar, një njeri që nuk heshti përballë padrejtësive dhe që gjithmonë kërkonte të vërtetën.

Kam pasur fatin të punoj me të në një portal, dhe aty e njoha edhe më nga afër si njeri. Ishte korrekt në çdo gjë, i drejtë me punonjësit dhe gjithmonë i kujdesshëm për të drejtat e tyre. Në një realitet ku shpesh mungon kjo ndershmëri, ai ishte shembull.

Në shkrimet e tij nuk bënte kompromis. E kritikonte hapur degradimin e medias, padrejtësitë dhe hipokrizinë publike. Nuk shkruante për të kënaqur dikë, por për të thënë atë që besonte se ishte e drejtë.

E kam njohur si një njeri të qetë, të urtë dhe me bindje të forta. Ishte praktikant i fesë islame, dhe kjo reflektohej në karakterin e tij: në drejtësi, në maturi dhe në respekt për të tjerët.

Allahu e mëshiroftë, ia faltë gabimet dhe e shpërbleftë me Xhenet për çdo të mirë që ka bërë. Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën.

Do të kujtohesh gjithmonë, mik.“ ka shkruar miku i tij Nertil Lika.

Ndërsa një tjetër mik, Erjon Vreko shkruan: “Sot mora një lajm shumë të dhimbshëm për ndarjen nga jeta të shokut ,vëllait e mikut tim të mirë, Namir Lapardhaja.

Namiri ishte shumë më tepër se një njeri i zakonshëm: një mësues i përkushtuar, një shkrimtar i ndjeshëm dhe koherent , një gazetar dhe analist i drejtë dhe mbi të gjitha një intelektual i rrallë. Ai la gjurmë tek kushdo që pati fatin ta njohë, me fjalën e tij të mençur, me thjeshtësinë dhe me dashurinë për dijen.

Ishte një besimtar i devotshëm, një njeri me zemër të pastër, që e jetoi jetën me dinjitet dhe përulësi. Dashuria e tij për natyrën, ecjet në mal dhe pasioni për fotografinë ishin një pasqyrë e shpirtit të tij të lirë dhe të bukur.

Sot mendimet dhe lutjet e mia janë për familjen e tij, veçanërisht për vajzat që ai i donte aq shumë. Lutem që Zoti t’ju japë forcë prinderve ,bashkëshortes e familjarëve të tij për ta përballuar këtë humbje të madhe.

Allahu të mëshiroftë, miku im. Do të kujtohesh gjithmonë me respekt dhe mall nga të gjithë ne , shokët e grupit tend dhe kushdo që të njohu! Lumtumirë Namo vëllai”

Kujtojmë se lajmi i trishtë është konfirmuar nga familjarët për gazetën Tema, aty ku dhe prej shtatorit të vitit të kaluar gazetari punonte si redaktor. Ashtu sikurse dhe çdo dit, ata e kishin telefonuar Namirin, mirëpo fatkeqësisht në anën tjetër të linjës nuk rezultoi t’u përgjigjej gazetari.

Prej disa ditësh ai ndodhej në Gjermani, ku dhe ka dhënë frymën e tij të fundit. Për të gjithë që e njohën Namirin, përgjatë gjithë jetës së tij spikati për profesionalizmin, analizat e paanshme dhe kritikat e drejtpërdrejta.

Lapardhaja ishte një ndër ata njerëz që nuk i shmangej kurrë debatit, sidomos kur bëhej fjalë për zhvillimet politike në vend. Ai ka qenë aktiv në jetën publike, dhe e ndau kohën mes mësimdhënies, gazetarisë dhe angazhimit qytetar në Berat.

Newsbomb.al u shpreh ngushëllime familjarëve të tij, shokëve dhe kolegëve për këtë humbje të madhe.

Tags: Namir Lapardhajate funditvdekje

Related Posts

VIDEO/ Luiz Ejlli realizon këngë për protestat në Tiranë! PAMJET BEHEN VIRALE!
Te Fundit

VIDEO/ Luiz Ejlli realizon këngë për protestat në Tiranë! PAMJET BEHEN VIRALE!

June 13, 2026

Vetëm një ditë pasi lansoi EP-në me pesë këngë të reja, Luiz Ejlli nuk ka të ndalur. Përmes një postimi...

Read moreDetails
‘TURP! Produksioni më largoi…’ Ermal Mamaqi bënë REAGIMIN e fortë ‘Kam video nga sh*rri me…’
Te Fundit

‘TURP! Produksioni më largoi…’ Ermal Mamaqi bënë REAGIMIN e fortë ‘Kam video nga sh*rri me…’

June 13, 2026

Pas aludimeve të shumta që qarkulluan në rrjetet sociale se ishte larguar nga studioja e “Ferma VIP 3” me vendim...

Read moreDetails
Pa se nuk pëlqehet jashtë, reagon FUQISHEM Sara Karaj: Ja deklarata e saj e fortë (Video)
Te Fundit

Pa se nuk pëlqehet jashtë, reagon FUQISHEM Sara Karaj: Ja deklarata e saj e fortë (Video)

June 13, 2026

Sara Karaj ka komentuar për herë të parë mënyrën se si është perceptuar nga publiku gjatë rrugëtimit të saj në...

Read moreDetails
“Do merrni lajme të rëndësishme”, horoskopi për ditën e sotme, 13 qershor 2026
Te Fundit

‘Një lajm i rëndësishëm do ju trazojë…’ Bëhuni gati për pasditen e sotme, ja cfarë ju pret!

June 13, 2026

Dashi Demi Fjalët tuaja do të kenë fuqi më të madhe sot dhe do të keni aftësinë të ndikoni te...

Read moreDetails
Festoi me të madhe eliminimin e Sarës, produksioni i Ferma VIP merr vendimin e ashpër ndaj Ermal Mamaqit? (Foto)
Te Fundit

Festoi me të madhe eliminimin e Sarës, produksioni i Ferma VIP merr vendimin e ashpër ndaj Ermal Mamaqit? (Foto)

June 13, 2026

Reagimi i Ermal Mamaqit pas shpalljes së Ilir Shaqirit si finalisti i fundit i “Ferma VIP 3” vijon të komentohet...

Read moreDetails
‘Një rrezik i fuqishëm po ju afrohet…’ Meri Shehu paralajmëron për këtë fundjavë!
Te Fundit

‘Një rrezik i fuqishëm po ju afrohet…’ Meri Shehu paralajmëron për këtë fundjavë!

June 12, 2026

♈️ Dashi Sot jeni te detyruar t’i ktheni syte nga vetja dhe te pushtoni terrenin e ceshtjeve personale. Sa me...

Read moreDetails
Egli Tako shfaqet me unazë në gisht, po vjen një hap i ri në jetën e saj?
Te Fundit

Egli Tako shfaqet me unazë në gisht, po vjen një hap i ri në jetën e saj?

June 12, 2026

Egli Tako ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me fotografinë e saj të fundit të publikuar në rrjetet sociale. E kuruar...

Read moreDetails
Nuk mbahen lotët/ Një atlete e mbetur në rrugë…Pamje të rënda nga aksidenti ku humbi jetën 3 vjecari!
Te Fundit

Nuk mbahen lotët/ Një atlete e mbetur në rrugë…Pamje të rënda nga aksidenti ku humbi jetën 3 vjecari!

June 12, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Korçë–Qafë e Qarrit, në dalje të...

Read moreDetails
KR*M në familje në Kurbin! Arrestohet 57-vjeçarja, dyshohet se vr*u me th*kë të ëmën (Detaje)
Te Fundit

Aksident i tmerrshem ne vend! Makina përplas për vd*kje 10-vjeçarin në sy të nënës

June 12, 2026

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Kamenicë të Korçës ku një makinë ka përplasur për vdekje një...

Read moreDetails
“Mësova që…”/ Sara Karaj bën reagimin e parë pasi nuk arriti në finalen e Ferma VIP
Te Fundit

“Mësova që…”/ Sara Karaj bën reagimin e parë pasi nuk arriti në finalen e Ferma VIP

June 12, 2026

Sara Karaj ka bërë reagimin e saj të parë publik pasi nuk arriti të sigurojë një vend në finalen e...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.