Mbrëmjen e kësaj të marte Egli ose Xumi, njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë
e Big Brother Vip Albania. Ishte banorja ajo e cila çoi në nominim “kokë më kokë” veten dhe Xumin.
Ky nominim ka sjellë dhe përplasje të forta në shtëpi përgjatë ditëve të fundit. Pjesë e të cilave padyshim është bërë dhe Gjesit, për të cilin vetë Egli ka shprehur një simpati.
Së fundmi, këngëtari ka qenë duke biseduar me Xumin, ndërkohë ky i fundit e ka “këshilluar” se si mund ta shpëtoj Eglin nga nominimi.
“Dëgjo Gjest, vëlla, po do ta shpëtosh prej nominimit unë po të jap mundësinë e fundit. E di çfarë duhet të bëni sot ju? Puthuni në prime. Po jeni puthur sot live në prime. Ti duhet të puthesh sot me Eglin që ta shpëtoj prej nominimit”, tha Xumi.