Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku një automjet ka përplasur një 9-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes i mituri ka mbetur i plagosur në këmbë.
Ai është transportuar menjëherë në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Fatmirësisht, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.












