Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Fundi i shkurtit me turbulenca në marrëdhënie, financa dhe rikthim i së kaluarës! Parashikimi i horoskopit javor nga Chrysanthi Kalogeri

February 26, 2026
in ShowBizi
74
VIEWS

Me pengesa, me vonesa… kështu na e sjellin fatin yjet teksa Mërkuri është në prapavijë, duke shkaktuar disa ‘turbulenca’ në përditshmërinë tonë.

Si çdo fillim jave, astrologia Chrysanthi Kalogeri, dha parashikimin e horoskopit për çdo shenjë zodiake në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan.

Kështu, fundi i shkurtit duket sfidues, gjë që përfshin shumë dhe politikën e jashtme duke bërë që në mars të hyjmë nën efektin e tensioneve.

“Do të kemi riaktivizimin e eklipsit, pasi Marsi kalon grada ku u zhvillua eklipsi dhe kjo do të krijojë situata tensionuese, shpërthyese, tendeca për konflikte por dhe për aksidente. Prandaj, shumë të kujdesshëm nga data 26 dhe deri në fillim të muajit mars, deri me datë 1.

TëFundit

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026
“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

June 13, 2026

Fundi i muajit le të themi aktivizon eklipsin, na aktivizon disa situata dhe këtu pikërisht nuk e dimë se si do ecin çështjet e politikës së jashtme, në lidhje me Amerikën, me këto taksa që ka vendsosur.

Por, edhe me luftërat që ka hapur sepse ky Marsi dhe eklipsi aktivizon hartën e Trump, i cili është me ashendent Luan dhe me Marsin mbi ashendent”, tha Kalogeri.

Më poshtë, gjeni parashikimin e motit nga Chrysanthi Kalogeri, për çdo shenjë zodiake.

Dashi
Një javë shumë interesante për marrëdhëniet tuaja personale, zhvillime që duhet t’i bëni larg syve të të tjerëve dhe në intimitet. Do të keni takime me njerëz nga e kaluara që kanë të bëjnë me jetën tuaj emocionale. Ju që nuk jeni të interesuar për diçka të tillë, do të keni takime me bashkëpunëtorë ku do të jeni të fokusuar në sferën financiare dhe këto biseda mund të kenë lidhje me çështje nga e kaluara, por edhe me çështje të tanishme nga të cilat mund të përfitoni, sidomos nga data 27-28 shkurt. Duke filluar nga data 26 e këtij muaji e deri më 20 mars, duhet të rishikoni edhe njëherë planet tuaja. Vazhdoni të qëndroni me këmbë në tokë, jini sa më të organizuar, kontrolloni psikologjinë tuaj ju të lindurit në ditët e para të shenjës dhe kujdes për shëndetin. Kujdesin më të madh duhet ta tregoni në sferën financiare, ku ju mund të jeni gati të ndërmerrni një iniciativë për realizimin e një synimi, ndërkohë që nuk duhet të veproni për momentin.

Demi
Një javë ku do të keni gjëra shumë të mira, por nuk mungojnë pengesat, vështirësitë, ndryshimet sidomos nga data 26 deri në fund të muajit. Më të kujdesshëm ndaj situatave tensionuese, kryesisht për ata të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Nuk është momenti të kundërshtoni njerëz që janë më lart se ju. Kujdes në marrëdhëniet profesionale. Mbështetje do të keni fuqimisht nga rrjeti juaj social. Një njeri nga e kaluara mund të rikthehet, ashtu sikurse edhe dashuria.

Binjakët
Mërkuri, përfaqësuesi juaj, kalon në prapavijë në shenjën e Peshqve. Kështu që duhet të jeni pak të kujdesshëm në karrierën tuaj. Evitoni fjalët e tepërta dhe bisedat që mund të lënë tek të tjerët mbresa të tilla që ju vënë në diskutime. Ndërkohë që mund të merrni një shpërblim, bonus nga puna që keni bërë, pra të keni një përfitim financiar ose të bëni biseda interesante në lidhje me sferën financiare. Një udhëtim që keni programuar në fund të muajit mund të hasë përpara pengesa, ose lajme nga larg, si dhe çështje ligjore, mund t’ju prishin pak qetësinë. Fokusohuni në sferën profesionale dhe tregojeni atje pjesën më të mirë të vetes suaj.

Gaforrja
Përveç faktit që duhet të jeni të kujdesshëm në sferën profesionale, në aksin e familjes dhe të shtëpisë, ju të lindurit në ditët e para të shenjës, në përgjithësi situata është pozitive për ju. Është një javë që mund të përfitoni, të udhëtoni, të vini afër me të dashurit tuaj. Mund të takoni njerëz të rëndësishëm nga e kaluara, por mund të bëni edhe njëherë ato planifikime për të ardhmen tuaj afatshkurtër. Të kujdesshëm në sferën financiare dhe në marrëdhëniet miqësore, sepse ndoshta një mbështetje që ju kërkoni mund t’ju prishë nga ana psikologjike.

Luani
Kryesore është fakti që aktivizohet eklipsi i datës 17 shkurt. Do të shikoni ndryshime në marrëdhëniet tuaja, karrierë, në akset kryesore të jetës, sidomos për ata të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Kjo javë është një javë pozitive për të parë edhe njëherë ato dëshirat tuaja më të thella, të cilat do të keni mundësinë t’i plotësoni, madje do të keni edhe mbështetje financiare. Veproni në mënyrë sa më të organizuar për të mbyllur detyrimet ndaj të tjerëve, duke filluar nga data 26 shkurt deri më 20 mars.

Virgjëresha
Periudhë e rëndësishme pasi Mërkuri kthehet në prapavijë në shenjën e Peshqve, në shtëpinë tuaj të shtatë, veçanërisht për ju që e keni ascendentin Peshq. Temat kryesore që do t’ju preokupojnë do të jenë bashkëpunimet, marrëdhëniet tuaja personale. Do t’i ktheheni ju të kaluarës dhe do t’ju kthehet e kaluara tek ju. Dy ditë shumë të mira për të zgjidhur çështje të së kaluarës, për të përfituar nga e kaluara, sidomos data 27 dhe 28 shkurt. Në këto data, ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës do të keni takime shumë interesante që do të japin gëzim e shpresë në lidhje me planet tuaja. Do të bëni disa ndryshime në përditshmërinë tuaj, punën tuaj, madje edhe disa ndryshime mund të vijnë në mënyrë të papritur. E gjitha kjo do të funksionojë në mënyrë pozitive.

Peshorja
Ka filluar një periudhë shumë e rëndësishme në jetën tuaj, ku për dy vitet e gjysmë të ardhshme duhet të jeni të disiplinuar, të organizuar dhe të vlerësoni gjërat. Qëndrimi sa më afër realitetit do t’ju ndihmojë që të kaloni vështirësitë sa më lehtë. Kjo javë do t’ju bëjë më të fokusuar në sferën financiare lidhur me investimet apo një ndihmë që ju kërkoni për realizimin e një projekti. Do të ishte mirë të mos veproni në këtë fazë të jetës suaj. Në punë do të keni zhvillime pozitive nga data 27 dhe 28 shkurt. Do të keni takime shumë interesante me njerëz nga e kaluara dhe korrigjime në punë që mund të marrin tashmë një drejtim. Mundohuni të jeni sa më të përpiktë në punën tuaj sepse nga mesi i marsit e tutje do të nisë shpërblimi për karrierën tuaj. Mbroni jetën tuaj personale, erotike dhe mos hyni në konflikte.

Akrepi
Një periudhë shumë e rëndësishme për ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës, sepse marsi do t’ju krijojë disa shqetësime dhe ndryshime. Ndërkohë, java është shumë erotike dhe mund të keni rikthimin e personave nga e kaluara, të ish-it, por edhe takime me njerëz të dashur. Ju që jeni në një marrëdhënie, mund të kaloni një krizë, të keni keqkuptime, prandaj mbroni jetën tuaj emocionale por edhe atë financiare.

Shigjetari
Një periudhë ku duhet të fokusoheni në punën tuaj, shtëpinë tuaj, të zgjidhni çështje që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve në familjen tuaj. Do të takoni njerëz familjarë nga e kaluara, do të mblidheni rreth një tryeze. Shmangni keqkuptimet në familje. Kujdes në lëvizjet e përditshmërisë suaj, si për shembull kur i jepni makinës, komunikimin, për të shmangur keqkuptimet. Një periudhë pozitive për të gjetur një mbështetje që ju kërkoni në lidhje me shtëpinë, kryesisht në datat 27-28 shkurt.

Bricjapi
Kryesorja është kontakti, lëvizjet, bisedat që do të bëni kokë më kokë dhe që vërtet duhet të aktivizoheni me qëllim që të promovoni punën tuaj. Mirë është që t’i ktheheni pak të së kaluarës, të takoheni me persona nga e kaluara, në të mirë të punës suaj pasi mund të bëhen edhe klientë. Jini të kujdesshëm në jetën tuaj emocionale, shmangni konfliktet. Mos e teproni në shpenzimet që doni të bëni për fëmijët apo për të dashurit tuaj dhe kujdes në një iniciativë financiare që doni të ndërmerrni.

Ujori
Një periudhë shumë e rëndësishme për ju, sidomos fundi i javës. Më të aktivizuar do të jenë personat e lindur në ditët e fundit të shenjës dhe ata që kanë planete të rëndësishme duke filluar nga grada 27-28 të Ujorit. Jeni përballë disa ndryshimeve që mund të lidhen me shtëpinë tuaj, familjen. Evitoni ekspozimin e vetes suaj në rrezik. Mbroni marrëdhëniet për të cilat jeni të interesuar. Nëse këto ndryshime vijnë nga faktorë të jashtëm, mund t’i pranoni e t’i shikoni me gjakftohtësi, diçka që ju e keni, e të hidhni hapat e radhës. Një javë e rëndësishme për sferën financiare deri më datë 26 mars, ku do të përballeni me të ardhura, por gjithashtu edhe me pengesa dhe vonesa.

Peshqit
Është një periudhë pozitive për ju të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës. Për ju të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës, do të keni takime karmike, nga të cilat mund t’ju rikthehet e kaluara e t’i shihni me një sy tjetër, larg vështirësive. Mund të shihni jetën tuaj në zhvillim lidhur me anën emocionale, por edhe me sferën profesionale. Kujdes, rikthimi i së kaluarës duhet të shoqërohet me vlerësim të mirë. Të tregoheni të vëmendshëm në vendimet që do të merrni dhe mos i ekzagjeroni shqetësimet.

Tags: Chrysanthi KalogeriHoroskopi

Related Posts

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës
ShowBizi

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026

Astrologia Chrysanthi Kalogeri bëri edhe këtë javë në emisionin “Shije Shtëpie” parashikimin e saj për frymën e përgjithshme të së...

Read moreDetails
“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”
ShowBizi

“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

June 13, 2026

Pas aludimeve të shumta në rrjet se ishte larguar nga studioja e “Ferma VIP 3” me vendim të produksionit, ka...

Read moreDetails
Finalistët e Ferma VIP shohin pamjet e protestave, ja reagimi i tyre (Video)
ShowBizi

Finalistët e Ferma VIP shohin pamjet e protestave, ja reagimi i tyre (Video)

June 13, 2026

Vetëm dy ditë para finales së madhe të “Ferma VIP 3”, finalistët kanë marrë për herë të parë informacione nga...

Read moreDetails
Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur
ShowBizi

Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

June 13, 2026

Brikena, pjesë e emisionit, “Top Arena” i ka bërë një intervistë të veçantë Bleros, teksa ky i fundit nuk ka...

Read moreDetails
Për cilën shenjë të horoskopit qershori do të jetë bekim FINANCIAR?
ShowBizi

Për cilën shenjë të horoskopit qershori do të jetë bekim FINANCIAR?

June 12, 2026

Astrologu Hysgen Dauti ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka zbuluar se si...

Read moreDetails
Thuhet se kjo është vajza e njohur e showbizit që solli ndarjen mes Mateos dhe Brikenës, reagon publikisht
ShowBizi

Thuhet se kjo është vajza e njohur e showbizit që solli ndarjen mes Mateos dhe Brikenës, reagon publikisht

June 12, 2026

Prej ditësh, ndarja e Brikenës dhe Mateos ka qenë një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale, ndërsa mes...

Read moreDetails
Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu
ShowBizi

Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

June 12, 2026

♈️ Dashi Sot jeni te detyruar t’i ktheni syte nga vetja dhe te pushtoni terrenin e ceshtjeve personale. Sa me...

Read moreDetails
“Mësova që…”/ Sara Karaj bën reagimin e parë pasi nuk arriti në finalen e Ferma VIP
ShowBizi

“Mësova që…”/ Sara Karaj bën reagimin e parë pasi nuk arriti në finalen e Ferma VIP

June 12, 2026

Sara Karaj ka bërë reagimin e saj të parë publik pasi nuk arriti të sigurojë një vend në finalen e...

Read moreDetails
DALIN REZULTATET/ Ja kush shpallet sonte finalisti i dytë i Ferma VIP
ShowBizi

DALIN REZULTATET/ Ja kush shpallet sonte finalisti i dytë i Ferma VIP

June 11, 2026

Pak orë para Prime-t vendimtar të Ferma VIP, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë rezultatet e një sondazhi që po...

Read moreDetails
Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Kujdes të shtunën në mbrëmje
ShowBizi

Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Kujdes të shtunën në mbrëmje

June 11, 2026

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.