Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Shigjeta e dashurisë qëllon në shenjë! Si do jetë ky Shën Valentin për shenjat, Meri Shehu jep yjet

February 9, 2026
in ShowBizi
217
VIEWS

Shën Valentini vjen me emocione të forta, surpriza romantike, por edhe sprova për disa shenja të horoskopit.

Astrologia Meri Shehu, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka zbuluar parashikimin e javës për 12 shenjat,

duke u fokusuar te dita e të dashuruarve dhe ndikimi i yjeve në dashuri, pasion dhe ekonomi.

Sipas saj, shigjeta e dashurisë nuk do të godasë njësoj për të gjithë: disa shenja do të përjetojnë romancë intensive dhe njohje të reja,

TëFundit

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

June 15, 2026
Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

June 15, 2026

ndërsa të tjerat duhet të tregojnë kujdes nga paqartësitë financiare dhe trazirat emocionale.

Me futjen e Afërditës në shenjën romantike të Peshqve, Shën Valentini pritet të jetë magjik për disa, por sfidues për të tjerë.

Si do të ndikojnë yjet te secila shenjë? Meri Shehu jep yjet për secilën shenjë.

“Është një javë e mbushur me shumë aktivitete, është një javë shumë interesante.

Sot është një ditë e vështirë në fakt nga pikëpamja astrologjike, sepse Afërdita pak para se të futet në Peshk bën një lidhje shumë të vështirë me Uranin në Dem.

Kështu që Demët, Luanët, Akrepët dhe Ujorët të lindur në 10 ditëshin e tretë të shenjës së tyre mund të kenë probleme dhe paqartësi të mëdha ekonomike dhe shpirtërore.

Kemi lajme të mira sepse Afërdita futet nesër në shenjën e Peshqve, një shenjë shumë romanike, kështu që Shën Valentinin Peshqit do e shijojnë më shumë nga të gjithë”, tha astrologia Meri Shehu.

Dashi, 2 yje: Dashurinë do e shijojnë në fshehtësi në shtëpinë e tyre të 12-të. Do të kenë takime të fshehta, pasione të fshehta. Ekonomia sot nuk është shumë e mirë. Saturni futet në shenjën e tyre pikërisht në datën 14, në Ditën e Shën Valentinit. Duhet ta marrin shumë seriozisht Shën Valentinin.

Demi, 3 yje: Vetëm Demët e lindur në 10 ditëshin e tretë duhet të kenë shumë kujdes sot, sepse kemi ndarje shkëputje, shkarje ekonomike, paqartësi dhe lajme që i tronditin. Por, Afërdita në shenjën e Peshqve është miqësore me ta dhe mund të kenë lajme të mira, takime romantike dhe njohje shumë të bukura.

Binjakët, 4 yje: Do dashurojnë në punë, në karrierë, me ndonjë epror, me ndonjë punonjës me rëndësi, vetëm kujdes nga skandalet! Janë një shenjë që do të promovohen shumë kësaj jave, do e shijojnë Shën Valentin jashtë mase. Do të presin edhe propozime për fejesa dhe martesa.

Gaforrja, 4 yje: Afërdita në shenjën e Peshqve për ju është një sinjal shumë pozitiv, shumë i bukur, romantik dhe erotik, sidomos për lidhjet që keni me jashtë. Kështu që kontaktoni dhe udhëtoni, sepse gjërat do të shkojnë shumë mirë. Saturni në Dash tregon një pozicion shumë të fuqishëm në lidhje me karrierën, por edhe pak diktator. Diçka e madhe do të fillojë të ndodhë.

Luani, 2 yje: Do të kenë takime të fshehta erotike pasionante, por shumë të fuqishme. Do ta shijojnë shumë mirë këtë Shën Valentin. Vetëm se duhet të kenë shumë kujdes me çështjet ekonomike, duhet t’i rregulloni, sepse pas datës 26 fillojnë probleme të mëdha ekonomike për ju.

Virgjëresha, 2 yje: E duan partnerin e tyre me çdo kusht në krahun e tyre, sepse kanë Afërditën përballë shenjës së tyre, Kërkojnë ose dhurata, afrimitet dhe dashuri, e duan nga partneri i tyre. Nëse nuk e gjejnë, do të ndjehen pak të bllokuar.

Peshorja, 3 yje: Është një nga shenjat që do të ketë shumë punë. Do të jetë një përditshmëri shumë të bukur. Ndoshta nuk do të kenë diçka shumë personale, ama do ta shijojnë, si duket do dalin, do komunikojnë, do të marrin shumë dhurata dhe do të adhurohen nga shumë njerëz, megjithëse këta nuk vendosin dot në këtë moment.

Akrepi, 4 yje: Janë shenja më erotike e kësaj jave. Peshqit për Akrepët janë shenja e dashurisë, kështu që futet Afërdita dhe u jep gjithë sharmin, mundësit dhe njohjet. Sidomos Akrepët e lindur në 10 ditëshin e parë do të jenë një nga më të favorizuarit. Kujdes Akrepët e lindur në 10 ditëshin e tretë sot, sepse do kenë problematika ekonomike të mëdha, ndarje, pabesi dhe tradhtira.

Shigjetari, 3 yje: Do të përpiqen që të krijojnë një ambient të ngrohtë familjar, ose me dikë që e duan shumë. Do të marrin shumë dhurata. Janë gati të fluturojnë dhe të argëtohen, por dikush do i “mbledhë” për shtëpi. Në këtë periudhë do të ngelen në kuadrin familjar.

Bricjapi, 3 yje: Janë një shenjë e favorizuar nga Afërdita në Peshk. Do të kenë një periudhë shumë të këndshme, njohje, miqësi dhe propozime shumë të mira. Sot kanë një ditë të vështirë erotike, ndoshta një shkarje dhe një ndarje, e cila prek sidomos ata të lindurit në 10 ditëshin e tretë të shenjës së tyre.

Ujori, 4 yje: Do mbushen me para. Dashuria më e madhe e Ujorëve në këtë periudhë janë paratë, sepse Afërdita në Peshk është në shenjën më ekonomike për Ujorët. Do të favorizohen shumë nga ana ekonomike, por edhe erotike, vetëm kujdes Ujorët e lindur në 10 ditëshin e tretë, sepse sot kemi problematika të çuditshme.

Peshqit, 4 yje: Kjo periudhë nuk është vetëm erotike për Peshqit, futet edhe logjika. Ata që do shohin më shumë anën erotike do jenë të lindurit në ditët e para të shenjës së tyre. Kurse Mërkuri ka hapur një rrugë më logjike përpara, kështu që nuk do ndjehen shumë të çliruar, megjithatë do të jenë një nga shenjat që Afërdita do i favorizojë jashtë mase. Kujdes me Saturnin në Dash në çështjet ekonomike, fillon një periudhë më e shtrënguar.

Tags: HoroskopiMeri shehu

Related Posts

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve
ShowBizi

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

June 15, 2026

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, po jeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj....

Read moreDetails
Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP
ShowBizi

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

June 15, 2026

Vetëm pak orë para finales së madhe të Ferma VIP 3, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një listë...

Read moreDetails
U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit
ShowBizi

U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

June 15, 2026

Puthja simbolike mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit gjatë dasmës së organizuar në kuadër të një loje në Ferma VIP...

Read moreDetails
“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi
ShowBizi

“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 15, 2026

Dashi Përfitoni nga çdo mundësi që do t’ju jepet sot për të bërë disa ndryshime në jetën në çift. Do...

Read moreDetails
“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!
ShowBizi

“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!

June 14, 2026

Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, një postim i...

Read moreDetails
Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre
ShowBizi

Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre

June 14, 2026

Pas fitores së Big Brother VIP Albania 5, duket se Selin dhe Gimbo kanë vendosur t’i marrin gjërat me shumë...

Read moreDetails
Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para
ShowBizi

Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para

June 14, 2026

Sot, më 14 qershor 2026, energjia e Hënës së Re në Binjakë sjell një atmosferë më të gjallë, më sociale...

Read moreDetails
Përplasja e fortë me kryeministrin Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës
ShowBizi

Përplasja e fortë me kryeministrin Edi Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës

June 14, 2026

Gazetarja e Top Channel, Sidorela Gjoni, është kthyer në një nga emrat më të komentuar në rrjet gjatë 24 orëve...

Read moreDetails
Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës
ShowBizi

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026

Astrologia Chrysanthi Kalogeri bëri edhe këtë javë në emisionin “Shije Shtëpie” parashikimin e saj për frymën e përgjithshme të së...

Read moreDetails
“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”
ShowBizi

“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

June 13, 2026

Pas aludimeve të shumta në rrjet se ishte larguar nga studioja e “Ferma VIP 3” me vendim të produksionit, ka...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.