Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për muajin shkurt: Kush do të “mbushë” portofolin, shenjat që janë në rrezik

February 2, 2026
in ShowBizi
31
VIEWS

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin shkurt në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Shkurti nis me Hënën e plotë te Luanët, që instinktivisht tregon çfarë ka zemra.

E vërteta, sado e vështirë mund të jetë në momente të caktuara, do të trazojë ujrat, por do të jetë ndihmuese dhe do të qartësojë mendimet.

Boshti Luan-Ujor do të jetë protagonist në muajin shkurt.

TëFundit

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

June 15, 2026
Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

June 15, 2026

Po shkojmë në lëvizet e fundit të trazive të mëdha. Më 16 shkurt, Saturni kalon te Dashi, një hyrje shumë e fortë që do të shënojë për rreth 3 vite.

Protagonistët e kësaj kohe janë njerëzit me vetëbesim të lartë, shenjat e zjarrit dhe ajrit më shumë.

Urani, në datën 5 shkurt, kthehet në të drejtë, duke i detyruar të lindurit në 10 ditëshin e fundit të çdo shenje të marrin vendime.

Dashi
Një muaj që do të ketë organizim të mirë. Do të ndjejnë veten protagonistë. Saturni do vijë te ata, dhe zakonisht shënon fillimin e një periudhe që ka të bëjë me statusin, strukturën dhe ndërtimin e një trashëgimie që u lihet fëmijëve. Trashëgimia më e rëndësishme që lëmë është emri ynë, që hap dyer. Saturni do shoqërohet me strukturime serioze në raportet personale, bashkëpunëtorësh dhe, e dyta, në drejtim të biznesit, riorganizime që do jenë tematikë qendrore. Kujdes me shpenzimet, që janë më të mëdha se të përditshmet, në datën 17.

Demi
Urani kthehet në të drejtë në datën 5. Të lindurit në fund të shenjës duhet të bëjnë bilance serioze, në mënyrë që të delegojnë energjinë e universit në pjesën ku kanë nevojë për ndryshim. Merrni parasysh që strukturimet e kësaj periudhe janë të tilla që mund t’i ruani për gjithë jetën. Me Saturnin në familje të 12, do të shkëputen nga situata ku kanë luftuar shumë. Hëna e plotë e kësaj jave është e mirë për qartësim brenda familjes.

Binjakët
Saturni te Dashi është një hyrje pozitive, strukturuese, që do të shënojë fillimin e një dyvjeçari goxha serioz, për mirë. Hëna e plotë sot te Luanët është qetësuese në raporte të rëndësishme personale. Eklipsi i Diellit ka të bëjë me sqarime në lidhje me rrjetin social; edhe këtu do të ketë seleksionim për ju për njerëzit që do të vazhdoni të keni kontakt, jashtë derës së shtëpisë.

Gaforrja
Hëna e plotë te Luanët shënon sqarimin e situatave emocionale në të kaluarën. Duhet të lenë pas seriozisht çfarë emocionit që vërtet është për tu fshirë. Vërtetësi rreth emocioneve. Saturni te Dashi është një hyrje e mirëstrukturuar dhe e qëndrueshme, jo në ritmin e përshpejtuar. Minimalisht do të jetë ndërtimi i një strukture që mund t’i rezistojë kohës. Kjo ka të bëjë me profesionin dhe në raport me materien e tyre. Që nga mesi i shkurtit deri në korrik do të merren me riorganizime pronësish.

Luani
Protagonistët e muajit. Kjo Hënë e plotë është duke ndodhur te ata. Do të ndihet fort dhe do të përforcohet edhe nga Eklipsi i Diellit përballë tyre. Me ngarkesa, me lodhje, por me zgjidhje shumë të rëndësishme. Do t’i vendosni në vijë të drejtë gjërat tuaja. Ajo për të cilën keni nevojë është sinqeriteti. Duan të vërtetën e çdo gjëje, dhe kjo do t’i bëjë imponues.

Virgjëresha
Saturni në familje të 8, minimalisht raportet me bashkëpunëtorët do t’i keni më të lehta. Situata e investimeve jetike, të rëndësishme, do të jenë prioritet i kësaj faze. Nuk do të mungojë nevoja për vëmendje për prindërit apo gjyshërit. Eklipsi i Diellit sjell qartësi për pikëpyetjet e janarit, por edhe nevojën për udhëtim.

Peshorja
Me Saturnin ballë për ballë, për dy vite që nga mesi i shkurtit, ajo që do të ndihet më lehtësisht është mënyra si do t’ju vlerësojnë të tjerët. Do t’ju marrin shumë më seriozisht dhe do të keni mundësi të paraqisni një alterego më të mirë, të strukturuar dhe të qëndrueshme. Kjo do e bëjë të thjeshtë avancimin në karrierë. Do të jenë shumë më fatlumë ata 36-46 vjeçarë. Do të kenë shpërblimet më të mira. Boshti Luan-Ujor në vendosjet që janë është thjesht qartësues.

Akrepi
Boshti që do të jetë protagonist është edhe Dem-Akrep. Kjo ju bën protagonistë të muajit. Hëna e plotë sot është pozicion i mirë për strukturimin e ekonomisë së shtëpisë dhe detyrimet me palë të treta. Ata që nuk do t’i zgjidhin çështjet e ekonomisë në fazën e parë, do të hasin vështirësi dhe pasiguri në datën 17 të shkurtit. Vendosini në agjendë zgjidhjet në pjesën e parë. Rruga e vetme për zgjidhje është mirëstrukturimi. Mos zgjidhni rrugën e shkurtër. Saturni te Dashi është shumë i mirë në lidhje me karrierën.

Shigjetari
Do të kenë një cikël të tërë për të shpalosur talentet dhe aftësitë e tyre. Do të jenë protagonistë të kohës, me zhvillime shumë të forta në drejtim të karrierës dhe emrit të tyre. Përforcohet në datën 16 me hyrjen e Saturnit. Në fund të muajit do të keni mundësi korrigjimi. Hëna e plotë e kësaj jave jep energji, por edhe grindje me veten për lëvizje të rëndësishme, investime të mëdha. Eklipsi i Diellit mund të sjellë grindje në raportet në çift.

Bricjapi
Ngjyrosja profesionale do të caktojë rezultatin material të muajit. Gjëja e parë që duhet të marrin në kontroll këtë muaj është të çlodhen dhe të merren me vete. Të seleksionojnë: për çfarë është e rëndësishme të luftojnë, të mundohen. Çfarë është e mirë dhe produktive do të qëndrojë me ta. Rezultati final do të jetë i duhuri. Mërkuri dhe Venusi te Peshqit janë shumë favorizues dhe lehtësues për ngjyra shumë të bukura për ata që janë çift dhe për ata që po kërkojnë romancën.

Ujori
Do të jenë protagonistët kryesorë të muajit. Hëna e plotë ndodh përballë tyre, kjo sjell qartësim se çfarë ndjejnë të tjerët dhe çfarë planesh kanë në raport me ju. Do të vendosni “pikat mbi i”, për kë do të vazhdojnë të kenë kontakt dhe kë jo. Do të lënë njerëz pas, në të shkuarën. Venusi te Peshqit do t’ju bëjë të ndiheni të lehtësuar shpirtërisht.

Peshqit
Do të lirohen shumë nga Saturni te Peshqit, që i mundoi shumë për një periudhë të gjatë. Hëna e plotë dhe eklipsi i Diellit sjell zgjidhje përfundimtare. Pas datës 17 do të jenë më të guximshëm dhe më racionalë. Saturni do t’i ndihmojë shumë të jenë produktivë, por mbi baza reale. Mërkuri dhe Venusi sjellin mundësi të sqaroheni emocionalisht. Nga fundi i marsit deri në qershor do të keni mundësi të merrni vendime përfundimtare për anën emocionale.

Tags: HoroskopiMeri Gjini

Related Posts

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve
ShowBizi

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

June 15, 2026

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, po jeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj....

Read moreDetails
Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP
ShowBizi

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

June 15, 2026

Vetëm pak orë para finales së madhe të Ferma VIP 3, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një listë...

Read moreDetails
U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit
ShowBizi

U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

June 15, 2026

Puthja simbolike mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit gjatë dasmës së organizuar në kuadër të një loje në Ferma VIP...

Read moreDetails
“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi
ShowBizi

“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 15, 2026

Dashi Përfitoni nga çdo mundësi që do t’ju jepet sot për të bërë disa ndryshime në jetën në çift. Do...

Read moreDetails
“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!
ShowBizi

“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!

June 14, 2026

Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, një postim i...

Read moreDetails
Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre
ShowBizi

Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre

June 14, 2026

Pas fitores së Big Brother VIP Albania 5, duket se Selin dhe Gimbo kanë vendosur t’i marrin gjërat me shumë...

Read moreDetails
Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para
ShowBizi

Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para

June 14, 2026

Sot, më 14 qershor 2026, energjia e Hënës së Re në Binjakë sjell një atmosferë më të gjallë, më sociale...

Read moreDetails
Përplasja e fortë me kryeministrin Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës
ShowBizi

Përplasja e fortë me kryeministrin Edi Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës

June 14, 2026

Gazetarja e Top Channel, Sidorela Gjoni, është kthyer në një nga emrat më të komentuar në rrjet gjatë 24 orëve...

Read moreDetails
Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës
ShowBizi

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026

Astrologia Chrysanthi Kalogeri bëri edhe këtë javë në emisionin “Shije Shtëpie” parashikimin e saj për frymën e përgjithshme të së...

Read moreDetails
“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”
ShowBizi

“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

June 13, 2026

Pas aludimeve të shumta në rrjet se ishte larguar nga studioja e “Ferma VIP 3” me vendim të produksionit, ka...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.