Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Java e metamorfozës! Meri Shehu parashikon trazira, dy shenja rrëmbejnë 5 yjet

January 20, 2026
in ShowBizi
27
VIEWS

Java nis me shumë energji yjore që me hënën e re në Bricjap që ka ndodhur në datën 18. Takimet e planetëve na nxisin të rifitojmë fuqinë dhe të shprehim mendimet tona.

Njëkohësisht do të shfaqim më shumë imagjinatën, krijimtarinë, por do të jemi edhe pak xhelozë në marrëdhënie.

Sipas parashikimit të Meri Shehut në programin “Rudina” në Tv Klan, javë e vështirë do të jetë për shenjat fikse, ndërsa ato kardinale do ta kenë shumë të fuqishme.

Meri Shehu: Kishim një hënë të re dje në Bricjap që do të ndikojë edhe këto ditë, shumë afër Ujorit, kontakton bukur me Plutonin në Ujor kështu që Bricjapët, Gaforret, Peshoret dhe Dashët do të kenë një javë shumë intensive.

TëFundit

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

June 15, 2026
Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

June 15, 2026

Diku me debate, ndryshime, nxitim, vështirësi, por një kthesë e mirë do të fillojë pas nja një jave ku duket se çfarë ka ndodhur. Java mbart energji pozitive,

pavarësisht hënës së re që lidhet me metamorfozën.

Planetët nga Bricjapi do të shkojnë në Ujor dhe ndryshon gjendja shpirtërore pas datës 20. Këta planetë do të marrin një shije të mirë nga lidhjet në fund të Bricjapit me shumë planetë në Peshk që s’kanë kaluar në Dash.

Pas datës 22 e tutje do të kemi qartësi e pozitivitet për shenjat e tokës dhe të ajrit. Më të vështira do ta kenë shenjat e forta Luan, Dem, Akrep e Ujor, të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës.

Dashi – 3 yje

Janë të nxituar, të shkathët, kanë hënën e re në Bricjap që tenton drejt karrierës, por me një përballje shumë të fuqishme në lidhje me qëllimet. Arrin një pozicion dhe ky sikur thyhet e errësohet nga Plutoni që thotë se duhet bërë një metamorfozë për të ecur më përpara. Nuk e shijojnë shumë të mirën lidhur me karrierën ose ndryshimin e një pune apo në statusin personal. Do të jetë javë e fuqishme në çështjet ekonomike.

Demi – 4 yje

Të lindurit në 10-ditëshin e tretë marrin shumë pozitivitet nga shumë planetë që kalojnë nga fundi i Bricjapit në Ujor. Nga data 20-23 marrin një lajm të mirë, konsolidohen në fushat ligjore, në kontakte me jashtë, çështje studimore, marteësa të dyta, shanse të mrekullueshme. Të lindurit në 10-ditëshin e parë mund të kenë probleme të çuditshme dhe thyerje të disa situatave që nuk e presin.

Binjakët – 2 yje

Janë marrë shumë me paratë e ekonominë, mendojnë të rregullojnë pas datës 20-22 disa situata, por i pret edhe një pengesë e fundit sepse sapo futen në një rrugë zhvillimi, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë, i pret Plutoni me kërkesa shumë të mëdha. Do të fitojnë ose do të rrezikojnë shumë për atë që duan të fitojnë dhe gjithmonë kur rrezikon shumë, e paguan shtrenjtë.

Gaforrja – 2 yje

Është përballë Bricjapit, hëna e re tenton të kundërshtohet me të pavarësisht Jupiterit. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë kanë vështirësi në çift e bashkëpunime. Kundërshtarët marrin flatra dhe dalin drejt tyre. Marsi në Bricjap tregon se antagonizmi është i madh, sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e tretë.

Luani – 4 yje

Duke shkuar të gjithë planetët në Ujor, u japin ecuri të mirë në erotizëm, në fejesa e martesa që zakonisht s’ndodhin në janar për ta, por ndoshta është muaji që i përcakton këto lloj marrëdhëniesh. Kanë qenë shumë të lodhur këto muaj, kanë pasur pak rrëmujë kohët e fundit dhe ndoshta zgjidhja është një martesë e mirë. Shumë Luanë, të detyruar nga faktet do të detyrohen të bëjnë një martesë, fejesë ose bashkëpunim.

Virgjëresha – 4 yje

Hëna e re sjell energji pozitive. Të lindurit në 10-ditëshin e dytë e të tretë do ta shijojnë, pavarësisht Plutonit në Ujor që duhet të mendojnë për një metamorfozë të madhe lidhur me punën apo një pengesë. Ngrihen një shkallë më lart gjatë kësaj periudhe. Hëna e re do t’u japë shumë energji pozitive në shumë plane e aspekte të jetës.

Peshorja – 3 yje

Shenjë kardinale që lidhet me hënën e re në katërkëndësh që ndikon në çështje familjare, ndryshime, diskutime, sqarime, zhvendosje. Këto u japin një ritual pozitiv sepse ndryshon jeta, por kanë edhe frikë nga e panjohura. Më pas, futen në jetën personale me shumë planetë në Ujor që për to ka të bëjë me çështjet erotike. Pas datës 22 do të jetë shumë intensive jeta personale. Një zgjedhje familjare do t’i çojë në devijim për një çështje erotike.

Akrepi – 3 yje

Rrugë të reja, mendime, mesazhe, udhëtime, kontakte e njohje me hënën e re në Bricjap. Të lindurit në 10-ditëshin e parë do ta kenë të vështirë sepse planetët takohen me Plutonin në Ujor dhe është pak e lodhshme si situatë në çështjet familjare. Akrepët e 10-ditëshit të dytë e të tretë do të ecin përpara me zhvillime pozitive.

Shigjetari – 5 yje

Dhanë e morën me shumë planetë në Bricjap që tentoi të fuqizojë çështjet ekonomike. Blenë, harxhuan, presin një ndryshim të madh në çështjet ekonomike që do të vijë këto dy javë dhe do ta ndiejnë që do të vijë në këto dy javë. Kalimi i planetëve në Ujor është mirë për ta sepse i takon me njerëz që shkojnë mirë me ta, kontakte, shoqëri, njerëz të kulturave të tjera apo udhëtime. U vjen fati në derë. Planet afrohen drejt tyre.

Bricjapi – 4 yje

Shumë planetë japin energji e informacion dhe pas datës 19-22 ata do të përballen me Plutonin, një vështirësi në planin ekonomik e personal për të lindurit në 10-ditëshin e parë. Megjithatë, kanë shanse të rregullojnë gjëra në jetën personale. Janari ka treguar se jeta e tyre ka ndryshuar dhe do të vijojë.

Ujori – 5 yje

Të gjithë planetët në Bricjap u kanë dhënë një mësim të madh në 15 ditët e para të janarit, i ka bërë të brendshëm, shpirtërorë, të thellë dhe kanë menduar shumë për gabimet, situatat që mund të krijohen, kanë marrë fuqi e energji dhe s’kanë shpenzuar në projekte me të tjerët. Gjithë kjo energji kalon direkt në Ujor dhe aty i pret Plutoni për një metamorfozë shumë të madhe. Fillojnë një ngritje si me avion. Bëhet një mori planetësh që takohen me Plutonin dhe do të jetë bamirës për të gjithë, por do të dëgjojmë ngjarje që aty ku teknologjia nuk ka qenë në rregull, mund të ketë pasur pasoja.

Peshqit – 3 yje

Presin të largohet Neptuni nga shenja e tyre dhe të shkojë te Dashi në datën 26. Deri në atë datë do të jenë mirë dhe planetët do të takohen bukur me Neptunin në shenjën e Peshqve dhe janë disa ditë shumë të bukura. Peshqit, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë, mund të rregullojnë shumë gjëra në jetën personale. Ka takime të mira, informacione, plane afatgjata dhe u realizohet një ëndërr. Të lindurit në 10-ditëshin e parë janë të trembur nga ëndrrat e frikshme, situata nuk është shumë e mirë dhe s’ndihen komodë.

Tags: HoroskopiMeri shehu

Related Posts

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve
ShowBizi

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

June 15, 2026

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, po jeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj....

Read moreDetails
Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP
ShowBizi

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

June 15, 2026

Vetëm pak orë para finales së madhe të Ferma VIP 3, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një listë...

Read moreDetails
U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit
ShowBizi

U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

June 15, 2026

Puthja simbolike mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit gjatë dasmës së organizuar në kuadër të një loje në Ferma VIP...

Read moreDetails
“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi
ShowBizi

“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 15, 2026

Dashi Përfitoni nga çdo mundësi që do t’ju jepet sot për të bërë disa ndryshime në jetën në çift. Do...

Read moreDetails
“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!
ShowBizi

“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!

June 14, 2026

Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, një postim i...

Read moreDetails
Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre
ShowBizi

Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre

June 14, 2026

Pas fitores së Big Brother VIP Albania 5, duket se Selin dhe Gimbo kanë vendosur t’i marrin gjërat me shumë...

Read moreDetails
Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para
ShowBizi

Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para

June 14, 2026

Sot, më 14 qershor 2026, energjia e Hënës së Re në Binjakë sjell një atmosferë më të gjallë, më sociale...

Read moreDetails
Përplasja e fortë me kryeministrin Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës
ShowBizi

Përplasja e fortë me kryeministrin Edi Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës

June 14, 2026

Gazetarja e Top Channel, Sidorela Gjoni, është kthyer në një nga emrat më të komentuar në rrjet gjatë 24 orëve...

Read moreDetails
Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës
ShowBizi

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026

Astrologia Chrysanthi Kalogeri bëri edhe këtë javë në emisionin “Shije Shtëpie” parashikimin e saj për frymën e përgjithshme të së...

Read moreDetails
“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”
ShowBizi

“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

June 13, 2026

Pas aludimeve të shumta në rrjet se ishte larguar nga studioja e “Ferma VIP 3” me vendim të produksionit, ka...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.