Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

“Një romacë e papritur në punë”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Këto ditë përcaktojnë financat për vitin 2026

January 13, 2026
in ShowBizi
25
VIEWS

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Kjo është një javë e mirë në anën astrologjike, që duhet shfrytëzuar maksimalisht.

E nisim me Hënën në humbje te Akrepat; ndjesia e përcaktimit të agjendës sipas emocionit është e ndjeshme.

Java nis me hyrjen e Mërkurit, Venusit, Diellit dhe Marsit te Bricjapi, në pritje të Hënës së Re në datën 18.

TëFundit

Kjo banore e Ferma Vip 3, largohet nga gara

Kjo banore e Ferma Vip 3, largohet nga gara

April 24, 2026
Kush do e zëvendësojë Arbër Hajdarin në BBVIP 6?

Kush do e zëvendësojë Arbër Hajdarin në BBVIP 6?

April 24, 2026

Kjo javë i përket çështjeve të punës, administratës, sistemeve, diskutimeve të rëndësishme ekonomike dhe detyrimeve ekonomike të mbartura nga 2025.

Vendosini këto çështje në agjendë nga sot deri në datën 18, në mënyrë që nisjet që keni planifikuar për 2026 të jenë të mbara dhe të qëndrueshme.

Dashi
Duhet të nxirrni prioritet mundësitë për takime, diskutime, telefonata dhe lëvizje që mund t’ju ndihmojnë për të kopsitur çështjet e karrierës dhe profesionit. Riprojektimi dhe ridimensionimi i vetes, më mirë dhe më lart. Dita e sotme ka energji shumë pozitive, pavarësisht Hënës te Akrepat, që zakonisht nxjerr në sipërfaqe atë që kemi frikë. Mendimet tuaja sot, shkruajini në letër.

Demi
Ndryshimi është i domosdoshëm. Tendenca për të pasur diskutime në shërbim të ndryshimit është shumë e fortë, nisur nga sot. Urani vazhdon të jetë te ju, por për mirë. Ndryshimi është i domosdoshëm për të hyrë në fazën që ju shkon shumë. Sjell trazira, por rregullon situata për më gjatë dhe sistemon xhepin tuaj.

Binjakët
Niseni javën me analiza personale për të korrigjuar se çfarë nuk shkon me mënyrën se si funksiononi. Ku duhet thënë po dhe ku duhet thënë jo. Kjo javë rregullon këndvështrimin, sjelljen dhe mënyrën se si do t’i zgjidhni njerëzit. Nuk do të mungojnë propozimet për nisje të reja nga data 18 e në vazhdim.

Gaforrja
Një javë pozitive, me Hënën te Akrepat që ju shkon shumë dhe ju nxit vetëbesimin. Këtë javë do të keni mundësi të bëni korrigjimet e fundit për ju që keni plane zhvillimi. Një rregullator në mënyrën se si do të bashkëveproni hyn në fuqi këtë javë. Në datën 17 kemi largimin e Venusit, që do t’ju bëjë më korrektë dhe më pak emocionalë në lidhje me bashkëpunëtorët.

Luani
Një agjendë e ngjeshur; nuk do të mungojë fuqia për të buzëqeshur. Kontakte, diskutime dhe takime do të ketë nga sot për të zgjeruar agjendën tuaj ose për një obligim të ri brenda kuadrit të punës suaj. E keni të thjeshtë të gjeni formën për të marrë dhe për të dhënë buzëqeshje.

Virgjëresha
Në raportet njerëzore jeni në një pozicion shumë pozitiv dhe tërheqës nga vendosja e planetëve. Rindërtimi i raporteve personale, sociale apo në punë është ajo që do ta ngjyrosë këtë muaj. Kjo periudhë ka të bëjë me njerëz në ambientin e punës që do t’ju sjellin zgjerimin që keni pasur prioritet. Do të jeni më të kthjellët se me cilët do të punoni dhe bashkëveproni. Të lindurit në qendër të shenjës, do kenë një ngjyrosje romantike në bashkëpunimet profesionale. Do ketë një tërheqje mes njerëzve që bashkëveprojnë.

Peshorja
Është një agjendë që duket se është e paracaktuar. Jeni të kthjellët dhe të qartë, por mos harroni çështjet e dokumenteve dhe letrave. Është një moment shumë i mirë për t’ju sjellë zgjidhje përfundimtare. Janë ditë të mira, me energji pozitive dhe që japin rezultat.

Akrepi
Hënën e keni te vetja. Mënyra se si do t’i nxirrni emocionet do të përcaktojë shijen e javës. Zgjidhni çfarë ju bën mirë, bashkëveproni dhe komunikoni me njerëzit që keni besim dhe mendoni se mund të punoni. Mos u merrni me kush ju ka zili dhe kush jo, ose kush është negativ e kush pozitiv. Nisuni nga vetja. Nëse do të rrini në pozicion mbrojtës, nuk do të keni rezultat këtë javë.

Shigjetari
Gjatë kësaj jave, Hëna në humbje te Akrepat nxjerr në sipërfaqe pasiguri. Duhet të gjeni se çfarë jua shkakton këtë ndjesi. Shkruajini në letër ndjesitë dhe rezultatet që prisni. Korrigjimet në raport me veten do t’ju përgatisin për një 2026 shumë herë më pozitive nga sa e prisni.

Bricjapi
Periudha juaj. Bisedat e fundit për zhvillimet e reja profesionale. Keni patjetër diçka në mendje për zgjerim. Në datën 18 do të nisni “me të djathtën” drejtimin produktiv profesional të 2026.

Ujori
Këtë javë duhet të lini pas atë që ju pengon për të qenë të qartë dhe të saktë për mënyrën se si do ta projektoni të ardhmen. Nëse kanë mbetur plane në ajër, uluni sot dhe diskutoni çfarë duhet mbartur. Kush ju ka “ushqyer me lugën bosh”, lëreni pas. Kush ka diçka konkrete në drejtim të zgjerimit ekonomik, duhet të diskutohet këtë javë.

Peshqit
Me Saturnin te vetja dhe me hyrjen shumë pozitive te Bricjapi, i keni të gjitha mundësitë për t’u ripozicionuar me njerëzit në ambientet e punës. Me pritshmëritë humane do të merreni. Vazhdojnë të jenë me “do të…”. Por kjo do të jetë një shije pozitive, sepse e kanë të domosdoshme të kenë në mendje projektimin për të nesërmen.

Related Posts

Kjo banore e Ferma Vip 3, largohet nga gara
ShowBizi

Kjo banore e Ferma Vip 3, largohet nga gara

April 24, 2026

Ermiona Lekbello e ka lënë përfundimisht shtëpinë e “Ferma VIP 3”, në një moment të pazakontë për nisjen e spektaklit...

Read moreDetails
Kush do e zëvendësojë Arbër Hajdarin në BBVIP 6?
ShowBizi

Kush do e zëvendësojë Arbër Hajdarin në BBVIP 6?

April 24, 2026

Arjan Konomi shihet si një nga emrat që mund të marrë rolin e opinionistit në sezonin e ardhshëm të “Big...

Read moreDetails
“Do doja që BBVA ta fitonte Mirin”, Monika Kryemadhi bën deklaratën e papritur: Selin do ta bëja…
ShowBizi

“Do doja që BBVA ta fitonte Mirin”, Monika Kryemadhi bën deklaratën e papritur: Selin do ta bëja…

April 24, 2026

Opinionistja e “Big Brother VIP 5”, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News,...

Read moreDetails
“Mami të duam çmendurisht”, surprizohet nga vajzat e saj në Ferma VIP, Moza Ahmeti shpërthen në lot
ShowBizi

“Mami të duam çmendurisht”, surprizohet nga vajzat e saj në Ferma VIP, Moza Ahmeti shpërthen në lot

April 24, 2026

Shkrimtarja Moza Ahmeti ka marrë një surprizë mjaft emocionuese në “Ferma VIP”. Vajzat e saj, Luka dhe Eir, i kanë...

Read moreDetails
Zyrtarisht në sezonin e Demit! Zbuloni çfarë do të ndodhë me secilën shenjë të horoskopit
ShowBizi

Zyrtarisht në sezonin e Demit! Zbuloni çfarë do të ndodhë me secilën shenjë të horoskopit

April 24, 2026

Sezoni i Demit vjen në një kohë të vitit kur duhet të ndalemi, të ngadalësojmë dhe të nuhasim trëndafilat. Është...

Read moreDetails
Këto 3 shenja të zodiakut do kenë përfitime të mëdha, pas një periudhe jo të mirë
ShowBizi

Këto 3 shenja të zodiakut do kenë përfitime të mëdha, pas një periudhe jo të mirë

April 23, 2026

Disa shenja të zodiakut duket se po kalojnë në një fazë të dominuar nga mundësitë, progresi dhe një ndjenjë më...

Read moreDetails
Është martuar “për letra” me bashkëshorten?! Miri flet për herë të parë për aludimet
ShowBizi

Është martuar “për letra” me bashkëshorten?! Miri flet për herë të parë për aludimet

April 23, 2026

Armir Shahini, finalisti i “Big Brother Vip” ka folur sot në një intervistë për “Shqipëria Live”, për shumë nga polemikat...

Read moreDetails
“Tani jam burrë i martuar”/ Loja në ‘BBVIP’ dhe marrëdhënia me Brikenën, Mateo Borri rrëfehet për herë të parë: Po bëjmë plane për të ardhmen, gjërat personale…
ShowBizi

“Tani jam burrë i martuar”/ Loja në ‘BBVIP’ dhe marrëdhënia me Brikenën, Mateo Borri rrëfehet për herë të parë: Po bëjmë plane për të ardhmen, gjërat personale…

April 23, 2026

Ish-finalisti Mateo Borri ka folur për herë të parë për eksperiencën e tij pas daljes nga Big Brother VIP 5....

Read moreDetails
Bashkimi i Uranit me Venusin sjell të papritura në dashuri dhe ekonomi, paralajmërimi i astrologes Meri Gjini për secilën shenjë
ShowBizi

Bashkimi i Uranit me Venusin sjell të papritura në dashuri dhe ekonomi, paralajmërimi i astrologes Meri Gjini për secilën shenjë

April 23, 2026

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus,...

Read moreDetails
Nga ‘përplasja’ me Ilir Vrenozin tek ndjenjat për Selin, Miri flet pas BBV: Me bashkëshorten nuk jetojmë bashkë sepse…
ShowBizi

Nga ‘përplasja’ me Ilir Vrenozin tek ndjenjat për Selin, Miri flet pas BBV: Me bashkëshorten nuk jetojmë bashkë sepse…

April 23, 2026

Armir Shahini, finalisti i “Big Brother Vip” ka folur sot në një intervistë për “Shqipëria Live”, për shumë nga polemikat...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×