Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Fati ‘përkëdhel’ Virgjëreshën e Bricjapin, Meri Shehu paralajmëron shenjën që do të tradhtohet

December 23, 2025
in ShowBizi
41
VIEWS

Ka nisur java e festave të fundvitit dhe bashkë me të, edhe sezoni i shenjës së Bricjapit.

Kjo javë mund të bëjë ‘mrekulli’, por na kërkon edhe të jemi të kujdesshëm. Edhe pse energjia e Bricjapit nuk na lë të gabojmë lehtë, duhet të jemi të vëmendshëm deri në datën 24.

Në parashikimin e javës për programin “Rudina” në Tv Klan ku ndan edhe vlerësimin me yje për secilën shenjë, Meri Shehu thotë se shenjat më të favorizuara të periudhës do të jenë ato të tokës.

Hëna e re në Shigjetar do t’i vështirësojë pak gjërat për Shigjetarët, Binjakët, Virgjëreshat dhe Peshqit, ku njëra prej këtyre duhet të ketë kujdes nga tradhtia.

TëFundit

Sot Hëna e Re te Binjakët, Meri Gjini tregon ndikimin e menjëhershëm te shenjat: Kush duhet ta shfrytëzojë maksimalisht për paratë

Sot Hëna e Re te Binjakët, Meri Gjini tregon ndikimin e menjëhershëm te shenjat: Kush duhet ta shfrytëzojë maksimalisht për paratë

June 15, 2026
Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

June 15, 2026

Meri Shehu: Është një nga javët më të madhërishme të vitit, është e bukur, festive, jemi akoma nën ndikimin e hënës së re në Shigjetar që prek Shigjetarët,

Binjakët, Virgjëreshat dhe Peshqit, të cilët duhet ta shikojnë me kujdes, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë në ndonjë zhgënjim apo paqartësi lidhur me karrierën, familjen, dashurinë e planet. Kemi hyrjen e Afërditës në Bricjap në datën 24,

por deri atëherë do të na bëjë një mashtrim të lehtë dhe shumë njerëz mund të kalkulojnë disa veprime të gabuara në çështjet ekonomike ose erotike. Nga data 24 e tutje futet në Bricjap ku bëhet më e qëndrueshme dhe do të favorizojë shumë Bricjapët, Virgjëreshat dhe Demët që do të marrin më shumë përparësi e stabilitet.

Dashi – 2 yje

Hëna e re në Shigjetar i ndihmon shumë, por ka një orë të vështirë që i nxjerr nga rruga, planifikimi, udhëtimi, fantazia, çështje ligjore e ekonomike. Pas datës 24 u jep madhështi, stabilitet, publicitet, lidhje personale, fejesë apo celebrim.

Demi – 1 yll

Atje ku mendonin se prisnin shumë dhurata, një propozim të mirë ekonomik apo takim të fuqishëm erotik, mund të ndodhë, por jo ajo që kishin menduar. Pas datës 24 do të bëhen më seriozë, me këmbë në tokë dhe do të presin gjëra më serioze.

Binjakët – 3 yje

Preken direkt nga hëna e re në Shigjetar në fushën e bashkëpunimeve, marrëdhënieve me të tjerët dhe martesës. Gjërat do të marrin një drejtim për t’u rregulluar e çliruar, por kujdes sepse sikur nuk janë mjeshtrit që thonë fjalën e fundit, por janë partnerët. Kujdes nga tradhtitë! Ka disa Binjakë që tradhtohen rreth datës 23.

Gaforrja – 1 yll

Jeta e përditshme është shkëputur nga themelet që kishin dhe ndodh e papritura jashtë një pune, programi e veprimtarie dhe nuk do të ndihen mirë. Pas datës 24 do të kenë një bashkëpunim ose ofertë, por duhet parë me kujdes deri në fund të vitit dhe gjërat mund të rregullohen pas datës 25.

Luani – 3 yje

Është javë shumë erotike, lum ata që do ta marrin lehtë një takim, njohje apo natë erotike. Ata që mendojnë për më shumë do të zhgënjehen sepse mund të mos marrin asgjë. Pas datës 24 pretendohet një fuqizim në çështje të rëndësishme pune apo njohje në ambientin e punës.

Virgjëresha – 5 yje

Si shenjë e tokës, në datën 24 do të marrin stabilitet, janë lodhur e sfiduar. Hëna e re u nxori disa gjëra që i tronditi pak në bashkëpunime, çështje erotike e ekonomike, por do të stabilizohen, do të gjejnë një njeri e punë të qëndrueshme dhe fat.

Peshorja – 2 yje

Do të jenë në qendër të diskutimeve, udhëtimeve e kontakteve, por rruga që mendonin nuk do t’i çojë ku duhet. Pas datës 24 favorizohen shumë në karrierë e në punë dhe gjërat marrin një drejtim të mirë edhe në familje. Bashkëjetesa me dikë do t’u japë stabilitet.

Akrepi – 3 yje

Do të kenë shumë impuls ose dëshirë për t’u marrë me çështjet ekonomike dhe mendojnë se do t’ua japë hëna e re, por kësaj i shtohen shpenzimet dhe premtime që nuk mbahen nga të tjerët apo një çështje erotike që nuk finalizohet me sukses deri në datën 24. Pas datës 24, shumë Akrepë do të gjejnë një rrugë, bisedë, njeri apo propozim të saktë dhe shpëtojnë nga një rrezik në ekonomi ose jetën personale.

Shigjetari – 4 yje

Me hënën e re në shenjën e tyre janë në qendër të vëmendjes, por edhe kamuflohen disi në gabimet e vështirësitë që kanë. Do të kenë një metamorfozë në jetën e tyre dhe kjo do të ndihet. Pas datës 24 do të tentojnë shumë në çështjet ekonomike.

Bricjapi – 5 yje

Të gjithë planetët janë në Bricjap dhe ka shumë gjëra për të parë e rregulluar. Do të vënë rendin e mirë, prakticitetin, tradicionalen, seriozitetin dhe të gjithë do të kënaqen me pak e saktë.

Ujori – 3 yje

Kanë shumë plane, projekte, do të udhëtojnë, do të kontaktojnë, do të jenë erotikë dhe do të merren me jetën personale. Do të jenë të menduar që të realizojnë diçka më personale nga sa është në natyrën e tyre.

Peshqit – 4 yje

Do të kenë ndryshim të madh në punë e dëshira dhe ky fundvit u jep idealizëm të madh për të ndryshuar punën. Hëna e re i ka futur në një ngacmim e provokim, por s’duhet ta provokojnën më shumë sesa duhet situatën. Duhet të mbështeten te miqtë e besueshëm dhe pas datës 24, kjo mbështetje do t’i shpëtojë nga fantazitë dhe do t’u sigurojë një punë të mirë e të re.

 

Tags: HoroskopiMeri shehu

Related Posts

Sot Hëna e Re te Binjakët, Meri Gjini tregon ndikimin e menjëhershëm te shenjat: Kush duhet ta shfrytëzojë maksimalisht për paratë
ShowBizi

Sot Hëna e Re te Binjakët, Meri Gjini tregon ndikimin e menjëhershëm te shenjat: Kush duhet ta shfrytëzojë maksimalisht për paratë

June 15, 2026

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj...

Read moreDetails
Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve
ShowBizi

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

June 15, 2026

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, po jeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj....

Read moreDetails
Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP
ShowBizi

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

June 15, 2026

Vetëm pak orë para finales së madhe të Ferma VIP 3, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një listë...

Read moreDetails
U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit
ShowBizi

U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

June 15, 2026

Puthja simbolike mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit gjatë dasmës së organizuar në kuadër të një loje në Ferma VIP...

Read moreDetails
“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi
ShowBizi

“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 15, 2026

Dashi Përfitoni nga çdo mundësi që do t’ju jepet sot për të bërë disa ndryshime në jetën në çift. Do...

Read moreDetails
“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!
ShowBizi

“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!

June 14, 2026

Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, një postim i...

Read moreDetails
Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre
ShowBizi

Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre

June 14, 2026

Pas fitores së Big Brother VIP Albania 5, duket se Selin dhe Gimbo kanë vendosur t’i marrin gjërat me shumë...

Read moreDetails
Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para
ShowBizi

Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para

June 14, 2026

Sot, më 14 qershor 2026, energjia e Hënës së Re në Binjakë sjell një atmosferë më të gjallë, më sociale...

Read moreDetails
Përplasja e fortë me kryeministrin Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës
ShowBizi

Përplasja e fortë me kryeministrin Edi Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës

June 14, 2026

Gazetarja e Top Channel, Sidorela Gjoni, është kthyer në një nga emrat më të komentuar në rrjet gjatë 24 orëve...

Read moreDetails
Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës
ShowBizi

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026

Astrologia Chrysanthi Kalogeri bëri edhe këtë javë në emisionin “Shije Shtëpie” parashikimin e saj për frymën e përgjithshme të së...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.