Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

“Nata më e madhe e vitit për…”, mesazhi i yjeve në javën më të rëndësishme të dhjetorit

December 15, 2025
in TvShow
0
VIEWS

Atmosfera yjore e kësaj jave është paksa e ftohtë, por nxehet paksa në ditët në vijim. Ngjarja kryesore është hëna e re në Shigjetar, edhe pse fillimisht do të ndiejmë rikthimin e pasigurive. Më 20 dhjetor, do të duam të ndjekim ato që besojmë dhe vizionin tonë, pavarësisht sa larg është.

Data 20, thekson Chrysanthi Kalogeri në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, është nata më e madhe e vitit për të manifestuar. Energjia do të jetë shumë e lartë, ndaj mund të bëjmë rituale që mund të na ndihmojnë për të arritur synimet.

Chrysanthi Kalogeri: Në datën 15, Marsi kalon në shenjën e Bricjapit, një pozicion shumë i mirë për Marsin dhe për ne sepse gjithë veprimtaria që do të bëjmë zë vend dhe do të kemi mundësinë të organizojmë mirë përditshmërinë, do të ndiejmë siguri në veprimet që do të bëjmë në punë e kudo, do të japin rezultate të mira dhe do të rishikojmë gjithë 2025-ën dhe të bëjmë një organizim më të mirë për 2026. Rishikimi i vitit do të jetë më i fuqishëm pas datës 20-25 ku në datën 20 dielli kalon në Bricjap dhe në 24-25, edhe Afërdita duke e bërë ambientin më serioz dhe veprimtarinë më të organizuar duke krijuar kushtet për një introspektivë. Është shumë e rëndësishme kjo javë, në datën 16 dielli ka një lidhje jo harmonike me Saturnin kështu që nëse kërkojmë apo duam diçka, nuk na dalin gjërat, nuk i mbarojmë punët, bëjmë pas dhe presim. Data 20 ku është hëna e re në Shigjetar, ka disa lidhje jo harmonike, por na krijon entuziazmin e festave, kushtet që ne të jemi më të nxituar, më impulsivë, por edhe të udhëtojmë dhe kjo është ana pozitive sepse na vë në lëvizje për të organizuar festa, për të përgatitur dhurata dhe për të shprehur dashurinë. Nuk është një hënë e re për vendime përfundimtare, nxjerr në pah problemet e eklipseve të shtatorit, sjell zhgënjime, tradhti, marrëdhënie emocionale që janë të penguara sepse mund të jenë njerëz me diferencë moshe, në marrëdhënie të tjera ose që i mbivlerësojmë. Duhet të jemi afër realitetit dhe me këmbë në tokë, të ndryshojmë pak rutinën apo të ëndërrojmë. Në datën 20 është nata më e madhe e vitit për të manifestuar.
Dashi – Kalimi i Marsit në Bricjap krijon kushtet që të tregoni aftësitë në karrierë dhe jetën sociale ku do të mposhtni antagonistët, do të organizoni punën dhe duke korrigjuar gjërat e 2025. Hëna e re në Shigjetar ju favorizon, premton fillime të reja në sferën profesionale dhe jetën sociale, majft që të mos jeni të nxituar dhe impulsivë. Mund të keni disa probleme me bashkëpunëtorët, marrëdhëniet personale, mos i zmadhoni gjërat dhe shmangni ankthin. Trajtoni me qetësi çështjet ligjore, evitoni prapaskenat dhe planifikoni mirë të ardhmen, por disa gjëra mund t’i mbani për vete deri kur t’i realizoni.

Demi – Kalimi i Marsit në Bricjap bën që të udhëtoni dhe disa nga ju mund t’i kalojnë festat larg vendit. Hëna e re në Shigjetar fokusohet te sfera financiare, te detyrimet ndaj të tjerëve ku duhet të jeni sa më të përpiktë dhe mos t’i neglizhoni për të plotësuar dëshirat tuaja. Nëse kërkoni mbështetje nga miqtë dhe njerëzit e rrjetit social, nuk do ua japin në masën që kërkoni. Mos u implikoni në iniciativa financiare me të tjerët. Për çështje financiare nuk është një hënë e re që favorizon investimet e mëdha dhe ekzagjeron situatat në përgjithësi.

TëFundit

“Sytë nuk gënjejnë…”/ Upss, Miri trazon rrjetin me këtë koment (Foto)

“Sytë nuk gënjejnë…”/ Upss, Miri trazon rrjetin me këtë koment (Foto)

April 30, 2026
“Fap, fap…”/ Mimoza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë Ramës

“Fap, fap…”/ Mimoza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë Ramës

April 30, 2026

Binjakët – Kjo periudhë nxjerr në pah problemet që keni pasur në shtator. Disa çështje që nisën atëherë, dalin në sipërfaqe dhe marrin rrugën për t’ju çliruar në vitin që vjen. Përqendrohuni në marrëdhënie e bashkëpunime, mbroni ato që ju interesojnë dhe nëse ka faktorë të jashtëm që mund të ndryshojnë situatën, përshtatuni në kushtet e reja. Mos merrni vendime përfundimtare. Jini të kujdesshëm në punë dhe jetën sociale ku duhet të veproni me përgjegjësi, disiplinë dhe mos u jeponi shkas të tjerëve që të diskutojnë.

Gaforrja – Përvishjuni punëve, por edhe qetësohuni pak sepse mund të kaloni probleme të vogla shëndetësore sepse është një periudhë që ndikon edhe në shtimin e përhapjen e viruseve. Jini të përpiktë në punë, përditshmëri që të mos hapni probleme ligjore. Kalimi i Marsit në Bricjap kërkon të jeni të kujdesshëm në marrëdhënie e bashkëpunime dhe ruani qetësinë ndaj provokimeve të të tjerëve.

Luani – Një periudhë shumë pozitive për të kaluar bukur, për t’u afruar me të dashurit, për të takuar fëmijët, për t’u mbledhur rreth një tryeze, por mund të tejkaloni kufijtë me shpenzimet, mund të humbisni kontrollin në një bisedë. Është një periudhë e rëndësishme për anën emocionale, jetën personale e erotike ku rreziqet janë mosvlerësimi i saktë i situatave. Është periudhë shumë pozitive për ata që merren me krijimtari, por jo për të shpenzuar për realizimin e një vepre. Nëse keni në dorë një investim të madh, lëreni për në janar.

Virgjëresha – Hëna e re në Shigjetar nxjerr në pah problemet e 21 shtatorit me eklipsin në shenjën tuaj dhe ndikohen më shumë të lindurit në 10-ditëshin e shenjës suaj, Binjakëve, Shigjetarit dhe Peshqve. Duhet të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet personale, bashkëpunime e problemet familjare. Mund të doni të bëni ndryshime në shtëpi, në vendin ku veproni, në punë dhe disa ngjarje mund të vijnë nga faktorë të jashtëm dhe tani jeni në fund të zgjidhjes së tyre. Sa u përket marrëdhënieve personale, kujdes me ata që iu afrohen, vlerësojini si duhet dhe nxirrni mësime nga 2025 dhe e kaluara. Kujdes me anën psikologjike dhe kanalizoni energjinë e ditëve në një tryezë në shtëpi.

Peshorja – Marsi në Bricjap fokusohet te familja, shtëpia dhe jeta personale. Në familje është një periudhë shumë e mirë për punime e rregullime në shtëpi. Kujdes, mos ekspozoni veten dhe mos bëni gjëra që mund të krijojnë aksidente të vogla. Mos hapni probleme e debate në shtëpi që mund të ndikojnë në anën emocionale. Hëna e re në Shigjetar sjell fillime të reja në marrëdhënie, bashkëpunime dhe mund të promovoni punën përmes kontakteve, të udhëtoni, por jini të kujdesshëm në përditshmëri dhe të përpiktë. Jini të përgjegjshëm dhe në marrëdhëniet personale nuk është nevoja të bëni një zgjedhje jo të duhur.

Akrepi – Sfera financiare dhe gjithçka lidhet me xhepin tuaj është ana kryesore. Keni të ardhura, por edhe shpenzime. Hëna e re në Shigjetar përbën një fillim të vogël në sferën financiare, nxjerr disa probleme të shtatorit dhe s’është momenti për investime me shumë para. Duhet të shpenzoni aq sa duhet dhe bëjeni në mënyrë të organizuar. Me Marsin në Bricjap, favorizohet veprimtaria juaj dhe mund të veproni me organizim, programim e strategji.

Shigjetari – Një periudhë e rëndësishme për ju, jeni entuziast dhe është pozitive, por kërkohet të keni të kujdesshëm në fillimet e planet e reja në akset kryesore të jetës. Janë fillime që lidhen me familjen, shtëpinë, disa probleme që janë në fund dhe gjëra të mira ju presin nga 2026. Kini kujdes në marrëdhënie, biseda e kontakte dhe gjithçka do të shkojë mirë. Është periudhë që sjell të ardhura, por edhe shpenzime aty ku s’e prisni.

Bricjapi – Do të jeni shumë aktivë, do të veproni me disiplinë, organizim dhe veprimtaria do të japë rezultate. Jini të kujdesshëm me mënyrën si i kërkoni gjërat, mund të irritoni apo presiononi të tjerët pa e kuptuar. Bëjini gjërat me takt dhe jo të nxituara sepse mund të krijojë një situatë konflikti apo një incident. Është momenti që planet t’i bëni në intimitet, t’i organizoni sa më mirë dhe të veproni nga java që vjen e sidomos në janar që do të jetë muaj shumë i mirë për ju. Fokusohuni në jetën intime, personale, qëndroni me të dashurit, çlodhuni dhe shmangni prapaskenat.

Ujori – Një periudhë aktive në jetën sociale dhe sferën financiare, ku duhet të jeni të kujdesshëm. Mos shpenzoni më tepër se duhet të shkoni diku, mos merrni vendime të nxituara për një projekt. Mund të veproni për një plan që e keni të mirorganizuar. Mund të keni pak ankth, mund të jeni më të shqetësuar, nuk flini rehat ndaj përpiquni të kaloni bukur.

Peshqit – Një periudhë shumë e rëndësishme sepse jeni një nga shenjat më të ndikuara që nxjerr në pah jo vetëm probleme me marrëdhëniet e bashkëpunimet, por edhe me çështjet sociale e profesionale. Jini të aktivizuar në jetën sociale, pranoni ftesat dhe do të gjeni atë që kërkoni. Jini korrektë në punë, me këmbë në tokë dhe miqtë do të jenë pranë jush për t’ju ndihmuar.

Related Posts

“Sytë nuk gënjejnë…”/ Upss, Miri trazon rrjetin me këtë koment (Foto)
TvShow

“Sytë nuk gënjejnë…”/ Upss, Miri trazon rrjetin me këtë koment (Foto)

April 30, 2026

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në BBVA, Miri ka arritur të tërheqë vëmendjen e ndjekësve përmes një postimi të...

Read moreDetails
“Fap, fap…”/ Mimoza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë Ramës
TvShow

“Fap, fap…”/ Mimoza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë Ramës

April 30, 2026

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti vazhdon të dhurojë spektakël dhe të vërtetojë se është një nga personazhet më origjinalë të “Ferma VIP...

Read moreDetails
Menaxhoni me kujdes financat . Horoskopi për ditën e enjte, 30 prill 2026
TvShow

Menaxhoni me kujdes financat . Horoskopi për ditën e enjte, 30 prill 2026

April 30, 2026

Dashi Po kaloni një periudhë dinamike, plot lëvizje, takime dhe përvoja të reja. Do të ndiheni më të hapur ndaj...

Read moreDetails
Hapet një kapitull i ri në maj 2026/ Dashuri, karrierë dhe vendime që ndryshojnë gjithçka
TvShow

Hapet një kapitull i ri në maj 2026/ Dashuri, karrierë dhe vendime që ndryshojnë gjithçka

April 29, 2026

Maji 2026 pritet të sjellë ndryshime të dukshme në jetën personale dhe emocionale të shumë njerëzve, sipas parashikimeve astrologjike. Muaji...

Read moreDetails
Mundësi dhe fillime të reja, tri shenjat më me fat të zodiakut për muajin maj
TvShow

Mundësi dhe fillime të reja, tri shenjat më me fat të zodiakut për muajin maj

April 29, 2026

Je në qendër të vëmendjes në maj të vitit 2026, me parashikime mujore që sjellin mundësi, zgjime emocionale dhe fillime...

Read moreDetails
Hëna e Plotë e majit trondit fatin: shenja e horoskopit që duhet të bëjë shumë kujdes
TvShow

Hëna e Plotë e majit trondit fatin: shenja e horoskopit që duhet të bëjë shumë kujdes

April 29, 2026

Maji i vitit 2026 nis me një zhvillim astrologjik që pritet të ndikojë ndjeshëm te energjia dhe balancat për disa...

Read moreDetails
Tregoni durim në dashuri .Horoskopi për ditën e sotme, 29 Prill 2026
TvShow

Tregoni durim në dashuri .Horoskopi për ditën e sotme, 29 Prill 2026

April 29, 2026

Dashi Do ta përballoni ditën me shumë energji, vendosmëri dhe dëshirë për të vepruar. Në punë mund të shfaqen mundësi...

Read moreDetails
Sërish zjarr në Tiranë, flakët përfshijnë një apartament në rrugën “Jordan Misja”
TvShow

Sërish zjarr në Tiranë, flakët përfshijnë një apartament në rrugën “Jordan Misja”

April 29, 2026

Një apartament në katin e 5-të është përfshirë nga flakët pranë burgut 313. Burime nga zjarrfikësja bëjnë me dije se...

Read moreDetails
Vanesa dhe Indri në momente int*me në Ferma VIP (Video)
TvShow

Vanesa dhe Indri në momente int*me në Ferma VIP (Video)

April 29, 2026

Pas shumë debatesh, aludimesh dhe presionesh nga banorët e tjerë, më në fund ka ardhur momenti i shumëpritur. Vanesa dhe...

Read moreDetails
3 shenja të zodiakut që do ta shohin fatin e tyre të ndryshojë plotësisht në muajin maj 2026
TvShow

3 shenja të zodiakut që do ta shohin fatin e tyre të ndryshojë plotësisht në muajin maj 2026

April 28, 2026

Maji pritet të sjellë zhvillime të reja për tre shenja, të cilave do t’u ndryshojë ndjeshëm rrjedha e jetës. Maji...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×