Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Nga Anila Kalleshi: Nuk jane fasule: Ky eshte ushqimi qe ul rrezikun e diabetit dhe kolesterolin

December 8, 2025
in Keshilla AI
5
VIEWS

Gjatë një studimi të publikuar tek revista Clinical Nutrition shkencëtarët ndoqën dietat e më shumë se 300 personave të cilët nuk shfaqen diabet për më shumë se 4 vite.

Ata zbuluan se personat me konsumim të lartë të bishtajoreve, sidomos thjerrëzat, ishin më pak të rrezikuar nga diabeti.

Zëvendësimi i gjysmë racione me vezë, bukë, oriz ose patatet me thjerrëzat çdo ditë ndihmon gjithashtu në uljen e rrezikut për zhvillimin e diabetit. Të gjitha llojet bishtajoreve, përfshirë këtu thjerrëzat, fasulet, bizelet etj, janë të pasura në fibra dhe janë një burim i mirë i proteinave.

1. Thjerrëzat ulin kolesterolin
Thjerrëzat ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak, sepse përmbajnë nivele të larta të fibrës së tretshme.

TëFundit

Kanella erëz dhe ‘ilaç’, efekte magjike për shumë sëmundje / Altin Joka tregon si të zgjidhni kanellën më të mirë në treg

Kanella erëz dhe ‘ilaç’, efekte magjike për shumë sëmundje / Altin Joka tregon si të zgjidhni kanellën më të mirë në treg

June 10, 2026
Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

June 6, 2026

Ulja e kolesterolit zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru, sepse mungesa e kolesterolit nënkupton arterie të pastra.

2. Thjerrëzat sigurojnë shëndetin e zemrës

Shumë studime kanë treguar që ngrënia e ushqimeve të pasura me fibër, siç janë thjerrëzat ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Thjerrëzat janë një burim i shkëlqyer i folatit dhe magnezit, dy elemente jetësorë për shëndetin e zemrës. Folati ul nivelet e homocisteinës, një aminoacid i rrezikshëm për zemrën. Magnezi përmirëson qarkullimin e gjakut, oksigjenit dhe ushqyesve të tjerë nëpër të gjithë trupin. Nivelet e ulëta të magnezit kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me sëmundjet e zemrës, ndaj nëse hani thjerrëza, zemra juaj do të jetë e lumtur.

3. Thjerrëzat përmirësojnë tretjen

Fibra e patretshme që gjendet tek thjerrëzat parandalon konstipacionin dhe çrregullime të tjera me tretjen siç është sindroma e zorrës së irrituar dhe divertikuloza.

4. Ekuilibrojnë nivelin e sheqernave në gjak

Vlerat e fibrës në organizëm janë të shumta. Fibra e tretshme kufizon aktivitetin e karbohidrateve, ngadalëson tretjen e tyre dhe ekuilibron nivelet e sheqerit në gjak. Hapa të tillë janë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti, rezistenca ndaj insulinës apo hipoglicemia

5. Burim i pasur proteinash

Nga të gjitha bimët bishtajore dhe arrorët, thjerrëzat zënë vendin e tretë për nga sasia e proteinave që përmbajnë. 26 përqind e kalorive të thjerrëzave i atribuohen proteinës, rrjedhimisht këto produkte janë një burim i shkëlqyer proteinash që duhen shfrytëzuar nga vegjetarianët dhe veganët.

Thjerrëzat rrisin nivelet e energjisë falë fibrës dhe karbohidrateve komplekse. Thjerrëzat janë gjithashtu një burim i pasur hekuri që transporton oksigjenin në organizëm dhe është thelbësor për prodhimin e energjisë dhe metabolizmin.

7. Ndihmon me rënien në peshë

Ndonëse thjerrëzat përmbajnë fibra, proteina, minerale dhe vitamina, ato kanë pak kalori dhe praktikisht nuk kanë kurrfarë yndyre. Një filxhan me thjerrëza të gatuara përmban 230 kalori, e megjithatë pasi i ke ngrënë ndihesh i/e ngopur dhe i/e kënaqur.

Fakte interesante për thjerrëzat

–Në fenë Hebraike, thjerrëzat konsiderohen si një ushqim për njerëzit që janë në zi, sepse forma e tyre e rrumbullakët simbolizon rrethin e jetës.
–Thjerrëzat janë zbuluar edhe në varret e lashta të Egjiptit që datojnë që nga viti 2400 Para Krishtit.
–Për shekuj me radhë, thjerrëzat janë konsideruar si ushqimi i të varfërve.
–Në botë gjenden varietete të ndryshme të thjerrëzave të cilat kanë ngjyrë kafe, të verdhë, të zezë, portokalli, të kuqe dhe të gjelbër. Anila Kalleshi

Tags: anila kalleshi

Related Posts

Kanella erëz dhe ‘ilaç’, efekte magjike për shumë sëmundje / Altin Joka tregon si të zgjidhni kanellën më të mirë në treg
Keshilla AI

Kanella erëz dhe ‘ilaç’, efekte magjike për shumë sëmundje / Altin Joka tregon si të zgjidhni kanellën më të mirë në treg

June 10, 2026

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin...

Read moreDetails
Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Keshilla AI

Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

June 6, 2026

Shumë njerëz kanë zakon të pinë kafe ose çaj në mëngjes me stomak bosh. Kjo është mënyra më e lehtë...

Read moreDetails
Mrekullitë e fshehura të farës së zezë, shërben për 200 sëmundje / Altin Joka ju tregon: Ja si t’a përdorni
Keshilla AI

Mrekullitë e fshehura të farës së zezë, shërben për 200 sëmundje / Altin Joka ju tregon: Ja si t’a përdorni

June 6, 2026

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia, Altin...

Read moreDetails
Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit, ja disa mënyra për ta marrë magnezin pa pasur nevojë për suplemente
Keshilla AI

Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit, ja disa mënyra për ta marrë magnezin pa pasur nevojë për suplemente

June 5, 2026

Suplementet me magnez janë ndër më të përdorurat dhe sipas The Washington Post kjo nuk është rastësi. Ekspertët thonë se...

Read moreDetails
Keto jane 3 shenjat kryesore qe nuk duhen anashkaluar te cilat tregojne se problemet me veshkat kane fìlluar
Keshilla AI

Keto jane 3 shenjat kryesore qe nuk duhen anashkaluar te cilat tregojne se problemet me veshkat kane fìlluar

May 30, 2026

Një pjesë e madhe e njerëzve i neglizhojnë dhe nuk i kuptojnë në kohë simptomat e para të sëmundjeve të...

Read moreDetails
Blerina Bombaj: Pas 20 vitesh përvojë dhe kërkime, kjo është këshilla më e vyer për ju
Keshilla AI

Blerina Bombaj: Pas 20 vitesh përvojë dhe kërkime, kjo është këshilla më e vyer për ju

May 27, 2026

Nese do me kerkohej te jepja vetem nje keshille kjo do te ishte ajo me e rendesishmja sipas mendimit tim....

Read moreDetails
Çfarë duhet të dini për hipertensionin, si t’a kurojmë, ushqimet që duhet të konsumojmë dhe si mund të shpëtojmë një njeri që rrezikon jetën nga tensioni i lartë
Keshilla AI

Çfarë duhet të dini për hipertensionin, si t’a kurojmë, ushqimet që duhet të konsumojmë dhe si mund të shpëtojmë një njeri që rrezikon jetën nga tensioni i lartë

May 26, 2026

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin...

Read moreDetails
Vlerat magjike të qepës, ilaç për këto sëmundje! Altin Joka tregon sa dhe si duhet ta konsumoni
Keshilla AI

Vlerat magjike të qepës, ilaç për këto sëmundje! Altin Joka tregon sa dhe si duhet ta konsumoni

May 21, 2026

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia, Altin...

Read moreDetails
Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë çdo ditë? Përfitimet dhe rreziqet që duhet të dini
Keshilla AI

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë çdo ditë? Përfitimet dhe rreziqet që duhet të dini

May 20, 2026

Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim dhe mjekësinë popullore. Sipas ekspertëve të ushqyerjes,...

Read moreDetails
Vitaminat që çdo grua duhet të marrë çdo ditë, mësoni se cilat janë
Keshilla AI

Vitaminat që çdo grua duhet të marrë çdo ditë, mësoni se cilat janë

May 19, 2026

Gratë dhe vajzat duhet të tregojnë kujdes për ushqyesit e nevojshëm në çdo fazë të jetës së tyre. Nevojat për...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.