Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result
Home Të Fundit

‘Larje hesapesh’ këtë javë, Meri Shehu G0DET me parashikimin që bënë ‘Nesër kap ç’të kapësh…’

January 13, 2025
in Të Fundit
350
VIEWS

Hëna e plotë në Gaforre është ngjarja kryesore astrologjike e javës që do të na bëjë emocionalë, të ndjeshëm dhe intuitivë. Kjo henë zhvillohet gjatë sezonit të Bricjapit që është shenja e kundërt e Gaforres ndaj do të ndiejmë fuqinë e saj.

 

Gjithçka do të ndriçohet prej saj, por njëkohësisht duhet të tregojmë kujdes sepse Marsi është i kundërt në të njëjtën shenjë. Në parashikimin e javës për “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu cilëson 4 shenjat më të ndikuara dhe thekson se dita e nesërme duhet të na bëjë vigjilentë.

TëFundit

Cdo ditë e më nxehtë! Temperatura të larta ditën e nesërme, ja sa pritet të shënojë termometri

June 12, 2025

Në vetëm pak orë dy persona vr*sin veten, 28-vjeçari i jep fund jetës në oborrin e shtëpisë!

June 12, 2025

Meri Shehu: Kjo është java e hënës së plotë në Gaforre, është nesër dhe merrini mirë masat sepse është një hënë e plotë që ka të bëjë me ndjeshmërinë me njerëzit e afërt dhe ndjeshmërinë familjare, por që merr pjesë edhe Marsi i kundërt në Gaforre që na lidh me të kaluarën. Nëse ka njerëz që i ka lodhur e kaluara dhe nuk i kanë ndarë mirë llogaritë me të kaluarën, thirren që nesër t’i lajnë këto llogari, të sqarohen dhe është kryqi i shenjave kardinale, Dash, Gaforre, Peshore dhe Bricjap që do të marrin më shumë pjesë në këtë larje hesapesh me veten ose gjërat që duan të sqarojnë njëherë e mirë. Është moment delikat sepse janë çështje delikate. Nesër është edhe Afërdita në Peshk në katërkëndësh me Jupiterin në Binjak që do të thotë se tradhtohemi, abuzojmë më shumë sesa duhet, llastohemi, bëhemi euforikë më shumë sesa na takon në një çështje personale. Nesër është një ditë “kap ç’të kapësh”, por kujdes se po u kape…

 

Dashi – 2 yje

Kanë një sqarim me çështjet familjare ose me dikë të afërm, një biznes familjar që komplikohet ose një pengesë nga e kaluara që rikthehet. Shpresoj mos të ketë të bëjë me çështje shëndetësore ose ndjeshmëri të mëdha. Drita e hënës së plotë mund t’i japë një qartësi problemit sepse pastaj është thuajse i zgjidhur. Kujdes nesër në çështjet ekonomike sepse do të kërkojnë gjithçka dhe mund të humbasin gjithçka.

Demi – 3 yje

Hëna e plotë në Gaforre ua jep këto, por duhet të sqarojnë pasiguritë dhe thashethemet që kanë krijuar problem në jetën e përditshme, në komunikim me dikë të afërt dhe i kanë komplikuar shumë psikologjikisht dhe mendërisht. Një projekt pune, udhëtim, kontakt me jashtë ose çështje ligjore mund të rikthehet nga e kaluara ose në rastin më të mirë, të zgjidhet. Pra mund të dalë si ngërç përpara dhe ata detyrimisht duhet ta zgjidhin.

Binjakët – 4 yje

Afërdita nesër bën një lidhje jo të mirë me Jupiterin në shenjën e tyre, por ka raste që asgjë s’është e prerë me thikë. Mund të ketë një ditë dashurie nesër, ofertash që mund ta shfrytëzojnë për punë dhe projekte, por nëse s’e vlerësojnë siç duhet mund të humbasin një rast, investim, njeri të mirë kështu që duhet të ruajnë ekuilibrin. Balanca do të jetë motoja e tyre në këtë periudhë.

Gaforrja – 4 yje

Hëna e plotë është nesër në shenjën tuaj, por në të merr pjesë Marsi i kundërt që do të thotë se vijnë njerëz dhe situata nga e kaluara që duhen zgjidhur, takuar, riparë dhe risqaruar. Është moment i ndjeshëm në jetën personale dhe të njerëzve të tyre të afërt.

Luani – 2 yje

Hëna e plotë në shtëpinë e 12-të për ta nuk është simboli më i mirë, por do të merren shumë me një çështje pune, shëndetësore, prapaskene ose dëshirë që duan ta realizojnë nga e kaluara, u ka ngelur si tentativë dhe do të bëjnë gjithçka që kjo dëshirë t’u realizohet. Mund të kenë edhe një risk ose të harxhojnë më shumë energji.

Virgjëresha – 3 yje

Nesër mund të merren me çështje të rëndësishme ekonomike ose pune. Janë me Jupiterin në Binjak në zenith të shenjës së tyre, nga shenjat më me fat për këtë vit. Nesër i kundërshton pak Afërdita, por kjo do të thotë që duhet të hedhin pak sytë nga një ndjeshmëri erotike, pune, investimi, takim dhe një njeri që vjen nga e kaluara në jetën e tyre që duhet ta takojnë.

Peshorja – 3 yje

Është kryqi i shenjave kardinale q do të preken direkt nga hëna e plotë në Gaforre. Do të bëhet një luftë, përballje, por tashmë duhet të zgjidhin njëherë e mirë situatat me të kaluarën ose që i kanë lodhur. Është një moment që thonë “mjaft” dhe tashmë e dinë aftësinë e tyre për një përballje t fundit.

Akrepi – 4 yje

U është kthyer fati sepse Mërkuri i kundërt në Gaforre rikthen situata me komunikimet me jashtë, oferta për një punë, studime, takim me një njeri të rëndësishëm, zhvillime në çështjet e karrierës për një projekt të rëndësishëm, sidomos që lidhen me kontaktet me jashtë apo udhëtim që s’e kanë realizuar siç kanë dashur më përpara dhe tashmë duan ta çojnë deri në fund. Ndonjë martesë apo fejesë e dytë sepse kthehet Marsi i kundërt, dikush kthehet nga e kaluara dhe u plotëson çfarë mungonte.

Shigjetari – 2 yje

Hëna e plotë në Gaforre do të thotë kujdes në çështjet ekonomike sepse rezervuari i tyre nuk është mbushur siç duket, ka një pengesë që e shqetëson sigurinë. Do të bëjnë një tentativë të rregullojnë prapambetjet nga e kaluara ose të gjejnë ku është gabimi që nuk po ecin siç duhet. Kujdes shëndetin dhe një armik të fshehtë.

Bricjapi – 2 yje

Do të kujtohen që janë shumë të lodhur, të stresuar dhe do të bëjnë një revolucion që mund të jetë pak si me mullinjtë e erës sepse kanë disa problematika që Marsi i kundërt në Gaforre i sulmon më shumë sesa duhet, ekzagjeron problemet dhe gabimet e tyre. Lufta e Bricjapëve është pak pa rezultat. Kujdes në martesë dhe në bashkëpunime, rikthehen probleme ose projekte nga e kaluara që duhet t’i shikoni me kujdes.

Ujori – 3 yje

U kthehet një kënaqësi në jetën e përditshme, rutina e tyre mbushet me eksperimente, aventura, situata të mira, rikthehet një propozim pune, dikush nga e kaluara në jetën personale. Një çështje ekonomike nesër shkon shumë mirë ose shumë keq, s’ka vijë të mesme.

Peshqit – 4 yje

Afërdita në shenjën e tyre i ëmbëlson sado që është Saturni në shenjën e tyre dhe mund të kenë oferta të mira pune dhe në jetën personale. Hëna e plotë në Gaforre, sado e vështirë dhe luftarake që është u jep një shans në dashuri që të dinë si ta kërkojnë dhe çfarë vjen rreth tyre. Nuk është një nga shenjat më të favorizuara, por të paktën nëse ka mbaruar bakllavaja e Vitit të Ri, ka ngelur një copë që janë Peshqit.

Tags: HoroskopiMeri shehu

Related Posts

Të Fundit

Cdo ditë e më nxehtë! Temperatura të larta ditën e nesërme, ja sa pritet të shënojë termometri

June 12, 2025

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe...

Read moreDetails
Të Fundit

Në vetëm pak orë dy persona vr*sin veten, 28-vjeçari i jep fund jetës në oborrin e shtëpisë!

June 12, 2025

Një tjetër rast tragjik është regjistruar në Fier, ku një tjetër person i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur....

Read moreDetails
Të Fundit

Hëna luleshtrydhe e Qershorit sjell ndryshime jetësore për këto shenja të horoskopit!

June 12, 2025

Hëna e plotë e qershorit, e quajtur “Hëna e luleshtrydhes”, lind më 11 qershor në Shigjetar, që do të thotë...

Read moreDetails
Të Fundit

E trishtë! Shënohet v*ktima e parë e këtij sezoni në plazh, dalin detajet

June 12, 2025

Shënohet viktima e parë e këtij sezoni plazhi.   Rreth orës 10:00, në Qerret të Kavajës, dyshohet se ka pësuar...

Read moreDetails
Të Fundit

Nuk kanë fund lajmet e trishta! Ndodh në vend, një person i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i dytë i banesës!

June 12, 2025

Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur kësaj radhe në Fier teksa një 65-vjeçar i ka dhënë fund...

Read moreDetails
Të Fundit

I vr*u të atin mbrëmjen e djeshme, flet vajza e v*ktimës ‘Qielli e toka të bëhen bashkë ne nuk e falim…’

June 12, 2025

Në një prononcim për gazetarin Enver Doçi, vajza e Selim Velsulës, i cili u masakrua me thikë nga kushëriri i...

Read moreDetails
Të Fundit

Për tu duartrokitur! Shqiptari kthehet hero në Greqi, shpëton dy fëmijë që po mb*teshin ne lume

June 12, 2025

Një emigrant shqiptar në Greqi është bërë hero, pasi ka shpëtuar nga mbytja dy adoleshentë, që kishin hyrë për tu...

Read moreDetails
Të Fundit

Trazohet rrjeti! Sara Hoxha dhe Ledri Vula sërish në krahët e njëri-tjetrit? Ish cifti nisin pushimet bashkë

June 12, 2025

Një lidhje e re e Sara Hoxhës është thashethem i ditëve të fundit në media rozë. Ndonëse nuk ka bërë...

Read moreDetails
Të Fundit

Tradhëtia do ju lëndojë! Këto 3 shenja të përgaditen për ‘th*kë pas shpine’ nga të dashurit e tyre

June 12, 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite planetët do ju bëjnë më energjikë dhe mezi do prisni të vini në jetë çdo...

Read moreDetails
Të Fundit

‘Motër e vr*va me…’ Ngjarja e rëndë në fshatin Xibër, zbardhen detaje të reja! Zbulohet autori?

June 12, 2025

Dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Xibër të bashkisë Klos, ku 65-vjeçari Selim Velsula...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.