Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Universi “sy e veshë” këtë javë! Chrysanthi Kalogeri këshillon shenjat: Urimet do të bëhen realitet

November 17, 2025
in ShowBizi
23
VIEWS

Ngjarja më e rëndësishme astrologjike e javës është hëna e re në shenjën e Akrepit.

Çdo hënë e re sjell fillime dhe energji të reja.

Nëse këtu shtojmë shenjën e Akrepit, gjithçka lidhet me rilindjen, zbulimin e sekreteve e dëshirave më të forta.

Kjo është java kur duhet t’i pranojmë dëshirat tona sepse universi është duke na dëgjuar, duhet t’i vëmë në jetë dhe të realizojmë ato që duam më shumë. I gjithë thelbi është të tregohemi plotësisht vetvetja.

TëFundit

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026
“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

June 13, 2026

Sigurisht, asnjë nga këto s’mund ta bëjmë pa dëgjuar parashikimin e astrologes së programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Chrysanthi Kalogeri.

Ajo ka këshilla për të gjitha shenjat, të cilat i presin ngjarje të rëndësishme, të papritura, por edhe përparim në çështjet që kanë rëndësi për to.

Chrysanthi Kalogeri: Kemi një hënë të re në Akrep në datën 20 nëntor. Kemi një javë interesante, me gjëra pozitive, por edhe që do të na befasojnë. Në datat 20-22, ka të papritura nga faktorë të jashtëm, ngjarje në nivel botëror që mund të lidhen me zhvillime financiare. Hëna e re do të ndikojë deri në 20 dhjetor.

Në datën 20, të gjithë ata që do të marrin një lajm, informacion, këshillë apo do të kenë një takim, duhet t’i japin rëndësi, mos të reagojnë dhe të nxjerrin konkluzionet e duhura që do të shërbejnë për periudhën në vijim.

Fundi i javës është i dobishëm me kontakte, biseda e komunikime që do të na hyjnë në punë në vazhdim. Duhet të kemi kujdes me çfarë urojmë këtë javë sepse mund të bëhen realitet.

Më të ndikuarit janë Akrepi ku gjërat janë në antitezë e në zhvillim, Demi që s’duhet të reagojë, sidomos të lindurit në ditët e fundit të shenjës dhe Ujori e Luani.

Më të favorizuarit janë Gaforrja dhe Peshqit, por edhe Virgjëresha, Bricjapi e Demi.

Demi duhet t’i kontrollojë mirë gjërat, të ruajë ekuilibrin e gjakftohtësinë ku do të shohin përparim e stabilitet në jetën e tyre. Zhvillimet e periudhës do të përcaktojnë disi të ardhmen.

 

Dashi – Java premton zgjidhje të çështjeve që ju shqetësojnë dhe stabilitet në jetën tuaj. Do të keni mbështetje nga prindërit ose njerëzit me pozitë që mund t’ju ofrojnë ndihmën që kërkoni. Do të zgjidhni çështje të lidhura me pronën ose një trashëgimi. Në këtë periudhë duhet të përqendroheni në sferën financiare, sidomos te detyrimet ndaj të tjerëve ku mund të bëni një bashkëpunim financiar, por shmangni një iniciativë që përmban një risk të madh ekonomik. Fundjava ju ofron kushtet që të përfitoni nga bisedat, do të keni informacione të vlefshme për synimet e qëllimet tuaja.

Demi – Jeni nga më të ndikuarit e periudhës dhe duhet të përqendroheni në marrëdhënie e bashkëpunime. Shmangni konfliktet në datën 20, sidomos nga data 19-29 nëntor ku do të keni edhe rikthimin e së kaluarës. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës janë para disa ndryshimeve që i kanë në dorë për t’i realizuar. Mos reagoni pa menduar dhe në emër të një lirie që kërkoni. Lajmet, bisedat e të dhënat e datës 20, vlerësojini, por mos reagoni menjëherë. Do të keni mbështetje të fuqishme nga rrjeti social që ju hap rrugë të reja që sjellin perspektiva në jetën tuaj. Do të keni takime interesante me miqtë për t’u argëtuar. Jini aktivë, por kontrolloni reagimet.

Binjakët – Përqendrohuni në përditshmëri dhe përvishjuni punës. Me Mërkurin në prapavijë në Akrep, riorganizoni veprimtarinë, kujdesuni për shëndetin dhe gjeni kohën për t’u çlodhur. Nga data 22 nis një periudhë që duhet të fokusoheni te marrëdhëniet e bashkëpunimet. Me hënën e re mund të gjeni një punë, të ngriheni në detyrë, të shpërbleheni, ndërsa në datën 20-22 kujdes me çfarë flisni e thoni për veten sepse mund të shfrytëzohet nga të tjerët dhe të krijojë prapaskena të dëmshme. Në fundjavë ka biseda që ju interesojnë dhe çështje financiare lidhur me bashkëpunëtorët ose partnerin.

Gaforrja – Jeni në një periudhë të favorshme për planet personale dhe zhvillimin në karrierë ose krijimtarinë. Kjo do të vazhdojë nga sot e gjatë gjithë javës. Do të afroheni me njerëzit pranë jush, do të përforconi marrëdhënien, mund të planifikoni të ardhmen, të realizoni një ëndërr dhe të keni shanse për një marrëdhënie të re që do të marrë përmasa pozitive e do të sjellë stabilitet. Tregohuni të përmbajtur në shpenzimet për të kënaqur të dashurit. Nga data 19-29 mos lini të kaluarën ose mendimet të prishin klimën e bukur për ju. Më të ndikuarit janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës.

Luani – Java vendos theksin në shtëpi, në pronë, në problemet me familjen, diçka që mund të dalë nga e kaluara. Nëse ruani gjakftohtësinë dhe nuk reagoni në datat 20-22, zhvillimet do të jenë pozitive dhe do të realizohen ndryshimet. Vlerësoni situatat dhe përfitoni që të arrini qëllimet profesionale që do të sjellin rezultate në të ardhurat tuaja. Mund të ndryshoni shtëpi, zyrë ose vendin. Më të ndikuarit jeni të lindurit në ditët e fundit të shenjës ku keni disa ndryshime që do t’i përfundoni dhe do të gjeni qetësinë. Mund të bëni shitblerje në këtë periudhë. Nga data 19-29 do të keni disa pengesa e vonesa, por jo anulime përfundimtare. Ruani qetësinë deri në datën 22 dhe përfitoni nga shanset në jetën personale në fund të javës.

Virgjëresha – Keni përpara një javë shumë aktive, me takime, lëvizje e biseda shumë frytdhënëse. Ndoshta mund të kenë të bëjnë me njerëz që keni kohë pa i takuar, që jetojnë larg dhe të bëni biseda serioze që do të japin fryte në jetën tuaj. Keni shanse për mbështetje e ndihmë nga rrjeti shoqëror dhe për të krijuar një lidhje të re emocionale. Nuk duhet të ndikoheni nga dështimet e së kaluarës, por as të mbivlerësoni njerëzit që do të paraqiten në rrugën tuaj. Kujdes me veprimet tuaja, çdo gjë që do të bëni duhet të jetë brenda normave ligjore e me hapa të sigurt. Fundjava ju krijon shanse për të marrë informacionet që ju duhen lidhur me punën, shtëpinë dhe jetën personale.

Peshorja – Në këtë periudhë, e rëndësishme është sfera financiare ku do të shikoni se keni të ardhura, burime, lëvizje të vazhdueshme që është e suksesshme. Nga data 19-29 mund të merrni të ardhura që ju detyrohen të tjerët, por të keni edhe vonesa e pengesa, por jo bllokime. Duhet të shihni përpara, të përqendroheni në suksesin në jetën profesionale e sociale dhe të organizoni jetën e përditshme. Nga data 20 mund të promovoni çdo gjë që ju intereson. Mos bëni shpenzime të tepërta dhe jepini rëndësi lajmeve në datën 20.

Akrepi – Periudha e java ju përkasin sepse hëna e re do të sjellë zhvillime, sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Duhet të përqendroheni te vetja, të rinovoni pamjen tuaj dhe planet e synimet tuaja. Përqendrohuni te e ardhmja dhe jeta personale e investimet. Mbroni marrëdhëniet që ju interesojnë, ruani ekuilibrat dhe mos reagoni ndaj provokimeve në datat 20-22. Pranoni ndryshimet, por mos dilni nga planet tuaja. Periudha premton zhvillim, përparim dhe stabilitet. Përfitoni nga situatat e së kaluarës, nxirrni konkluzione dhe shmangni keqkuptimet.

Shigjetari – Është momenti të rishikoni situatat dhe zhvillimet e deritanishme, të nxirrni përfundime, të korrigjoni që hapi i radhës të vendosë gjithçka në zbatim. Ata që kanë disa probleme, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë, duhet të bëjnë takime kokë më kokë për të marrë këshilla e mbështetje pa qenë në dijeni të tjerët. Kjo ndihmë mund të lidhet me çështje ligjore, plane për të ardhmen, shtëpinë apo jetën personale. Gjërat mund t’ju befasojnë gjatë datave 20-22, por mos dilni nga planet. Gjeni kohë për shëndetin dhe çlodhuni sepse jeni shumë aktivë. Fundjava sjell biseda shumë interesante dhe mbështetjen që kërkoni.

Bricjapi – Duhet të shihni punën, karrierën, synimet përmes realizimit të një projekti kolektiv apo ku ju nevojitet mbështetje nga njerëz më të fuqishëm. Do ta gjeni përmes bisedave e kontakteve, duhet të mendoni e të veproni për të bërë bashkëpunime frytdhënëse që të realizoni planet e qëllimet. Nëse duhet të ndërmerrni një iniciativë financiare me buxhet të madh, mendohuni mirë dhe mos veproni në datat 20-22. Shqetësimet nga jeta emocionale dhe fëmijët janë të përkohshme, mjafton të reagoni me qetësi. Përfitoni në datat 19-29 për takime të rëndësishme, zgjidhje të së kaluarës dhe realizime të planeve e qëllimeve.

Ujori – Java është shumë e rëndësishme për karrierën, jetën sociale dhe zhvillimet në lidhje me fëmijët, ku një pjesë të ndryshimeve e keni ju në dorë. Keni mundësi për një bashkëpunim profesional, përfitim ekonomik, mjafton që të ruani gjakftohtësinë dhe mos të reagoni bazuar te dëshirat e qëllimet tuaja duke iu imponuar të tjerëve atë që doni, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë që duhet të jenë të kujdesshëm. Këta të fundit do të bëjnë ndryshimet që duan, por duhet të kenë kujdes ndaj problemeve të papritura shëndetësore.

Peshqit – Jeni në një fazë shumë pozitive. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë janë në fund të disa vështirësive që do ju stimulojnë. Hëna e re sjell zhvillime pozitive për të lindurit në ditët e fundit të shenjës ku do të kenë shanse për të vendosur për të ardhmen e afërt, një fejesë ose martesë, çështje të lidhura me studimet, hapet një trajektore me perspektivë. Këshillohuni me njerëz kompetentë nëse keni dyshime për lëvizjet tuaja. Jini aktivë në jetën sociale dhe profesionale ku duhet të tregoni aftësitë. Mos u nxitoni nga reagimi i të tjerëve në datat 20-22. Mund të keni takime të papritura dhe në datat 19-29 kujdes në çdo marrëdhënie, shmangni keqkuptimet dhe mund të riparoni marrëdhëniet e tronditura apo në krizë. Merrni përgjegjësinë që duhet dhe qëndroni me këmbë në tokë. Një ëndërr juaja mund të bëhet realitet.

Tags: Chrysanthi KalogeriHoroskopi

Related Posts

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës
ShowBizi

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026

Astrologia Chrysanthi Kalogeri bëri edhe këtë javë në emisionin “Shije Shtëpie” parashikimin e saj për frymën e përgjithshme të së...

Read moreDetails
“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”
ShowBizi

“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

June 13, 2026

Pas aludimeve të shumta në rrjet se ishte larguar nga studioja e “Ferma VIP 3” me vendim të produksionit, ka...

Read moreDetails
Finalistët e Ferma VIP shohin pamjet e protestave, ja reagimi i tyre (Video)
ShowBizi

Finalistët e Ferma VIP shohin pamjet e protestave, ja reagimi i tyre (Video)

June 13, 2026

Vetëm dy ditë para finales së madhe të “Ferma VIP 3”, finalistët kanë marrë për herë të parë informacione nga...

Read moreDetails
Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur
ShowBizi

Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

June 13, 2026

Brikena, pjesë e emisionit, “Top Arena” i ka bërë një intervistë të veçantë Bleros, teksa ky i fundit nuk ka...

Read moreDetails
Për cilën shenjë të horoskopit qershori do të jetë bekim FINANCIAR?
ShowBizi

Për cilën shenjë të horoskopit qershori do të jetë bekim FINANCIAR?

June 12, 2026

Astrologu Hysgen Dauti ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka zbuluar se si...

Read moreDetails
Thuhet se kjo është vajza e njohur e showbizit që solli ndarjen mes Mateos dhe Brikenës, reagon publikisht
ShowBizi

Thuhet se kjo është vajza e njohur e showbizit që solli ndarjen mes Mateos dhe Brikenës, reagon publikisht

June 12, 2026

Prej ditësh, ndarja e Brikenës dhe Mateos ka qenë një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale, ndërsa mes...

Read moreDetails
Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu
ShowBizi

Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

June 12, 2026

♈️ Dashi Sot jeni te detyruar t’i ktheni syte nga vetja dhe te pushtoni terrenin e ceshtjeve personale. Sa me...

Read moreDetails
“Mësova që…”/ Sara Karaj bën reagimin e parë pasi nuk arriti në finalen e Ferma VIP
ShowBizi

“Mësova që…”/ Sara Karaj bën reagimin e parë pasi nuk arriti në finalen e Ferma VIP

June 12, 2026

Sara Karaj ka bërë reagimin e saj të parë publik pasi nuk arriti të sigurojë një vend në finalen e...

Read moreDetails
DALIN REZULTATET/ Ja kush shpallet sonte finalisti i dytë i Ferma VIP
ShowBizi

DALIN REZULTATET/ Ja kush shpallet sonte finalisti i dytë i Ferma VIP

June 11, 2026

Pak orë para Prime-t vendimtar të Ferma VIP, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë rezultatet e një sondazhi që po...

Read moreDetails
Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Kujdes të shtunën në mbrëmje
ShowBizi

Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Kujdes të shtunën në mbrëmje

June 11, 2026

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.