Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Mërkuri në prapavijë, shenjat që do të humbasin qetësinë dhe ato që do fitojnë gjithçka/ Parashikimi i Horoskopit nga Chrysanthi Kalogeri

November 11, 2025
in ShowBizi
25
VIEWS

Një javë e ngarkuar dhe plot lëvizje na pret sipas astrologes Chrysanthi Kalogeri, e cila në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan paralajmëroi një periudhë të ndezur energjish dhe veprimesh të vrullshme.

Mërkuri ka hyrë tashmë në kursin e tij në prapavijë dhe, siç duket, do të trazojë jo pak përditshmërinë tonë:

komunikimi do të ngatërrohet, vendimet e nxituara mund të kthehen në bumerang, dhe nervozizmi do të jetë fjala kyçe e ditëve në vijim.

Por mes tensioneve dhe keqkuptimeve, java fsheh edhe mundësi të arta për ata që dinë të presin momentin e duhur, veçanërisht në fundjavë, kur yjet premtojnë stabilitet, përfitime afatgjata dhe madje, për disa, edhe unazë në gisht!

TëFundit

Jonida zbulon numrin e opinionistëve këtë sezon të BBVK

Jonida zbulon numrin e opinionistëve këtë sezon të BBVK

November 11, 2025
Si qëndron marrëdhënia e Egli Takos dhe Redon Beranit 7 muaj pas “BBVA”-së?

Si qëndron marrëdhënia e Egli Takos dhe Redon Beranit 7 muaj pas “BBVA”-së?

November 11, 2025

“Kjo javë është shumë aktive, e cila do të theksohet nga një veprimtari e theksuar. Por edhe me ide të zgjuara, të cilat do të na shtyjnë që të veprojmë. Do të karakterizohet nga entuziazëm më tepër nga sa duhet, nga një nxitim.

Prandaj në datën 12 dhe 13 të muajit duhet të tregohemi shumë më të kujdesshëm dhe të evitojmë nxitimin.

Mërkuri ka filluar që dje kursin e tij në prapavijë, prandaj në përditshmërinë tonë do të ndjehemi pak të penguar dhe do të kemi një nervozizëm, i cili do të karakterizojë javën. Mërkuri në prapavijë do të na ndikojë të gjithëve.

Shenjat më të ndikuara janë Shigjetari, të lindurit në nëntor kryesisht, Binjakët e lindur në maj, Virgjëreshat, të lindurit në gusht dhe Peshqit e lindur në shkurt. Mund të humbasim kontrollin dhe, në vend që të arrijmë suksesin, mund të kemi rezultate të kundërta. Gjëja më pozitive do të vijë të dielën, pra në fund të javës. Kemi tre ditë shumë të mira për të përfituar në çdo drejtim: në sferën financiare, në bashkëpunime që do t’i qëndrojnë kohës, në gjetjen e një pune ku do të kemi të ardhura më të mira, dhe e mira është se nuk kemi vetëm arritje të suksesit, jo vetëm përfitime, por edhe stabilizim. Suksesi që do të kemi ato ditë do të jetë afatgjatë. Madje janë ditë shumë të mira për të vendosur një kurorë dhe për të deklaruar një fejesë”, tha astrologia Chrysanthi Kalogeri.

Dashi: Mërkuri në prapavijë vendos theksin sidomos deri në datën 19 nëntor në çështje që kanë të bëjnë me përditshmërinë tuaj; ndoshta duhet të rregulloni dhe të rishikoni disa gjëra që kanë të bëjnë me punën dhe planet për të ardhmen. Do të vendosni për një udhëtim dhe duhet të jeni të kujdesshëm gjatë udhëtimit, sidomos gjatë datës 12 të muajit. Kjo javë dhe fundi i javës favorizojnë shumë një mbështetje dhe një ndihmë financiare që ju kërkoni, të cilën do ta gjeni. Do të keni shanse që të rregulloni gjëra që kanë të bëjnë me trashëgiminë, pronën, ose do të gjeni një mbështetje financiare që do të rregullojë financat në familjen tuaj, në shtëpi. Disa nga ju do të marrin vendime për një bashkëjetesë.

Demi: Është një periudhë ku keni shanse në jetën tuaj personale, por edhe në bashkëpunimet personale. Gjatë këtyre ditëve, sidomos në datat 12-13, duhet të jeni të kujdesshëm në lëvizjet financiare që do të bëni; ndoshta mund të humbisni kontrollin e situatës. Mund t’ju kërkohet të paguani një detyrim nga e kaluara, të cilin e keni lënë varur, dhe kjo mund t’ju stresojë pak; ose një çështje që ka të bëjë me jetën tuaj emocionale dhe personale mund t’ju prishë pak qetësinë. Bisedat bëjini me sinqeritet, pa kaluar në konflikte të cilat mund t’ju prishin psikologjinë tuaj të brendshme. Fundi i javës do të jetë shumë favorizues për ju dhe do t’ju sjellë pranë njerëz që do t’ju mbështesin. Do të zgjidhni çështje që kanë të bëjnë me njerëzit tuaj të afërt, por paralelisht do të keni takime shumë të rëndësishme. Shumë të përfituar do të dilni të gjithë, por veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës.

Binjakët: Kalimi i Mërkurit në prapavijë që në datën 9 sjell një ndikim të menjëhershëm te ju. Që sot do të ndjeni një nervozizëm më të madh dhe ndoshta do të jeni pak më introvertë. Gjatë kësaj jave dhe deri në datën 19 duhet të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet tuaja. Do të keni rikthime nga e kaluara, por edhe vetë ju mund t’i riktheheni së kaluarës. Mos u tregoni të nxituar në reagimet ndaj provokimeve që do t’ju bëjnë të tjerët. Ju të lindurit në muajin maj duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në mënyrë që të evitoni konfliktet dhe sherret në marrëdhëniet e bashkëpunimet tuaja të çdolloji. Fundi i javës dhe fillimi i javës që vjen sjellin shanse unike në sferën financiare. Ju që jeni në kërkim të një pune, do ta gjeni. Nuk përjashtohet as mundësia që të keni ngritje në detyrë.

Gaforrja: Fokusohuni dhe përqendrohuni në përditshmërinë tuaj, ku do të keni disa pengesa dhe një stres më të madh. Paralelisht kujdesuni edhe për shëndetin tuaj, merrni masat e duhura. E gjithë periudha, por sidomos fundjava dhe fillimi i javës që vjen, është shumë favorizuese veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës, ku do të shikoni se do të keni zhvillime dhe përparime në çdo fushë të jetës. Këto gjëra që marrin formë tani do t’i qëndrojnë kohës dhe do të përbëjnë një stabilitet për jetën tuaj.

Luani: E vërteta është që kjo periudhë do të jetë shumë e suksesshme për ju, për atë pjesë të jetës që ka të bëjë me krijimtarinë tuaj. Është momenti që të bëheni pak më introvertë. Kjo do t’ju ndihmojë t’i riktheheni një vepre që keni lënë përgjysmë, një ideje, ose një bashkëpunimi që ka të bëjë me realizimin e një vepre tuaj krijuese. Njëkohësisht duhet të jeni të kujdesshëm kur bëhet fjalë për një investim. Kryesisht evitoni konfliktet në datat 12-13 me të dashurit dhe njerëzit që kanë të bëjnë me jetën tuaj emocionale, sepse biseda mund të nisë shumë mirë dhe më pas të përfundojë në sherr ose konflikt. Në përgjithësi periudha krijon shanse shumë të mira për të zgjidhur një problem familjar.

Virgjëresha: Mërkuri në prapavijë ndikon te ju gjithnjë e më tepër, sidomos në anën psikologjike, por edhe në çështje që kanë të bëjnë me familjen dhe jetën personale. Ju të lindurit në muajin gusht duhet të jeni më të kujdesshëm, të mos humbisni kontrollin e anës suaj psikologjike, mbajeni gjithnjë në nivel të lartë. Jini të kujdesshëm në çështje që kanë të bëjnë me familjen, ose me aksidente të vogla. Gjithsesi fundi i javës dhe fillimi i javës që vjen do të favorizojnë të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës.

Peshorja: Jini të kujdesshëm këtë javë, por sidomos të martën dhe të mërkurën, në bisedat dhe takimet që do të bëni me njerëzit e rrethit tuaj të ngushtë. Tregohuni të kujdesshëm në lëvizjet dhe udhëtimet tuaja të shkurtra. Kontrolloni fjalën dhe mos reagoni, edhe nëse të tjerët mund t’ju thonë dy fjalë më tepër. Është një periudhë shumë e mirë për përfitime financiare dhe për jetën tuaj personale.

Akrepi: Nëse do të jeni të kujdesshëm në sferën financiare, do të keni të ardhura, por do të jeni edhe të nxituar të bëni disa lëvizje, të cilat në disa raste mund të jenë edhe të gabuara. Ndërkohë mund të keni dhe vonesa në sferën financiare. Periudha është ideale për ju të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës, sidomos e diela dhe fillimi i javës që vjen, për planet tuaja për të ardhmen dhe përforcimin e një bashkëpunimi.

Shigjetari: Është një periudhë shumë e rëndësishme për ju, pasi Marsi është në shenjën tuaj dhe ju bën që të jeni shumë më aktivë në një veprimtari të vazhdueshme. Nga ana tjetër ju bën edhe nervozë. Mërkuri ka filluar në shenjën tuaj kursin e tij në prapavijë dhe e mërkura dhe e enjtja mund të funksionojnë si një shpërthim, ku, në rast se nuk do të keni kontroll mbi situatën, do të funksionojë në disfavorin tuaj. Prandaj ju të lindurit në nëntor duhet të tregoheni të qetë dhe të veproni pa nxitim. Periudha premton zhvillime financiare dhe pozitive në financat tuaja në fund të javës.

Bricjapi: Një periudhë shumë pozitive do të jetë për ju e diela dhe fillimi i javës që vjen, sa i takon realizimit të synimeve dhe të qëllimeve tuaja. Evitoni stresin, kujdesuni më tepër për shëndetin dhe për prapaskenat në datat 12 dhe 13 të muajit.

Ujori: Është një periudhë unike për përditshmërinë dhe sferën financiare. Të dielën që vjen dhe fillimi i javës që vjen do të merrni rezultatin e disa lëvizjeve që keni bërë javën e kaluar. Një bashkëpunim profesional dhe një aktivizim në jetën personale do të sjellë përforcimin dhe stabilitetin e të ardhurave dhe sukses në përditshmëri e punë. Kujdes në rrethin shoqëror dhe evitoni konfliktet të mërkurën dhe të enjten.

Peshqit: Periudha do të jetë ideale për ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës, nëse do të vlerësoni me kujdes situatat, me realizëm. Ju të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës do të merrni përgjegjësinë që ju takon. Të dielën dhe në fillim të javës që vjen do të merrni vendime serioze për jetën personale. Evitoni fjalët e tepërta dhe thashethemet në punë dhe në jetën personale.

Tags: Chrysanthi KalogeriHoroskopi

Related Posts

Jonida zbulon numrin e opinionistëve këtë sezon të BBVK
ShowBizi

Jonida zbulon numrin e opinionistëve këtë sezon të BBVK

November 11, 2025

Jonida Vokshi, moderatorja e formatit Big Brother VIP Kosova 4, ka shfrytëzuar Instagramin për të dhënë detaje mbi edicionin e...

Read moreDetails
Si qëndron marrëdhënia e Egli Takos dhe Redon Beranit 7 muaj pas “BBVA”-së?
ShowBizi

Si qëndron marrëdhënia e Egli Takos dhe Redon Beranit 7 muaj pas “BBVA”-së?

November 11, 2025

Një nga miqësitë më të komentuara dhe të bukura të sezonit të katërt të “BBVA”, ajo mes Egli Takos dhe...

Read moreDetails
Alaudin Hamiti zbulon: Shtëpia e Big Brother VIP Kosova këtë vit do të jetë ndryshe
ShowBizi

Alaudin Hamiti zbulon: Shtëpia e Big Brother VIP Kosova këtë vit do të jetë ndryshe

November 11, 2025

Alaudin Hamiti, moderatori i Big Brother VIP Kosova, ka shpërndarë një detaj të ri dhe emocionues rreth shtëpisë së famshme,...

Read moreDetails
BBVK po rikthehet, çfarë surpriza po fsheh edicioni i katërt?
ShowBizi

BBVK po rikthehet, çfarë surpriza po fsheh edicioni i katërt?

November 10, 2025

Pas tri edicioneve të suksesshme, Big Brother VIP Kosova po rikthehet me edicionin e katërt, i cili do të nisë...

Read moreDetails
U tha se eshte ndare nga Sara Hoxha, me postimin e fundit Ledion Lico i jep fund aludimeve?
ShowBizi

U tha se eshte ndare nga Sara Hoxha, me postimin e fundit Ledion Lico i jep fund aludimeve?

November 10, 2025

Moderatori i “Big Brother VIP Albania”, Ledion Liço, i ka dhënë fund spekulimeve në media lidhur me jetën e tij...

Read moreDetails
“Është pak e kobshme”/ Bledi Mane i shokuar: Në ceremoninë mortore të Fatos Nano ngela pa fjalë, ja ç’pashë
ShowBizi

“Është pak e kobshme”/ Bledi Mane i shokuar: Në ceremoninë mortore të Fatos Nano ngela pa fjalë, ja ç’pashë

November 10, 2025

Gazetari i njohur, Bledi Mane, ishte një ditë më parë i ftuar në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, ku temë...

Read moreDetails
Rikthehet Mërkuri Retrogradë! Meri Gjini paralajmërime të forta për javën: Ka anulime! Kush të ketë kujdes nga ish-at dhe nga borxhet
ShowBizi

Rikthehet Mërkuri Retrogradë! Meri Gjini paralajmërime të forta për javën: Ka anulime! Kush të ketë kujdes nga ish-at dhe nga borxhet

November 10, 2025

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve...

Read moreDetails
“Gënjeshtrat i kanë këmbët e shkurtra”, parashikimi i yjeve për seciën shenjë Horoskopi
ShowBizi

“Gënjeshtrat i kanë këmbët e shkurtra”, parashikimi i yjeve për seciën shenjë Horoskopi

November 10, 2025

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë te veçante. Te paktën përfitoni nga rasti qe...

Read moreDetails
“S’pranova amanet prej saj”, rrëfimi rrëqethës i Agron Llakajt për humbjen e të shoqes: Doja të vdisja, e përcollëm si…
ShowBizi

“S’pranova amanet prej saj”, rrëfimi rrëqethës i Agron Llakajt për humbjen e të shoqes: Doja të vdisja, e përcollëm si…

November 9, 2025

Në një bisedë të ndjerë me Grida Dumën, aktori Agron Llakaj ka ndarë momentet më të vështira pas humbjes së...

Read moreDetails
Konfirmohet zyrtarisht data e nisjes së “Big Brother VIP Kosova”
ShowBizi

Konfirmohet zyrtarisht data e nisjes së “Big Brother VIP Kosova”

November 9, 2025

Pas kaq shumë pritjesh, emocionet dhe kurioziteti marrin fund. Big Brother VIP Kosova, edicioni i katërt, nis zyrtarisht më 17...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.