Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Rikthehet Mërkuri Retrogradë! Meri Gjini paralajmërime të forta për javën: Ka anulime! Kush të ketë kujdes nga ish-at dhe nga borxhet

November 10, 2025
in ShowBizi
52
VIEWS

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

E nisim javën me Mërkurin në të kundërt, mbi Marsin te Shigjetarët. Një shenjë e zjarrtë, ky bashkim nuk ndihmon shumë në lëvizje, në agjendën turistike, apo në agjendën e udhëtimeve të secilit.

Ky Mërkur do të qëndrojë te Shigjetarët deri në datën 19; në datën 20 vazhdon retrogradë te Akrepët, por aty merr një natyrë krejt ndryshe.

Kujdes tonacionin dhe, nëse mundeni, rregulloni agjendën në punë. Nëse keni udhëtime, merrni parasysh që ato mund të anulohen ose të shtyhen.

TëFundit

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

April 21, 2026
Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

April 21, 2026

Planetet marrin natyrën e shenjës ku ndodhen, prandaj në këtë rast nuk ka asnjë tolerim për të marrë rreziqe.

Dashi
Ky bashkim planetar ndodh në një shenjë shumë miqësore në energji me Dashin. Ky Mërkur bashkë me Marsin do të sjellë korrigjime të drejtpërdrejta në anën profesionale, ku ka pasur ngecje dhe vështirësi. Ngarkesat e këtij Mërkuri lidhen me komunikimin në çift ose në familje; mund të lindin keqkuptime.

Demi
Nuk është hyrje miqësore dhe favorizuese, por do të bëjë të mundur që me kolegët dhe personat në punë të ketë një lloj sqarimi. Venusin do ta kenë përballë dhe kjo i ndihmon shumë të mos e prishin terezinë nga mendimi i njerëzve në vendin e punës. Ky Venus gjithashtu ju ndihmon për njohje dhe lidhje të reja, ku mund të merrni përfitime të merituara.

Binjakët
Mërkuri në të kundërt mbi Marsin përballë tyre bën që të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës të kenë një nervozizëm të brendshëm. Këtë e shprehin që sot dhe katërditëshin e parë të javës. Kujdes me nervozizmin, kanalizojani Mërkurit në të kundërt për të ruajtur ekuilibrat. Nëse jeni të kthjellët dhe të qetë, ky Mars me Mërkurin mund të sjellë në skenë çështje profesionale që nuk i keni mbaruar më parë – mund t’ju jepet një mundësi e dytë. Sa më të qetë të jeni, aq më shumë mundësi do të keni.

Gaforrja
Jupiterin e kanë në orët e para të paradites te Gaforrja. Hija e Jupiterit në të kundërt në datën 12 ju bën të ndiheni sikur ecni mbrapsht, por do të ndihmojë ata që nuk kanë pasur guximin apo mundësinë gjatë kohës që ishte në të drejtë, që nga data 10 qershor. Është korrigjues ky Jupiter. Një shqetësim dhe një problem mund të zgjidhen vetëm me mënyrën e këndvështrimit, këndvështrimi juaj do të përcaktojë rezultatin final. Emocionalisht nuk do t’ju mungojë suporti dhe dashuria. Nuk është koha për shpenzime.

Luani
Marsi te Shigjetarët është shumë favorizues në aspektin profesional. Deri në datën 20 korrigjoni, organizoni dhe ribashkëpunoni situatat dhe ambientet në punë. Mund të ketë keqkuptime dhe përplasje, por Luanët kanë vendosur t’i përfundojnë gjërat me pozitivitet.

Virgjëresha
Mërkuri është planeti i tyre drejtues. Që në momentin e parë të tranzitit u shfaqen vështirësitë. Ky Mërkur ka të bëjë me lëvizjen, me komunikimin dhe me mënyrën e reagimit emocional në ambiente familjare. Kontrolloni komunikimin në çështje familjare që duket se kanë qenë edhe më parë aty dhe ju kanë lodhur. Venusi te Akrepat sjell zgjerim social ose shkëmbim borxhesh të mbartura.

Peshorja
Pavarësisht se Mërkuri në të kundërt do të bëjë që të gjendeni në situata jo fort të qeta në punë, duhet të shfrytëzoni shansin për të zhvilluar veten dhe emrin tuaj në profesion. Situatat që ndodhin rreth e qark do t’ju bëjnë të ndodheni në momentin dhe vendin e duhur për të zgjeruar bazën tuaj profesionale. Venusi sjell një komoditet që aspekti emocional të merret në kontroll në çdo rast.

Akrepi
Është në një pozicion shumë të rëndësishëm për ta ky Mërkur. Duhet të keni vëmendjen të drejtuar në raportin në çift dhe në familje. Ky Venus te ata nxit nevojën për t’u harruar nëpërmjet shpenzimeve, por kujdes nuk është koha për shpenzime të pakontrolluara. Ky Mërkur ka tendencë për të rikthyer situata të së kaluarës, njerëz që kanë qenë dikur në jetën tuaj. Por ju e dini çfarë emocioni do të shkëmbeni me ta. Nëse keni për të firmosur, lexojeni dy herë kontratën.

Shigjetari
E kanë te vetja hyrjen e Mërkurit me Marsin jo shumë komode. E gjeni veten në mes të dy katërkëndëshave. Duhet të jeni të maturuar, të qetë dhe të kontrolloni emocionet. Mënyra se si do të shpreheni dhe do të vetëkontrolloheni do të përcaktojë edhe fatin tuaj. Ata që janë të kujdesshëm do të marrin maksimumin; të tjerët do të ndihen sikur po përsërisin gabimet e veta. Mësoni nga vetja juaj.

Bricjapi
Kanë një bashkim që do të funksionojë si pastrues. Ose do të qartësojnë situata pune, ose mendimet e tyre për lëvizje profesionale, ose do të pastrojnë veten nga shoqëri apo miqësi që kanë qenë të lodhshme dhe që janë detyruar t’i mbajnë. Do të hapni hapësirë për energji pozitive. Venusi te Akrepat ju ndihmon të gjeni sigurinë dhe të shtoni në agjendën tuaj hobi dhe gjëra kreative. Në punë, momenti për gjëra të reja është më shpejt nga ç’prisni.

Ujori
Me këtë Mërkur në të kundërt do ta gjeni veten duke u përpjekur të qartësoni se kush jeni. Duhet të jepni sqarime dhe do të harxhoni shumë energji për të ripozicionuar veten. Kjo do t’ju lodhë gjatë javës. Mbyllni pagesat dhe detyrimet në banka që të mos keni probleme më vonë.

Peshqit
Te vetja kanë Saturnin dhe në katërkëndësh kanë Mërkurin. Situatat nuk janë të lehta në çështjet profesionale. Nuk është periudhë e rekomanduar për nisje të reja në profesion. Nëse keni mundësi, lëvizjet në raport me punën shtyjini. Kushtoni rëndësi punës dhe shëndetit.

Tags: HoroskopiMeri Gjini

Related Posts

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA
ShowBizi

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

April 21, 2026

Brikena dhe Mateo, janë cifti që u krijua brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania 5. Edhe pse gjatë qëndrimit...

Read moreDetails
Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës
ShowBizi

Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

April 21, 2026

Hëna e re tek shenja e Dashit do të vazhdojë të na ndikojë, sipas astrologes Chrysanthi Kalogeri, e cila ishte...

Read moreDetails
“Të largohesh nga Indri!”/ Pas situatës së bujshme në Prime, familjarët e Vanesës vulosin qëndrimin e tyre!
ShowBizi

“Të largohesh nga Indri!”/ Pas situatës së bujshme në Prime, familjarët e Vanesës vulosin qëndrimin e tyre!

April 21, 2026

Teksa raporti i komplikuar mes Indrit dhe Vanesës mbetet kryefjala e dinamikave në “Ferma VIP”, një detaj mjaft i rëndësishëm...

Read moreDetails
Kalimi i Uranit te Binjakët pas 7 vitesh në Dem, Meri Shehu: Javë e madhërishme!
ShowBizi

Kalimi i Uranit te Binjakët pas 7 vitesh në Dem, Meri Shehu: Javë e madhërishme!

April 20, 2026

Në studion e “Rudina” në Tv Klan, këtë të hënë, më 20 prill, ishte e ftuar astrologia e njohur Meri...

Read moreDetails
Mateo reagon për herë të parë pas mbarimit të spektaklit të BBVA-së
ShowBizi

Mateo reagon për herë të parë pas mbarimit të spektaklit të BBVA-së

April 20, 2026

Mateo Borri, finalisti i këtij edicioni të BBVA-së ka thyer heshtjen për herë të parë në rrjetet sociale pas mbarimit...

Read moreDetails
“Më thanë disa s’mund të hysh në Shkodër, ja pra ku jam, ku jeni ju”, Rogert reagon me video sfiduese
ShowBizi

“Më thanë disa s’mund të hysh në Shkodër, ja pra ku jam, ku jeni ju”, Rogert reagon me video sfiduese

April 20, 2026

Pas daljes së tij nga Big Brother VIP Albania, ish-banori, Rogerti, është rikthyer në vëmendjen e rrjeteve sociale me një...

Read moreDetails
Selinit i ndodh e papritura jashtë pasi u shpall fituese e BBV
ShowBizi

Selinit i ndodh e papritura jashtë pasi u shpall fituese e BBV

April 20, 2026

Selin Bollati, u shpall fituese e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania të shtunën mbrëma. Një fitore...

Read moreDetails
“Sa keq që…”/ Krah Mirit, Landi nuk përmbahet dhe “thumbon” Selinën
ShowBizi

“Sa keq që…”/ Krah Mirit, Landi nuk përmbahet dhe “thumbon” Selinën

April 20, 2026

Orët e para pas mbylljes së finales së “Big Brother VIP Albania 5”, Miri ka zgjedhur t’i kalojë larg zhurmës...

Read moreDetails
E fshiu postimin ? Mateo thumbon produksionin e BBVA (Foto)
ShowBizi

E fshiu postimin ? Mateo thumbon produksionin e BBVA (Foto)

April 20, 2026

Polemikat pas finales së “Big Brother VIP Albania 5” nuk kanë të ndalur, dhe këtë herë goditja vjen drejtpërdrejt nga...

Read moreDetails
Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kush fiton dhe kush përballet me sfida
ShowBizi

Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kush fiton dhe kush përballet me sfida

April 20, 2026

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×