Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në fshatin Gullbovc të Malishevës ka tronditur fshatin dhe jo vetëm.
Dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri para shtëpisë së tyre, në një kohë kur familja ende ndodhej në ditë zie për humbjen e babait.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.
Sipas informatave nga strukturat e afërta me hetimin, i dyshuari për vrasjen është Astrit Isufi nga Sankovci, bashkëshorti i motres së viktimave.
Ajo kishte ardhur në shtëpinë e familjes së saj për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait.
Rrethanat e ngjarjes:
Sot, në momentin kur ende po vinin njerëz për ngushëllim, i dyshuari ka shkuar për ta marrë bashkëshorten. Pasi është larguar disa metra nga oborri, është kthyer përsëri dhe ka shtënë me armë zjarri ndaj dy vëllezërve që qëndronin para derës së shtëpisë.
Të dy kanë ndërruar jetë në vend.
“E pamja ishte kryer para tre ditësh, por ende vinin njerëz për me ngushëllu. Ai erdhi për me e marrë gruan, u kthye dhe i vrau në prag të shtëpisë. Kjo ta këputë shpirt. Edhe babën para pak ditësh e kemi pas varrosë,” ka thënë një i afërm i familjes.












