Të gjithë deputetët e Tiranës i janë i drejtuar sot selisë së PS, ku u mbajt mbledhja me kreun e ekzekutivit.
Tashmë janë zbuluar porositë e kryeministrit Edi Rama për deputetët dhe ish-deputetët e Rienergjizimit të PS në Tiranë.
Rama ka kërkuar organizimin të partisë në Tiranë, komunikim me njerëzit dhe adresimin e problematikave të njësive.
Ndër të tjera ka kërkuar mos të humbim ritmin e punës së partisë në Tiranë, mëson gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.
“Pavarësisht situatës nga Kushtetuesja ne duhet të jemi gati për zgjedhje në çdo kohë”, thuhet në burime të Veliut brenda mbledhjes.
“Të mos harrojmë e duhet të merremi me problemet e evidentuara nga të gjithë ju në çdo cep të Tiranës“, ka deklaruar Rama.












