Aleksia Peleshi, vajza e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ka surprizuar publikun me ndryshimin e saj rrënjësor, duke rrëfyer hapur se është konvertuar në fenë islame.
E njohur dikur për jetën aktive në rrjete sociale dhe për paraqitjet me stil modern e shpesh provokues, Aleksia ka ndryshuar plotësisht mënyrën e jetesës, duke zgjedhur një stil më të thjeshtë e modest, shpeshherë edhe e mbuluar me shami.
Në rrëfimin e saj, ajo ka mohuar aludimet se vendimi për t’u konvertuar ka ardhur për arsye romantike.
“Qetësohuni, kurrë nuk do konvertohesha për dikë,”, është shprehur Aleksia, duke shtuar se udhëtimi i saj shpirtëror ka nisur pesë vite më parë, kur për herë të parë kishte marrë pjesë në faljen e xhumasë.
Sipas saj, rruga drejt besimit ka qenë e gjatë dhe e menduar me kujdes:
“M’u deshën vite që të ndieja momentin e shahadetit. Ky ka qenë një vendim i pjekur,” – ka theksuar ajo.
Aktualisht, Aleksia jeton mes Spanjës dhe Egjiptit, ku duket se ka gjetur balancën mes besimit fetar dhe jetës moderne./ilirianews.al












