35-vjeçari nga Fieri i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të shtune në Selenicë të Vlorës ka ndërruar jetë në spital.
Sipas raportimeve, 35-vjeçari kishte shkuar tek kushëriri i tij në Selenicë, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ndërsa ende nuk ka një autor të dyshuar për krimin.












