Një punëtor shqiptar u godit nga rryma elektrike në Itali, ndërsa punonte me një mikser çimentoje për ndërtim (betoniere).
Viktima është identifikuar si Limos Allushaj, 67 vjeç. Me sa duket, krahu i mikserit goditi linjat e tensionit të lartë të energjisë, duke sjell edhe tragjedinë.
Aksidenti fatal në vendin e punës ndodhi këtë mëngjes ora 10:00,(29 tetor) në Lecce. Viktima është banues në kryeqytetin e Salentos.
Autoritetet pas hetimeve paraprake thanë se viktima u godit nga rryma elektrike, ndërsa po merrej me punime ndërtimi në Via Vecchia Frigole, në fshat.
Sipas raporteve fillestare, Allushaj po drejtonte një pompë për përzierjen e çimentos për ndërtimin e një muri me gurë të thatë kur, për shkak të një funksionimi të pasaktë, krahu i përzierjes goditi linjat e tensionit të lartë të energjisë. Punëtori u godit nga një goditje e fortë elektrike
Punëtori u godit nga një goditje e fortë elektrike. Përpjekjet për ta ringjallur nga paramedikët e 118-ës (ndihma e parë mjekësore) ishin të pasuksesshme dhe ai u shpall i vdekur, informon media itlaiane “SKY TG24”.
Zjarrfikësit gjithashtu iu përgjigjën vendit të ngjarjes për të siguruar zonën, ashtu si edhe Policia e Shtetit, Karabinierët dhe personeli i Specializuar, të cilët filluan një hetim për të rindërtuar dinamikën e aksidentit. Hetimet mbeten ende aktive dhe priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore dhe asaj teknike.












