Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Hëna e Re ndryshon gjithçka! Meri Gjini zbulon çfarë do të ndodhë këtë javë me shenjat: Paratë dhe fati janë në lojë

October 22, 2025
in TvShow
8
VIEWS

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Këtë javë, qielli hap një kapitull të ri për të gjithë shenjat e zodiakut. Hëna e Re në Peshore dhe bashkëveprimi i saj me Diellin, Mërkurin dhe Marsin krijojnë një klimë të favorshme për nisje të reja, vendime të rëndësishme dhe zhvillime personale e profesionale.

Lexoni më poshtë se çfarë rezervon kjo javë për ju, nga dashuria e deri te financat, përmes syrit të yjeve!

Dashi

TëFundit

E bujshme: Selin dhe Dj Gimbo kanë qenë në marrëdhënie para hyrjes nê BBVA?

E bujshme: Selin dhe Dj Gimbo kanë qenë në marrëdhënie para hyrjes nê BBVA?

May 4, 2026
U përjashtua menjëherë nga Ferma VIP, Malbora reagon për herë të parë — zbulon arsyen e vërtetë

U përjashtua menjëherë nga Ferma VIP, Malbora reagon për herë të parë — zbulon arsyen e vërtetë

May 4, 2026

Dashi do të duhet të vendosë prioritet me këtë Hënë të Re ballë përballë vetes, për të korrigjuar raportet – jo vetëm ato personale, por edhe raportet me njerëzit me të cilët bashkëveprojnë. Hyrjet astrologjike ndodhen përballë tyre, duke nxjerrë në pah nevojën për ekuilibra emocionalë. Mërkuri dhe Marsi tek Akrepat ndihmojnë për vendime të qeta në punë dhe në bashkëpunime të rëndësishme që mund t’i rezistojnë kohës, nëse mbahen në ton të ulët.

Demi

Vendosja e Diellit mbi këtë Hënë të Re favorizon çështjet profesionale. Mërkuri dhe Marsi përballë nxisin përmirësimin e rutinës në punë: kushtet, bashkëpunimet, obligimet dhe mënyra e vlerësimit. Nëse diskutojnë për punë, shpërblime ose detyra, duhet të përdorin tone të kontrolluara për të arritur ekuilibër. Rutina e punës është pika ku do ndihen më të stabilizuar.

Binjakët

Binjakët kanë një Hënë të Re argëtuese, sociale, plot lëvizje dhe komunikim tipike për karakterin e tyre. Megjithatë, Mërkuri dhe Marsi sjellin analiza të thella për çështje financiare që lidhen me të ardhmen: studime të fëmijëve, kursime apo investime. Edhe beqarët analizojnë të ardhmen ekonomike me seriozitet të theksuar.

Gaforrja

Gaforret përballen me sfidën e menaxhimit të kohës ndërmjet detyrimeve familjare dhe dëshirës për zhvillim profesional. Mërkuri mbi Mars sjell propozime dhe lëvizje në punë që kërkojnë përkushtim. Gaforrja duhet të bëjë ndarje të qarta në përdorimin e kohës. Kjo Hënë e Re favorizon ata që janë strategjikë, jo spontanë.

Luani

Hëna e Re tek Peshorja ndihmon Luanët në takime dhe kontakte që sjellin zhvillime profesionale. Mërkuri dhe Marsi në Akrep ndihmojnë në përshpejtimin e planeve të tyre. Luanët mund të kenë fat të takojnë njerëzit e duhur në kohën e duhur. Në pjesën sociale, janë në elementin e tyre.

Virgjëresha

Hëna e Re mbi Diell sjell impulse për zhvillime ekonomike: shpenzime, investime apo planifikime financiare. Mërkuri mbi Mars i jep forcë vendimmarrjes dhe mënyrës së ekzekutimit. Virgjëreshat duhet të diskutojnë paraprakisht me partnerët apo familjarët që ndajnë xhepin e tyre, për të shmangur keqkuptime që mund të kthehen në pengesa.

Peshorja

Hëna e Re dhe Dielli në shenjën e tyre tregojnë dëshirën për ndryshim. Peshoret mund të kërkojnë ndryshim në stil, mënyrën e jetesës, apo në karrierë. Ky ndryshim duhet të vijë nga dëshira e tyre e brendshme dhe jo nga imponimi i kushteve apo njerëzve të tjerë. Mërkuri mbi Mars mund të sjellë zhgënjim nëse nuk ndjekin dëshirat e veta.

Akrepi

Akrepat përfshihen në një periudhë reflektimi dhe korrigjimi. Hëna e Re i nxit të analizojnë gabimet apo pengesat që i kanë ndaluar të zhvillohen. Mërkuri mbi Marsin forcon intuitën dhe i ndihmon të marrin vendime të rëndësishme pa u bazuar vetëm në logjikë. Priten takime, lëvizje dhe jetë sociale intensive për Akrepat.

Shigjetari

Shigjetarët ndihen emocionalisht të ndjeshëm dhe në nevojë për përforcim të raporteve të tyre. Këshillat duhet t’i marrin vetëm nga njerëz të dashur e të besuar. Në punë, Mërkuri mbi Mars ndihmon për të zgjidhur çështje të vjetra. Ata që janë në mes të shenjës pritet të marrin lajme të mira që nga dita e nesërme.

Bricjapi

Kjo Hënë e Re nxit nisjen e projekteve të reja dhe pozicionime ndryshe në punë. Bricjapët që duan të përfshijnë të tjerë në planet e tyre, duhet të jenë të kujdesshëm në mënyrën e komunikimit, për të shmangur kundërshti apo vonesa. Në punë, mënyra e të shprehurit me eprorët është vendimtare jo fjalët, por intonacioni.

Ujori

Hëna e Re i ndihmon Ujorët në zgjidhjen e çështjeve me institucione: zyrtare, pronësore, shkollore, ligjore. Zgjidhjet janë të shpejta dhe në përputhje me dëshirat e tyre. Kujdes duhet të kenë me kontrollin mbi financat dhe pritshmëritë. Plutoni është kthyer në drejtim të drejtë vetëm prej pak ditësh, ndaj duhet kohë për të dhënë efektet pozitive.

Peshqit

Hëna e Re favorizon çështje të rëndësishme personale dhe familjare: zgjerim familjar, shtatzëni, plane të mëdha jetësore. Mërkuri mbi Mars ndihmon për të ndërmarrë veprime pa shumë zhurmë, por me efekt të lartë. Peshqit do ndihen krenarë për vendimet që marrin. Ata që nuk kanë plane, le të nisin javën me një buzëqeshje të madhe./vizionplus.tv

Related Posts

E bujshme: Selin dhe Dj Gimbo kanë qenë në marrëdhënie para hyrjes nê BBVA?
TvShow

E bujshme: Selin dhe Dj Gimbo kanë qenë në marrëdhënie para hyrjes nê BBVA?

May 4, 2026

Gjatë pjesëmarrjes në rubrikën “Trotuar” të programit televiziv “E Diell”, ish-konkurrentja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”,...

Read moreDetails
U përjashtua menjëherë nga Ferma VIP, Malbora reagon për herë të parë — zbulon arsyen e vërtetë
TvShow

U përjashtua menjëherë nga Ferma VIP, Malbora reagon për herë të parë — zbulon arsyen e vërtetë

May 4, 2026

Pas përjashtimit të saj nga formati televiziv “Ferma VIP 3”, Malbora Gurra ka publikuar një qëndrim zyrtar përmes rrjeteve sociale....

Read moreDetails
“Tronditje në dashuri dhe kthesa në punë”/ HOROSKOPI I DITËS së nesërme: E martë, 5 maj 2026!
TvShow

“Tronditje në dashuri dhe kthesa në punë”/ HOROSKOPI I DITËS së nesërme: E martë, 5 maj 2026!

May 4, 2026

DASHI Po përballeni me një vendim të rëndësishëm. Kjo javë është urgjente, veçanërisht në vendin e punës: do t’ju duhet...

Read moreDetails
Bëhuni gati për kthesën e papritur! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ndryshime në trashëgimi, shenja që rrezikon divorcin
TvShow

Bëhuni gati për kthesën e papritur! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ndryshime në trashëgimi, shenja që rrezikon divorcin

May 4, 2026

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve...

Read moreDetails
Aksident i rëndë në vend, humb jetën drejtuesi i…
TvShow

Aksident i rëndë në vend, humb jetën drejtuesi i…

May 4, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne, më 4 maj, në Berat, ku si pasojë ka...

Read moreDetails
E papritur/ Produksioni përjashton menjëherë nga gara e Ferma VIP këtë konkurrente
TvShow

E papritur/ Produksioni përjashton menjëherë nga gara e Ferma VIP këtë konkurrente

May 3, 2026

Rrugëtimi i Malborës në formatin televiziv “Ferma VIP” është ndërprerë zyrtarisht. Produksioni e ka komunikuar këtë vendim përmes një zarfi...

Read moreDetails
Konfirmohet romanca e re e Jonida Maliqit: Kapet ‘mat’ krah ish-banorit të BBV (Video)
TvShow

Konfirmohet romanca e re e Jonida Maliqit: Kapet ‘mat’ krah ish-banorit të BBV (Video)

May 3, 2026

Pas përfundimit të parakohshëm dhe vullnetar të rrugëtimit të saj në “Ferma VIP 3”   — vendim të cilin këngëtarja...

Read moreDetails
Shenjat e horoskopit që tërheqin BOLLËK dhe FAT nga tani deri në fund të majit
TvShow

Shenjat e horoskopit që tërheqin BOLLËK dhe FAT nga tani deri në fund të majit

May 3, 2026

Bollëku, në këtë pikë, nuk ka të bëjë vetëm me financat. Ka të bëjë me një ndjenjë përmbushjeje , marrëdhënie...

Read moreDetails
Deklarata e bujshme për Selinën, Miri merr këtë vendim
TvShow

Deklarata e bujshme për Selinën, Miri merr këtë vendim

May 3, 2026

Qëndrimi i Mirit ndaj Selin duket se ka ndryshuar ndjeshëm pas daljes nga “Big Brother VIP 5”. Deklarata e tij...

Read moreDetails
A kishte Miri ndjenja për Selin? Bashkëshortja ia thotë në sy ish-finalistit të BBV 5
TvShow

A kishte Miri ndjenja për Selin? Bashkëshortja ia thotë në sy ish-finalistit të BBV 5

May 3, 2026

Bashkëshortja e Armir Shahinit, Rabea, e surprizoi këtë të fundit në “S’e Luan Topi”, teksa foli edhe për marrëdhënien e...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×