Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Javë plot nxitim dhe të papritura! Astrologia këshillon shenjën më dorëlëshuar

October 20, 2025
in ShowBizi
44
VIEWS

Kjo javë nis nën ndikimin e qetë dhe të paqtë të hënës së re në Peshore duke nxitur bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.

Por jo gjithçka do të shkojë vaj, paralajmëron Chrysanthi Kalogeri në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan.

Mërkuri dhe Marsi ndodhen në Akrep duke na bërë më gjaknxehtë, më të mprehtë dhe me përgjigje në majë të gjuhës.

Këtu hyn në lojë këshilla e astrologes për të pasur kujdes me fjalët që të shmangim keqkuptimet.

TëFundit

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026
“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

June 13, 2026

Njëkohësisht, financat do të jenë shumë të rëndësishme sepse Mërkuri nxit mendimin, kurse Marsi veprimin duke na bërë që të mendojmë për plane konkrete, kurse me nisjen e sezonit të Akrepit në datën 23, do të thellohemi në strategji.

Ndërsa shumë shenja do të mendojnë si të fitojnë para, njëra do të dojë të shpenzojë, Astrologia thekson se datat 23-24 janë mjaft delikate dhe duhet të dimë kur të tërhiqemi.

Chrysanthi Kalogeri: Jemi të nxituar për të vepruar, për të vendosur mendimet tona dhe ato që ne duam në veprimtari dhe vërtet kemi mundësinë dhe shanset që t’i vendosim, por kërkohet strategji dhe jo nxitim, dyshime. Kujdes si përdorni fjalën apo nga sherret që mund të fillojnë pa e kuptuar. Në datën 21 kemi hënën e re në Peshore që në pamje të parë duket e thjeshtë, e butë, por nuk është kështu, është shumë dinamike dhe premton fillime të reja me shanse e mundësi të mëdha, mendimi mund të kthehet në realitet, por duhet të mos nxitohemi nga entuziazmi ose premtimet që mund të na jepen. Fillimet e reja e dinamike të cilat do të jenë të programuara mirë e me strategji do të çojnë në sukses, përforcimin e asaj që do të kemi filluar të realizojmë. Në datën 23-24 ka vështirësi dhe nëse shohim që planet nuk ecin, duhet të tërhiqemi. Më të ndikuarit e periudhës do të jenë shenjat kardinale: Dashi, Peshorja, Bricjapi dhe Gaforrja, si dhe fikse: Demi, Akrepi, Luani e Ujori.

Dashi – Kjo javë dhe hëna e re përballë jush në Peshore krijojnë shanse të mëdha në jetën personale për një marrëdhënie të re dhe në atë profesionale për një bashkëpunim të ri. Do të keni ndihmë e mbështetje në sferën financiare që do të ndikojë në zgjidhje për familjen e pronën. Duhet të keni kujdes nëse ndërmerrni iniciativa financiare, sidomos në datën 23-24 ku vendimet mund të lidhen me një plan krijues, shpenzim për fëmijët ku diçka nuk del siç dëshironi dhe humbisni kontrollin e situatës. Kujdes në iniciativat me njerëz të fuqishëm ose të rrethit social. Përfitoni nga periudha deri në datën 21 deri më 20 nëntor për të hedhur bazat e një bashkëpunimi ose marrëdhënieje.

Demi – Jeni nga më të ndikuarit sepse vraponi për të arritur shumë detyrime dhe punë. Keni shumë fronte të hapura me të tjerët, mund të keni disa probleme e provokime në marrëdhënie e bashkëpunime që duhet t’i shndërroni në shanse që mund të përforcojnë punën dhe pozitën tuaj. Me hënën e re në Peshore krijohen shanse për një iniciativë në punë, në përditshmëri. Do të keni takime interesante që mund të mos duken të tilla, por mund të jenë afatgjatë.

Binjakët – Hëna e re në Peshore ndikon shumë mirë për ju, sidomos në jetën emocionale dhe në planet për një investim, krijim apo për fëmijët. Disa nga ju mund të vendosin edhe për të bërë një fëmijë. Më të ndikuarit janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë ku gjërat kanë një antitezë, jeni pak të sforcuar, me përgjegjësi më të madhe sepse jepni provat e fundit, por është periudhë shumë e mirë për jetën emocionale. Përditshmëria do të jetë aktive dhe rezultative, do të përforconi të ardhurat dhe do të keni një burim financiar afatgjatë.

Gaforrja – Jeni të fokusuar në çështjet e lidhura me familjen, shtëpinë, njerëzit e dashur. Duhet të përfitoni për zhvillimin personal në çdo drejtim, një fillim të ri në folenë tuaj ose për planet e së ardhmes, përforcimin e karrierës dhe takime me një të dashur, një person që hyn fuqishëm në jetën personale. Është një periudhë e mirë për të vendosur për udhëtime. Mos humbisni kontrollin.

Luani – Fokusohuni te takimet që promovojnë punën, planet tuaja, që zgjerojnë klientelën. Mund të bëni udhëtime, por programojini sa më mirë. Kjo periudhë favorizon zgjidhjen e problemeve që ju preokupojnë në familje, por jini të kujdesshëm sepse këto çështje mund t’ju nxjerrin jashtë zonës së komfortit.

Virgjëresha – Fokusohuni në sferën financiare, në gjithçka lidhet me të ardhurat tuaja. Mund të bëni një fillim të ri ku takimet, bashkëpunimet, udhëtimet, njerëz të fuqishëm ose me potencë nga rrjeti social, bashkëpunëtorë dhe bashkëshortë do të ndikojnë që të bëni këtë fillim të ri që ka të bëjë me sferën financiare ose sigurinë e brendshme që keni nevojë gjatë kësaj kohe. Kini kujdes në datën 23-24 me kontaktet, bisedat dhe lëvizjet e përditshmërisë. Kujdes si përdorni fjalën dhe shmangni keqkuptimet në fillim të javës.

Peshorja – Është momenti të fokusoheni te vetja. Veç hënës së re, në shenjën tuaj është edhe Afërdita dhe është periudhë që mund të merreni me paraqitjen, por mund të arrini më tepër dëshirat tuaja. Do të keni mundësinë për një fillim të ri në jetën emocionale ose karrierë. Kini kujdes në investime dhe në sferën financiare në datën 23-24. Do të keni ndihmë, mbështetje dhe të ardhura nga puna, por edhe një mani për të shpenzuar më tepër që duhet ta kontrolloni.

Akrepi – Një periudhë shumë e ngarkuar ku mendimet janë të shumta, veprimtaria është më e madhe, por ka ardhur momenti që të dyja të sjellin fryte. Mos u tregoni të nxituar, impulsivë dhe t’u impononi të tjerëve dëshirat, mendimet, të zhvisheni nga kontrolli dhe mos u bëni ziliqarë. Kujdes në datat 23-24 të lindurit në ditët e para të shenjës. Me hënën e re në Peshore, jepini prioritet jetës intime, planeve që duhet të vini në zbatim dhe gjeni kohë të çlodheni e të kujdeseni për shëndetin. Përforconi marrëdhënien, planet për të ardhmen dhe afrohuni me të dashurit.

Shigjetari – Do të bëni fillime të reja që do t’u shërbejnë realizimit të synimeve dhe qëllimeve tuaja. Ndoshta do të keni nevojë për një mbështetje financiare që mund të zgjidhë probleme të lidhura me shtëpinë, familjen dhe jetën personale. E mira është të mbështeteni edhe te vetja sepse duhet të përgatiteni që ky fillim të ndryshojë nga plani fillestar. Kujdes në fillim të javës dhe në datën 23-24 në takime e biseda sepse kanë synim të pacaktuar e të papastër. Shmangni keqkuptimet.

Bricjapi – Fokusohuni në karrierë, punë dhe jetën sociale. Nga data 21 e thuajse një muaj më tej, do të keni një fillim të ri në punë. Do të keni mbështetje në rrjetin social, mjaft që mos të humbisni kontrollin. Kujdes në plane financiare dhe investime në datën 23-24, mos veproni. Do të keni shanse të përforconi një marrëdhënie, të bëni takime kokë më kokë për të realizuar gjëra.

Ujori – Hëna e re në Peshore ndikon shumë pozitivisht, sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e tretë ku disa ndryshime vijnë nga planet e reja për të ardhmen, punën, përditshmërinë, lëvizjen jashtë shtetit apo studimet. Kini kujdes në fillim të javës në sferën profesionale dhe jetën sociale. Mos hyni në biseda të tepërta e konflikte, por tejkalojini me strategji. Mos u impononi te të tjerët dhe mos bëni biseda serioze në datat 23-24 sepse s’do të merrni çfarë dëshironi dhe të tjerët do t’ju bëjnë rezistencë. Është periudhë pozitive për punën, karrierën dhe përforcimin e të ardhurave.

Peshqit – Saturni në shenjën tuaj është rikthyer për të bërë një kalim të fundit sepse ju ka vënë përpara përgjegjësive, por do të përforconi marrëdhëniet, do të realizoni një plan për të ardhmen, një udhëtim që do të ndikojë në jetën tuaj. Mos humbisni kontrollin në fillim të javës, çdo gjë mund ta ktheni në favorin tuaj. Është një periudhë e përshtatshme për një organizim e fillim të ri për sferën financiare që lidhet me të tjerët. Mos e teproni me shpenzimet, sidomos duke dhënë shumë para për fëmijët apo të afërmit.

Tags: Chrysanthi KalogeriHoroskopi

Related Posts

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës
ShowBizi

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026

Astrologia Chrysanthi Kalogeri bëri edhe këtë javë në emisionin “Shije Shtëpie” parashikimin e saj për frymën e përgjithshme të së...

Read moreDetails
“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”
ShowBizi

“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

June 13, 2026

Pas aludimeve të shumta në rrjet se ishte larguar nga studioja e “Ferma VIP 3” me vendim të produksionit, ka...

Read moreDetails
Finalistët e Ferma VIP shohin pamjet e protestave, ja reagimi i tyre (Video)
ShowBizi

Finalistët e Ferma VIP shohin pamjet e protestave, ja reagimi i tyre (Video)

June 13, 2026

Vetëm dy ditë para finales së madhe të “Ferma VIP 3”, finalistët kanë marrë për herë të parë informacione nga...

Read moreDetails
Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur
ShowBizi

Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

June 13, 2026

Brikena, pjesë e emisionit, “Top Arena” i ka bërë një intervistë të veçantë Bleros, teksa ky i fundit nuk ka...

Read moreDetails
Për cilën shenjë të horoskopit qershori do të jetë bekim FINANCIAR?
ShowBizi

Për cilën shenjë të horoskopit qershori do të jetë bekim FINANCIAR?

June 12, 2026

Astrologu Hysgen Dauti ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka zbuluar se si...

Read moreDetails
Thuhet se kjo është vajza e njohur e showbizit që solli ndarjen mes Mateos dhe Brikenës, reagon publikisht
ShowBizi

Thuhet se kjo është vajza e njohur e showbizit që solli ndarjen mes Mateos dhe Brikenës, reagon publikisht

June 12, 2026

Prej ditësh, ndarja e Brikenës dhe Mateos ka qenë një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale, ndërsa mes...

Read moreDetails
Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu
ShowBizi

Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

June 12, 2026

♈️ Dashi Sot jeni te detyruar t’i ktheni syte nga vetja dhe te pushtoni terrenin e ceshtjeve personale. Sa me...

Read moreDetails
“Mësova që…”/ Sara Karaj bën reagimin e parë pasi nuk arriti në finalen e Ferma VIP
ShowBizi

“Mësova që…”/ Sara Karaj bën reagimin e parë pasi nuk arriti në finalen e Ferma VIP

June 12, 2026

Sara Karaj ka bërë reagimin e saj të parë publik pasi nuk arriti të sigurojë një vend në finalen e...

Read moreDetails
DALIN REZULTATET/ Ja kush shpallet sonte finalisti i dytë i Ferma VIP
ShowBizi

DALIN REZULTATET/ Ja kush shpallet sonte finalisti i dytë i Ferma VIP

June 11, 2026

Pak orë para Prime-t vendimtar të Ferma VIP, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë rezultatet e një sondazhi që po...

Read moreDetails
Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Kujdes të shtunën në mbrëmje
ShowBizi

Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Kujdes të shtunën në mbrëmje

June 11, 2026

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.