Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Në një javë “blozë”, vetëm Akrepi mbretëron! Meri Shehu bën parashikimin e yjeve për shenjat

October 6, 2025
in ShowBizi
50
VIEWS

Një valë emocionesh, zbulimesh të papritura dhe përballjesh të forta pritet të trazojë jetën tonë këtë javë!

Astrologia Meri Shehu, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, parashikon një javë intensive, ku Hëna e Plotë në shenjën e Dashit sjell tensione shpirtërore, sekrete që dalin në dritë dhe vendime që mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës.

Me një katërkëndësh të fuqishëm mes Mërkurit në Akrep dhe Plutonit në Ujor, data 6-7 dhe 11 tetor shënohen si momente kyçe, sfiduese për disa dhe zbuluese për të tjerët.

Cila është shenja që do mbajë “çelësin e thesarit” këtë javë dhe cilat do përballen me krizë në çift apo në ekonomi?

TëFundit

“Më dh*nuan”/ Eduart Grishaj i reagon Ermal Mamaqit: A do rikthehet sonte si opinionist?

“Më dh*nuan”/ Eduart Grishaj i reagon Ermal Mamaqit: A do rikthehet sonte si opinionist?

June 15, 2026
Sot Hëna e Re te Binjakët, Meri Gjini tregon ndikimin e menjëhershëm te shenjat: Kush duhet ta shfrytëzojë maksimalisht për paratë

Sot Hëna e Re te Binjakët, Meri Gjini tregon ndikimin e menjëhershëm te shenjat: Kush duhet ta shfrytëzojë maksimalisht për paratë

June 15, 2026

“Siç e parashikuam do të jetë një muaj tetori jo i këndshëm, do të jetë një muaj i vështirë.

Nesër kemi Hënën e plotë në Dash që është një Hënë e Plotë jo e thjeshtë, mund të ketë trazira shpirtërore, të brendshme, të vullnetit dhe të dëshirave. Njeriu duke pasur tendencën për të ndryshuar mund të ketë edhe një britmë të brendshme, sepse Dashi si një shenjë e zjarrit kërkon që të ndryshojë. Ka edhe të fshehta që mund të dalin, të cilat mund të turbullojnë jetën personale, ose jetën e të tjerëve në bashkëpunim në marrëdhëniet në çift. Nesër Mërkuri në Akrep me Plutonin në ujor bëjnë një katërkëndësh të fuqishëm. Data 6-7 do të jetë një ditë e vështirë dhe data 11, sepse Afërdita në Virgjëreshë do të kundërshtohet me Saturnin që është kthyer në Peshk”, tha astrologia.

Dashi, 4 yje: Hëna e Plotë është në shenjën e tyre, pro tashmë kanë nevojë që të marrin frenat e jetës së tyre në dorë, të bëjnë komandë në jetën e tyre, të shikojnë mirë marrëdhëniet e tyre. Një e fshehtë në çift, i cili që turbullon, kjo e fshehtë duhet të dalë, të pranohet, që gjërat të fillojnë dhe të ekuilibrohen.

Demi, 2 yje: E kanë në shtëpinë e 12-të, kështu që do të merren shumë me botën e tyre të brendshme, me të fshehtat e vetes, psikologjisë së tyre, është një britmë e heshtur për Demët ky moment. Nesër duhet të kenë kujdes, sepse kanë Mërkurin përballë shenjës së tyre në Akrep me Plutonin në Ujor që kanë përballje të konsiderueshme në çështje familjare, karriere.

Binjakët, 3 yje: Në fushën e shoqërisë do të shikojnë humbjen e një aleance apo të një mbështetjeje. Dio të zhgënjehen nga njerëzit që i kishin menduar të mirë. Gjithashtu duhet që të shmangin edhe konfliktet.

Gaforrja, 4 yje: Do të zbulojnë një anë të fshehtë të jetës së tyre në punë në karrierë, në jetën personale. Do të shikojnë një ndryshim shumë të madh në këtë periudhë. Hëna e Plotë është një thikë me dy presa, në Dash, sepse tenton në humbje, por Gaforret që kanë marrë masat mund të arrijnë që t’i bëjnë ballë kësaj periudhe. Në datën 11 duhet të kenë kujdes në çështje ligjore.

Luani, 3 yje: Duhet të tregojnë një besim të fuqishëm tek vetja dhe duhet të tregojnë në punë që janë të aftë, që edhe të tjerët të risin besim. Në të kundërt nëse nuk arrijnë që të marrin besimin e të tjerëve kjo Hënë e Plotë në Dash nuk do u japë ngritjen që pretendojnë. Në datën 11 do të kenë debate ekonomike shumë të vështira, të cilat mund t’i fusin në një kurth për disa muaj.

Virgjëresha, 2 yje: Kanë një program pak të vështirë në datën 11 sepse Afërdita në shenjën e tyre, pak para se të shkojë në Peshore përballet me Saturnin që ka dalë në Peshk në kundërshtim dhe Virgjëreshët do të kenë një krizë personale, ekonomike ose në marrëdhëniet në çift. Megjithatë Hëna e Plotë u hap një rrugë të re, për gjërat e tyre shpirtërore.

Peshorja, 3 yje: Hënën e Plotë e kanë në shenjën e tyre, kështu që në marrëdhëniet në çift do të shikojnë ndryshime të mëdha, te partnerët dhe tek bashkëpunëtorët. Të tjerët mund të jenë pak më të agravuar në këtë periudhë për të marrë pjesën që u takon, ose nuk do të ndjehen shumë të vlerësuar, kështu që Peshoret do të marrin një impulsivitet të madh në marrëdhëniet në çift. Duhet të kenë kujdes në datën 11 nga prapaskenat në punë dhe në shëndet.

Akrepi, 5 yje: Marsi është në shenjën e tyre, futet dhe Mërkuri. Pavarësisht se nesër është një datë e vështirë, duket sikur Akrepët mbajnë çelësin e thesarit në këtë periudhë. Do të arrijnë që të mobilizohen mirë sidomos në çështje pune dhe në situata të rëndësishme të karrierës dhe të shoqërisë.

Shigjetari, 3yje: Hëna e Plotë në Shigjetar u vjen sipas aftësive të tyre në fakt, sepse është impulsive dhe Shigjetari bëhet flamurtar, për të marrë iniciativa të reja dhe për të krijuar lidhe, ose për t’u ndarë përfundimisht prej tyre. Megjithatë duhet të kenë kujdes sepse mund të kenë trazira rrugës.

Bricjapi,3 yje: Janë në një periudhë ku me Hënë e Plotë në Dash duhet të shikojnë mirë çështjet familjare. Bricjapët duke parë anët e errëta ose ndriçimin e disa situatave që nuk e dinin mund të fillojnë të bëjnë një ekuilibrim, ose të marrin komandën dhe të drejtojnë marrëdhëniet në familje. Ditët e para janë me prapaskena dhe me diskutime jo të mira.

Ujori, 4 yje: Duke përjashtuar ditën e nesërme, ku nuk do të prisnin një diskutim ose disa të papritura që do u thotë dikush dhe Ujorët do të ndjehen pak në siklet. Unë mendoj se Hëna e Plotë do të jetë aty për t’i mbështetur dhe përkrahur.

Peshqit, 4 yje: Kanë vetëm një datë të vështirë, datën 11 sepse Afërdita përballet me Saturnin në shenjën e tyre dhe mund të ndjejnë një humbje, pengesë, ose vështirësi përballë vetes së tyre. Me Hënë e Plotë në Dash do të zbulojnë një rrugë të re në çështjet ekonomike, ose do të zbulojnë kush është pengesa./tvklan.al

Tags: HoroskopiMeri shehu

Related Posts

“Më dh*nuan”/ Eduart Grishaj i reagon Ermal Mamaqit: A do rikthehet sonte si opinionist?
ShowBizi

“Më dh*nuan”/ Eduart Grishaj i reagon Ermal Mamaqit: A do rikthehet sonte si opinionist?

June 15, 2026

Debati i ditëve të fundit mes Ermal Mamaqit dhe produksionit të Ferma VIP ka vijuar të jetë një nga temat...

Read moreDetails
Sot Hëna e Re te Binjakët, Meri Gjini tregon ndikimin e menjëhershëm te shenjat: Kush duhet ta shfrytëzojë maksimalisht për paratë
ShowBizi

Sot Hëna e Re te Binjakët, Meri Gjini tregon ndikimin e menjëhershëm te shenjat: Kush duhet ta shfrytëzojë maksimalisht për paratë

June 15, 2026

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj...

Read moreDetails
Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve
ShowBizi

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

June 15, 2026

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, po jeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj....

Read moreDetails
Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP
ShowBizi

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

June 15, 2026

Vetëm pak orë para finales së madhe të Ferma VIP 3, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një listë...

Read moreDetails
U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit
ShowBizi

U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

June 15, 2026

Puthja simbolike mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit gjatë dasmës së organizuar në kuadër të një loje në Ferma VIP...

Read moreDetails
“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi
ShowBizi

“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 15, 2026

Dashi Përfitoni nga çdo mundësi që do t’ju jepet sot për të bërë disa ndryshime në jetën në çift. Do...

Read moreDetails
“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!
ShowBizi

“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!

June 14, 2026

Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, një postim i...

Read moreDetails
Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre
ShowBizi

Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre

June 14, 2026

Pas fitores së Big Brother VIP Albania 5, duket se Selin dhe Gimbo kanë vendosur t’i marrin gjërat me shumë...

Read moreDetails
Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para
ShowBizi

Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para

June 14, 2026

Sot, më 14 qershor 2026, energjia e Hënës së Re në Binjakë sjell një atmosferë më të gjallë, më sociale...

Read moreDetails
Përplasja e fortë me kryeministrin Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës
ShowBizi

Përplasja e fortë me kryeministrin Edi Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës

June 14, 2026

Gazetarja e Top Channel, Sidorela Gjoni, është kthyer në një nga emrat më të komentuar në rrjet gjatë 24 orëve...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.