Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

E FUNDIT: Presidenti Begaj dekreton datën për zgjedhjet e pjesshme vendore, ja kur do mbahen

October 1, 2025
in Të Fundit
2.1k
VIEWS

Presidenti Bajram Begaj ka caktuar datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën.

Begaj shpalli dekretin për zgjedhjet e pjesshme pasi një ditë më parë qeveria dërgoi në presidencë vakancën e krijuar në këto bashki, edhe pas shkarkimit të Erion Veliajt si kryebashkiak të Tiranës një javë më parë.

Sakaq, me interes priten tashmë zgjedhjet e kryeqytetit, ku socialistët kanë zgjedhur Ogerta Manastirliun, ndërsa opozita është ende pa një emër konkret që do përballet me ish-ministren e Arsimit.

Presidenti i Republikës dekretoi sot ditën e dielë, datë 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas marrjes së njoftimit për vakancat nga Këshilli i Ministrave në datën 30 shtator 2025.

TëFundit

E fundit: Sëmuret ish banorja e BBV, ja cfarë dyshohet të ketë!

E fundit: Sëmuret ish banorja e BBV, ja cfarë dyshohet të ketë!

October 29, 2025
‘O Flavio, hapi sytë e mos na le…’ Lot, britma dhe dhimbje në cermoninë m*rtore të 19 vjecarit shqiptar që u…

‘O Flavio, hapi sytë e mos na le…’ Lot, britma dhe dhimbje në cermoninë m*rtore të 19 vjecarit shqiptar që u…

October 29, 2025

Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, kurse vakanca në Bashkinë Tiranë është krijuar për shkak të shkarkimit të kryetarit të bashkisë nga Këshilli i Ministrave, pas propozimit nga Këshilli Bashkiak Tiranë, i cili me votën e këshilltarëve të shumicës dhe të pakicës (50 vota pro dhe vetëm 1 kundër) kërkoi që t’i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme për kryetar bashkie në Tiranë.

Për shkak të interesit të lartë publik, Institucioni i Presidentit të Republikës sqaron se për vakancën e krijuar në Tiranë, Presidenti shqyrtoi rregullshmërinë e procedurës së ndjekur, në këndvështrim të respektimit të pavarësisë dhe autoritetit propozues të këshillit bashkiak dhe konstatoi se deklarimi i vakancës është bërë në përfundim të një procesi konstatimi dhe verifikimi, të kryera sipas kompetencës nga Këshilli Bashkiak Tiranë dhe nga Këshilli i Ministrave.

Në respekt të neutralitetit institucional, Presidenti i Republikës nuk shqyrton meritën e çështjes.
Nga praktika dokumentare e çështjes rezulton, se Këshilli i Ministrave ka referuar tek kuadri ligjor, i cili përcakton se shkarkimi për “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë” përbën rast të ndryshëm nga shkarkimi “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” që parashikon neni 115 i Kushtetutës, gjë që do të thotë se për VKM nr.539, datë 25.09.2025 nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ.

Vendimi i Këshillit të Ministrave që shkarkon kryetarin e bashkisë “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” pezullohet, në rastin kur ndaj tij paraqitet ankim në Gjykatën Kushtetuese.

Çdo vendim tjetër që shkarkon kryetarin e bashkisë për shkakun, se ky i fundit “dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata” ose se “propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”,

përveçse ankimohet në Gjykatën Administrative (jo në Gjykatën Kushtetuese), pezullohet vetëm nëse pezullimi urdhërohet posaçërisht nga Gjykata Administrative.
Sikurse rezulton nga dokumentacioni shoqërues i VKM-së, ky sqarim ligjor ka qenë në dispozicion të palës dhe të publikut që në datën 25.09.2025.

Presidenti i Republikës konstaton se në periudhën nga data e miratimit të VKM-së nuk është regjistruar ankim në organin kompetent gjyqësor dhe nuk ka një vendim pezullimi nga ana e tij, ndërkohë që afati i Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve është vetëm 48 orë nga marrja e njoftimit.
Me daljen e dekretit, mjetet ligjore mbeten në dispozicion të palëve me qëllim që ato të realizojnë mbrojtjen e interesave të tyre të ligjshme.

Duke shpallur zgjedhjet e pjesshme për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, Presidenti i Republikës bën thirrje për një fushatë konkurruese, etike dhe në respektim të plotë të Kodit Zgjedhor, sikurse shpreh dëshirën që qytetarët e këtyre bashkive të përfshihen gjerësisht dhe të votojnë masivisht në këto zgjedhje.

Tags: bajram begajerion veliajkryetar bashkiezgjedhje

Related Posts

E fundit: Sëmuret ish banorja e BBV, ja cfarë dyshohet të ketë!
Të Fundit

E fundit: Sëmuret ish banorja e BBV, ja cfarë dyshohet të ketë!

October 29, 2025

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Anisa Veseli ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga prapaskenat e klipit...

Read moreDetails
‘O Flavio, hapi sytë e mos na le…’ Lot, britma dhe dhimbje në cermoninë m*rtore të 19 vjecarit shqiptar që u…
Të Fundit

‘O Flavio, hapi sytë e mos na le…’ Lot, britma dhe dhimbje në cermoninë m*rtore të 19 vjecarit shqiptar që u…

October 29, 2025

Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë, miq, të afërm dhe shokë i dhanë lamtumirën e fundit 19-vjeçarit shqiptar, Flavio Saraçi, që...

Read moreDetails
Një muaj, tronditës, i vështirë dhe stropacues për këto shenja! Nëntori vjen i ‘EGER’
Të Fundit

Një muaj, tronditës, i vështirë dhe stropacues për këto shenja! Nëntori vjen i ‘EGER’

October 29, 2025

Muaji nëntor pritet të mos jetë aspak i qetë për disa shenja të zodiakut. Lëvizjet planetare, veçanërisht kalimi i Marsit...

Read moreDetails
‘Kërkon nëna djalë, e djali nuk përgjigjet…’ Aksidenti tragjik i merr jetën 25 vjecarit në lule të rinisë
Të Fundit

‘Kërkon nëna djalë, e djali nuk përgjigjet…’ Aksidenti tragjik i merr jetën 25 vjecarit në lule të rinisë

October 29, 2025

Personi që shihni në foto është 25-vjeçari i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme pasi motori i tij u aksidentua...

Read moreDetails
Ngjarje tronditëse në vend! 12 vjecarja konsumon një sasi tabletash me ilace, transportohet në Tiranë
Të Fundit

Ngjarje tronditëse në vend! 12 vjecarja konsumon një sasi tabletash me ilace, transportohet në Tiranë

October 29, 2025

Pasditen e sotme, një vajzë 12-vjeçare nga Delvina është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës nga familjarët e saj,...

Read moreDetails
Zot na ruaj! Lëkundje tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda
Të Fundit

Zot na ruaj! Lëkundje tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda

October 29, 2025

Tërmet i dyfishtë raporton IGJEUM se ndodhi para pak minutash në Tiranë, ndjehet në disa zona të kryeqytetit Një lëkundje...

Read moreDetails
Aksident tragjik në punë! Punëtori shqiptar g*ditet nga rryma elektrike, humb jetën dhe më pas…
Të Fundit

Aksident tragjik në punë! Punëtori shqiptar g*ditet nga rryma elektrike, humb jetën dhe më pas…

October 29, 2025

Një punëtor shqiptar u godit nga rryma elektrike në Itali, ndërsa punonte me një mikser çimentoje për ndërtim (betoniere). Viktima...

Read moreDetails
‘Lekët do ju vijnë nga qielli…’ Lumë si këto shenja, rritje ekonomike dhe ditë të bukura i presin!
Të Fundit

‘Lekët do ju vijnë nga qielli…’ Lumë si këto shenja, rritje ekonomike dhe ditë të bukura i presin!

October 28, 2025

Dashi Partneri do ju tregoje sot se është një kënaqësi e madhe t’iu kesh pranë ju. Nuk do mungojnë surprizat...

Read moreDetails
‘Zija na mbulojë shpirtin, ëndrrat e një maturanti u prenë në mes…’ Lot dhe dhimbje për Leandron e gjorë
Të Fundit

‘Zija na mbulojë shpirtin, ëndrrat e një maturanti u prenë në mes…’ Lot dhe dhimbje për Leandron e gjorë

October 28, 2025

Një ditë e zezë kjo për gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë dhe për të gjithë komunitetit. Humbja tragjike e 17-vjeçarit...

Read moreDetails
E rëndë! Aksidentohet ish finalistja e Big Brother Vip, ja gjendja e saj tani.
Të Fundit

E rëndë! Aksidentohet ish finalistja e Big Brother Vip, ja gjendja e saj tani.

October 28, 2025

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, ka kaluar momente frike në orët e para të mëngjesit të...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.