Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Java nis me dashuri dhe mbyllet me humbje parash! Meri Shehu paralajmëron dy datat e vështira

September 15, 2025
in ShowBizi
25
VIEWS

Yjet janë kujdesur që kjo javë të ketë të mirat, por edhe të papriturat. Në parashikimin për programin “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu thotë se nis me një atmsoferë të bukur dashurie në dy ditët e para.

Astrologia cilëson se dy datat më të vështira janë 17 dhe 19 ku kërkohet të tregohemi të kujdesshëm. Ajo çfarë duhet të kemi parasysh janë fjalët dhe veprimet, pasi do të jenë përcaktuese për zhvillimet e mëtejshme.

Meri Shehu: Kjo është një javë shumë e rëndësishme astrologjike sepse në fund të javës kemi eklipsin e pjesshëm diellor që përkon me hënën e re në Virgjëreshë në datën 21, por sot është një ditë e bukur sepse Afërdita në Luan dhe Marsi në Peshore, për gjithë ata që adhurojnë dashurinë, takimet romantike, është një ditë perfekte. Vetëm data 17 dhe 19 na e prishin.

Në datën 17, Mërkuri në Virgjëreshë përballet me Saturnin në Peshk. Do të jetë një ditë e zymtë, me mendime të këqija, konservatore, e zbehtë, nuk jep asgjë. Data 19 që futet Afërdita në Virgjëreshë, kundërshtohet direkt me Uranin në Binjak dhe nuk jep stabilitet ekonomik dhe në jetën emocionale.Çfarë rregullojmë në fillim të javës, e prishim nga data 19.

TëFundit

‘Keni zënë rrënjë’, ‘Yll’,  Vajza e Ardit Gjebreas, Ana si prezantuese ndez reagime ne rrjet

‘Keni zënë rrënjë’, ‘Yll’, Vajza e Ardit Gjebreas, Ana si prezantuese ndez reagime ne rrjet

September 15, 2025
Këngëtarja festoi ditëlindjen/ Kjo është dhurata më e veçantë që Egli Tako mori në festë

Këngëtarja festoi ditëlindjen/ Kjo është dhurata më e veçantë që Egli Tako mori në festë

September 15, 2025

Dashi – 1 yll

Rreth datës 17, kundërshtimi i Mërkurit me Saturnin, sjell probleme shëndetësore, pune dhe debate me eprorë. Jeta e përditshme ju duket si e zymtë, e zbehtë. Pasi kalon dita e sotme që është shumë e bukur ku nëse keni një flirt, një takim, një buzëqeshje, do ta shtrojë rrugën mirë dhe datën 17 nuk do ta ndieni.

Demi – 2 yje

Me eklipsin diellor në datën 21 dhe hënën e re në Dem duhet të marrin një ajër të mirë, sidomos në çështjet erotike, por është data 17 një udhëkryq për Demët në çështjet personale ose në çift që nuk dihet si do ta përjetojnë. Mund të kenë ndarje ose mendime negative për një bashkëjetesë apo marrëdhënie pune. Të kenë kujdes me humbjet ekonomike.

Binjakët – 2 yje

Me hënën e re do të shohin një atmsoferë të mirë në jetën personale e familjare. Ditën e sotme e kanë të bukur se janë shenjë ajri dhe favorizohen në dashuri sot e nesër. Të kenë kujdes në datën 19. Urani në shenjën e tyre bën një katërkëndësh të vështirë me Afërditën dhe një gjë nuk shkon mirë, jep një ndjesi negative dhe mund të kenë një humbje ekonomike.

Gaforrja – 3 yje

Të kenë kujdes nga një debat i ashpër në datën 19 që mund t’i çekuilibrojë dhe mund të kenë disa probleme e prapaskena në lidhje me punën në përgjithësi dhe ndryshime që do t’i bëjnë të mos ndihen mirë psikologjikisht në jetën personale.

Luani – 4 yje

Sot është Afërdita në shenjën e tyre në Luan që lidhet bukur me Marsin në Peshore dhe kanë komunikime shumë të mira, mund të kenë propozime të bukura, jeta personale merr ritëm dhe shkëlqejnë. Pas disa vështirësive në lidhje me punën, në datën 21 mund të marrin një lajm të mirë ekonomik me hënën e re në Virgjëreshë.

Virgjëresha – 4 yje

Është një ditë e mirë në planin ekonomik dhe të projekteve, deri nesër mund të marrin një lajm të mirë. Të kenë kujdes datat 17 dhe 19 sepse Mërkuri në shenjën e tyre përballet me Saturnin dhe futet një vështirësi përpara që ua prish disi humorin. Në datën 19 nuk ndihen të sigurt në jetën emocionale. Me hënën e re në shenjën e tyre në datën 21 çdo gjë fillon dhe ndryshon për mirë.

Peshorja – 3 yje

Është një shenjat e favorizuara. Marsi i rrëmben pak situatat, nxitohen. Hëna e re në Virgjëreshë është në shtëpinë e 12-të, duan të rilindin, por e kanë me shumë llogari dhe humbasin më shumë kohë. Nga njëra anë nxitohen, nga tjetra pengohen.

Akrepi – 3 yje

Kanë një ditë të bukur sot e nesër në karrierë, famë, mundësi, jetën sociale. Datën 17 duhet ta kenë kujdes në çështje ligjore, kontakte,jetën personale. Data 19 nuk është e mirë sepse Afërdita kundërshtohet me Uranin dhe nuk ka asgjë në terezi.

Shigjetari – 1 yll

Do të presin hënën e re në Virgjëreshë në datën 21 për të filluar një punë, aktivitet të ri dhe për t’u çliruar nga frikërat. Sot e nesër janë në kulm erotik, magjepsje të bukur, joshje shumë të mirë dhe do ta shijojnë. Kujdes sepse një prapaskenë apo ndërprerje pune mund t’i rrëzojë këto.

Bricjapi – 2 yje

Duhet të kenë kujdes në çështjet ligjore, komunikim me jashtë, çështje studimore apo vizion në jetën intelektuale se rreth datës 17 këto gjëra nuk shkojnë mirë. Afërdita në Virgjëreshë hyn me të majtën dhe i çorienton disi, por do të presin datën 21 për të parë një ndryshim të mirë në jetën e tyre.

Ujori – 4 yje

Janë një nga shenjat me fat. Shenjat e ajrit (Binjak, Peshore, Ujor) kanë shumë fat në dashuri sot e nesër, si edhe në jetën ekonomike, mund të vendosin gjëra të bukura, të kenë propozime, të udhëtojnë, të marrin rritje rroge, të kenë plane e projekte, të ndihen shumë mirë nga ana psikologjike. Kujdes me ca shpenzime të çuditshme në datat 17 dhe 19. Me hënën e re në datën 21 hapet një ndryshim i paparë ekonomik.

Peshqit – 2 yje

Do të kenë një lajm të mirë ekonomik sot e nesër, por data 17 i ndikon direkt në shenjën e tyre. Saturni i rikthyer në shenjën e tyre ka filluar të vendosë pengesat e dy viteve të fundit, përballet me Mërkurin në Virgjëreshë dhe Peshqit do të ndiejnë paqartësi në jetën personale, bashkëpunime dhe në gjërat që mendonin se i kishin kapërcyer, rikthehen fantazmat nga e kaluara. Me eklipsin në datën 21, mund të kenë një periudhë që i ndihmon.

Tags: HoroskopiMeri shehu

Related Posts

‘Keni zënë rrënjë’, ‘Yll’,  Vajza e Ardit Gjebreas, Ana si prezantuese ndez reagime ne rrjet
ShowBizi

‘Keni zënë rrënjë’, ‘Yll’, Vajza e Ardit Gjebreas, Ana si prezantuese ndez reagime ne rrjet

September 15, 2025

Vajza e Ardit Gjebreas, Ana, ka bërë një debutim të veçantë në skenën e “Kënga Magjike”, jo si konkurrente por...

Read moreDetails
Këngëtarja festoi ditëlindjen/ Kjo është dhurata më e veçantë që Egli Tako mori në festë
ShowBizi

Këngëtarja festoi ditëlindjen/ Kjo është dhurata më e veçantë që Egli Tako mori në festë

September 15, 2025

Ish-banorja e Big Brother Vip Albania 4, Egli Tako, po feston sot ditëlindjen e saj mes surprizave të shumta nga...

Read moreDetails
Fundi apo fillimi i gjithçkaje?! Astrologia zbulon si do të ndikojë eklipsi i 21 shtatorit te 12 shenjat e Horoskopit
ShowBizi

Fundi apo fillimi i gjithçkaje?! Astrologia zbulon si do të ndikojë eklipsi i 21 shtatorit te 12 shenjat e Horoskopit

September 15, 2025

Këtë javë, qielli nuk premton qetësi! Astrologia Chrysanthi Kalogeri ka zbuluar për emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan se datat...

Read moreDetails
Inc*sti përçau familjen, sekreti i errët: Babai ka një djalë me vajzën e hallës së tij!
ShowBizi

Inc*sti përçau familjen, sekreti i errët: Babai ka një djalë me vajzën e hallës së tij!

September 14, 2025

Familja e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan sjell mesazhe të bukura e të qeshura, por në shtëpi ka...

Read moreDetails
Arbër Hajdari heq dorë si opinionist i “Big Brother”? Gazetari befason me deklaratën
ShowBizi

Arbër Hajdari heq dorë si opinionist i “Big Brother”? Gazetari befason me deklaratën

September 14, 2025

Në një deklaratë të dhënë për “Live From Tirana”, gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka...

Read moreDetails
“Me shpenzimet tregohuni të arsyeshëm nëse nuk doni të mbeteni pa para”, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
ShowBizi

“Me shpenzimet tregohuni të arsyeshëm nëse nuk doni të mbeteni pa para”, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

September 14, 2025

Dashi Do kujdeseni mjaft për jetën tuaj ne çift sot dhe nuk do lini askënd t’ua prishe planet qe keni...

Read moreDetails
BËHUNI GATI! Më 21 shtator pritet Eklipsi Diellor i cili do te sjelle ndryshime të fuqishme për 4 shenja të Horoskopit
ShowBizi

BËHUNI GATI! Më 21 shtator pritet Eklipsi Diellor i cili do te sjelle ndryshime të fuqishme për 4 shenja të Horoskopit

September 13, 2025

Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe...

Read moreDetails
Sara Hoxha surprizon me veprimin ndaj Bora Zemanit
ShowBizi

Sara Hoxha surprizon me veprimin ndaj Bora Zemanit

September 13, 2025

Bora Zemani nisi të premten që lamë pas sezonin e ri të emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, duke sjellë emocione të...

Read moreDetails
Të gjithë makinat e braktisura do të KONFISKOHEN/ Keni afat 30 ditë për t’i larguar, aksioni nis nga …
Politikë

Të gjithë makinat e braktisura do të KONFISKOHEN/ Keni afat 30 ditë për t’i larguar, aksioni nis nga …

September 13, 2025

Nuk ka asnjë të dhënë të përafërt se sa është numri i makinave të braktisura në parkingjet apo ambientet publike...

Read moreDetails
Sot fati ju afrohet aq shume, sa do ta kuptoni qe eshte koha te veproni per…/ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu
ShowBizi

Sot fati ju afrohet aq shume, sa do ta kuptoni qe eshte koha te veproni per…/ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

September 13, 2025

🔹Dashi Sot fati ju afrohet aq shume, sa do ta kuptoni qe eshte koha te veproni sic duhet. Nese nuk...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.