Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

“Shihemi në Gjyq” hap sezonin me rrëfimin tronditës të dy motrave nga Tirana: ‘Babai ka djalë nga incesti me vajzën e hallës’

September 15, 2025
in Të Fundit
649
VIEWS

Sezoni i ri i rubrikës “Shihemi në Gjyq” në “E Diela Shqiptare” nisi me një histori të pazakontë familjare nga Tirana.

Dy motra, Fatma dhe Shpresa, u përballën për ndarjen e pasurisë, por rrëfimi i tyre solli në dritë sekrete të errëta për familjen.

Gjatë debatit, Shpresa tregoi se babai i tyre, Rushiti, ka një djalë nga lidhja me vajzën e hallës, fakt që ka shkaktuar përçarje të thellë. Ajo tha se pronën për të cilën po diskutohet e ka blerë vetë për të mos u shitur nga i ati, i cili kishte borxhe të mëdha për shkak të të birit nga kjo lidhje.

Fatma, nga ana tjetër, kërkon që prona të ndahet mes pesë motrave, duke e akuzuar Shpresën se po i lë pa të drejtë. Por Shpresa u shpreh se pas kontributit të saj 20-vjeçar për familjen, e meriton të mbajë diçka për vete.

TëFundit

Shtanget rrjeti! Vanesa puth në buzë vëllain e saj, shpërthejnë komentet (Video)

Shtanget rrjeti! Vanesa puth në buzë vëllain e saj, shpërthejnë komentet (Video)

April 21, 2026
Ç’ndodhi mes Mirit dhe Rogertit në festën e Big Brother VIP?!

Ç’ndodhi mes Mirit dhe Rogertit në festën e Big Brother VIP?!

April 21, 2026

Historia e tyre u shoqërua me emocione të forta dhe akuza të drejtpërdrejta ndaj babait, të cilin vajzat e quajtën shkaktar të përçarjes.

Në fund, të dyja motrat u shprehën se nuk e njohin si vëlla djalin e ardhur nga kjo lidhje dhe nuk duan të kenë asnjë marrëdhënie me të.

Pjesë nga rrëfimi në “Shihemi në gjyq”:

Shpresa: Ne jemi një familje prej pesë motrash dhe babi ka një djalë incest me gocën e hallës së vet. Kjo është e vërteta. Prona që kjo motra ime e dashur sot po më kërkon, unë ia kam blerë babait tim sepse babai im donte t’ia shiste dikujt tjetër për të larë borxhet e djalit të tij.

Fatma: Tirana ka dyqane plot, pse duhet të blesh pronën që na takon?

Eni Çobani: Edhe njëherë, se kjo ishte shumë e rëndë dhe deklaratë që besoj, secili që e dëgjoi, duket akoma s’e ka kuptuar. Pra, prindërit tuaj, nga martesa e tyre, ju kanë vetëm juve pesë vajzat apo jo?

Shpresa: Po.

Eni Çobani: Tani, lidhja tjetër e babit ka qenë me vajzën e hallës së tij?

Shpresa: Po dhe kanë një djalë.

Eni Çobani: Dhe ka sjellë në jetë edhe një djalë. Djali ka moshën tuaj?

Shpresa: Djali është 31 vjeç. Vjen pas ne të pestave. Këtu fillon e gjithë trazira e familjes sonë.

Ardit Gjebrea: Po mirë, e ka pranuar babi këtë gjë?

Shpresa: Po, e ka pranuar.

Ardit Gjebrea: E ka pranuar si djalë me vajzën e hallës?

Shpresa: Po.

Ardit Gjebrea: I ka dhënë edhe mbiemrin e vet?

Shpresa: Po.

Ardit Gjebrea: Dhe në certifikatë është edhe emri i babait, edhe i nënës?

Shpresa: Po, por jo në certifikatën tonë familjare.

Fatma: Por ne nuk jemi këtu për të diskutuar babain dhe jetën e tij personale. Okej, ai ka bërë gabimet e veta, por tani neve na intereson prona.

Shpresa: Por këtu vazhdon konflikti ynë sepse unë prandaj e bleva atë pronë sepse meqë babai donte ta shiste diku tjetër për të larë borxhet e këtij djalit që luante bixhoz, preferova ta blej unë më mirë.

Shpresa: Një baba që sjell konflikt në familje, një baba që ka futur kaq shumë trazira në mesin tonë, na ka përçarë, për mua nuk është baba! Më fal, por ky është realiteti. Baba është ai që kujdeset për fëmijët e tij, që i do fëmijët e tij dhe bën për fëmijët e tij. Jo një baba që më sjell mua dhe motrat në gjyq sot!

Fatma: Mami ia ka falur pjesën e vet.

Shpresa: Po, ma ka falur mua. Ma ka falur vetëm për një arsye sepse unë kam kontribuar në familje. Kam 20 vjet që jap çdo gjë në shtëpi.

Fatma: Po pse moj motër, unë nuk kam nënë dhe baba që kanë punuar dhe na kanë rritur?

 

Shpresa: I kam shkolluar, i kam edukuar, i kam çuar në universitete, i kam veshur, i kam ushqyer, kam bërë rolin e asaj që nuk duhet të bëja. Unë kam marrë rolin e prindit tënd, kështu që mua prona më takon.

Eni Çobani: Ti je vajza më e madhe?

Shpresa: Jam e dyta.

Eni Çobani: Dhe ti je kujdesur si një nënë për gjithë motrat e tjera?

Shpresa: Po. Sepse, që nga viti 2014, mos të them edhe më përpara se nuk e mbaj mend ekzaktësisht, babai nuk ka kontribuar për asgjë në shtëpi. Nuk i ka shkolluar, nuk donte t’i shkollonte më, i ka lënë, nuk blinte më asgjë.

Eni Çobani: Por a jetonte me ju?

Shpresa: Po.

Eni Çobani: Dhe nuk kontribuonte financiarisht fare?

Fatma: Babai ka pesë vjet që nuk jeton më me ne dhe për pesë vjet, ne kemi qenë të rritura.

Shpresa: Po flas që në vitin 2014.

Fatma: Në 2014, edhe unë kam qenë minorene…

Shpresa: Mund të kesh qenë minorene, por e mban mend shumë mirë ti se kush është kujdesur për ty! Jam kujdesur unë për ty!

Fatma: Nuk justifikohet prona me kontributin…

Shpresa: Moj, nuk ma ka dhuruar njeri! Nëna ma ka dhuruar pronën sepse unë jam kujdesur për nënën dhe për ju, kam mbi 20 vite që ju jap lekë dhe babai ma ka shitur për të larë borxhet e djalit të vet incest, kështu që sot prona është imja. Jo vetëm për pronën që po flasim, për dyqanin që unë i kam blerë babait, por babai ka dashur të shesë edhe një pjesë të shtëpisë, të cilën unë e kam paguar dhe e ka kaluar pastaj në emrin e nënës. Sot, ai hedh në gjyq mamin për dyqanin që më ka shitur mua dhe shtëpinë.

Eni Çobani: Sepse babai juaj thotë që ia keni marrë me dhunë edhe firmën, edhe pronën.

Shpresa: Absolutisht! Ai është mashtrues, absolutisht!

Tags: ardit gjebreae diela shqiptareeni cobani

Related Posts

Shtanget rrjeti! Vanesa puth në buzë vëllain e saj, shpërthejnë komentet (Video)
Të Fundit

Shtanget rrjeti! Vanesa puth në buzë vëllain e saj, shpërthejnë komentet (Video)

April 21, 2026

Vanesa Sono u surprizua mbrëmjen e djeshme në “Ferma VIP” nga vëllai i saj, në një moment të mbushur me...

Read moreDetails
Ç’ndodhi mes Mirit dhe Rogertit në festën e Big Brother VIP?!
Të Fundit

Ç’ndodhi mes Mirit dhe Rogertit në festën e Big Brother VIP?!

April 21, 2026

Gjatë rrugëtimit të tyre në “Big Brother VIP Albania 5”, Miri dhe Rogerti patën disa nga përplasjet dhe debatet më...

Read moreDetails
Lajme tronditëse, shokuese dhe emocionuese për këto shenja!/ Horoskopi javor ‘G0DET’ keto shenja!
Të Fundit

Lajme tronditëse, shokuese dhe emocionuese për këto shenja!/ Horoskopi javor ‘G0DET’ keto shenja!

April 20, 2026

Dashi Një energji mjaft e ëmbël ka filluar të zhvillohet dhe do të mbetet vetëm për disa ditë të tjera,...

Read moreDetails
Ngjarje e rëndë! Babai i merr jetën djalit të tij 21 vjecar, del ARSYEJA SH0KUESE!
Të Fundit

Ngjarje e rëndë! Babai i merr jetën djalit të tij 21 vjecar, del ARSYEJA SH0KUESE!

April 20, 2026

Sulmi ndodhi pas një grindjeje për një intervistë pune të refuzuar Pas një marrjeje të gjatë në pyetje, Antonio Sciorilli...

Read moreDetails
Përplasen dy makina në Maqellarë-Peshkopi, 6 persona mbeten të plagosur (FOTO)
Të Fundit

Përplasen dy makina në Maqellarë-Peshkopi, 6 persona mbeten të plagosur (FOTO)

April 20, 2026

Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në aksin nacional Maqellarë-Peshkopi, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën mbi urën...

Read moreDetails
Selin ‘THYEN RRJETIN’/ Bënë reagimin e saj të parë pas fitores së madhe në BBVA!
Të Fundit

Selin ‘THYEN RRJETIN’/ Bënë reagimin e saj të parë pas fitores së madhe në BBVA!

April 20, 2026

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Selin Bollati, ka reaguar për herë të parë në rrjetet e...

Read moreDetails
‘Cfarë ka moj, a reagon…’ Ulërima dhe britma në Ferma Vip! Del video, ja cfarë paska ndodhur
Të Fundit

‘Cfarë ka moj, a reagon…’ Ulërima dhe britma në Ferma Vip! Del video, ja cfarë paska ndodhur

April 20, 2026

Pamjet dramatike dhe ulërimat e mbrëmjes së djeshme në “Ferma VIP” mbajtën në ankth jo vetëm fermerët, por edhe të...

Read moreDetails
Thesë me para dhe qypa me florinj! Këto shenja do zbulojnë derën e ‘THESARIT’ të jetës së tyre!
Të Fundit

Thesë me para dhe qypa me florinj! Këto shenja do zbulojnë derën e ‘THESARIT’ të jetës së tyre!

April 20, 2026

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve...

Read moreDetails
E fundit: Aksidentohet këngëtarja e njohur, ja si paraqitet gjendja e saj shëndetësore
Të Fundit

E fundit: Aksidentohet këngëtarja e njohur, ja si paraqitet gjendja e saj shëndetësore

April 20, 2026

Artistja e njohur shqiptare, Tuna Sejdiu mësohet se së fundmi është përfshirë në një aksident. Lajmi është konfirmuar burime për...

Read moreDetails
Selinit i ndodh e papritura jashtë pasi u shpall fituese e BBV: Mijëra njerëz…
Të Fundit

Selinit i ndodh e papritura jashtë pasi u shpall fituese e BBV: Mijëra njerëz…

April 20, 2026

Selin Bollati, u shpall fituese e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania të shtunën mbrëma. Një fitore...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×