Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjes, ku është gjetur i pajetë një 44-vjeçar, i shpallur në kërkim që prej muajit gusht.
Sipas informacioneve paraprake, trupi i shtetasit F. Gj., 44 vjeç, është gjetur i varur në një pemë, duke i dhënë kështu fund jetës. Viktima ishte shpallur në kërkim më 21 gusht 2025, pas një kallëzimi të bërë nga motra e tij, e cila kishte raportuar zhdukjen e tij nga banesa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim dhe veprime të mëtejshme ligjore.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.