Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

‘Im atë iku, e unë mbeta jetim…’ Publikohet letra prekëse e Artur Zhejit për humbjen e të atit, tashmë ai i shkoi pranë!

August 25, 2025
in Të Fundit
4.6k
VIEWS

Pas ndarjes nga jeta të gazetarit Artur Zheji, shumë prej shkrimeve dhe kujtimeve të tij kanë rifituar vlerë të veçantë.

Një prej tyre është letra prekëse që ai i ka kushtuar babait të tij, Petro Zheji, pas ndarjes nga jeta të këtij të fundit.

Në rrëfimin e tij, Artur Zheji sjell kujtime të thella për figurën e një njeriu të jashtëzakonshëm, për pasionin e tij ndaj dijes dhe kulturës, për filozofinë e jetës dhe dashurinë për kombin.

Një shkrim që të prek shpirtin dhe të bën të reflektosh mbi trashëgiminë e vërtetë që lëmë pas.

TëFundit

‘Lekët do ju vijnë nga qielli…’ Lumë si këto shenja, rritje ekonomike dhe ditë të bukura i presin!

‘Lekët do ju vijnë nga qielli…’ Lumë si këto shenja, rritje ekonomike dhe ditë të bukura i presin!

October 28, 2025
‘Zija na mbulojë shpirtin, ëndrrat e një maturanti u prenë në mes…’ Lot dhe dhimbje për Leandron e gjorë

‘Zija na mbulojë shpirtin, ëndrrat e një maturanti u prenë në mes…’ Lot dhe dhimbje për Leandron e gjorë

October 28, 2025

Nga Artur Zheji

BABAI

Deri sa ndodhi ajo që ndodh, në luftën e gjithë-humbur të jetës me vdekjen, kisha përshtypjen mistike apo fëminore se babai im, ndoshta ishte i “pavdekshëm”. Më pëlqente ta besoja këtë, ndonëse tronditjen e parë, thyese të këtij miti, e mora, kur pak muaj përpara Petros, humba Besën, Nanën time të paepur.

Në moshën që jam unë sot, Petro, bënte të paktën çdo fundjavë 40-50 kilometra ecje, pa pushim. Nuk refuzonte me hundën mbledhur asnjë ushqim, por mund të agjëronte si besimtar, edhe disa ditë pa ngrënë. Dhe nuk ankohej kurrë. As edhe njëherë! As edhe në Fund!

Të gjitha këto cilësi, të marrëdhënies së tij të mrekullueshme që Petrushka (edhe kështu i thërrisnim në familje përkëdhelësisht) kishte me trupin e tij, e bënin atë të pangjashëm me të tjerë.

Do kisha shumë për të shkruar për Babanë që më iku dhe më la “jetim”, pavarësisht se në moshën time “jetimët” janë kaq të shumtë, saqë nuk thirren më të tillë…

Por, duart ngecin dhe sillen si të ngrira. Ndoshta sepse janë tejet të përbaltura nga balta që të detyron të përpunosh, e përditshmja dhe gazetaria që përshkruan epopenë, skuthllëqet dhe bëmat e palavdishme por zhurmëmëdha, të horrave tanë udhëheqës.

Më del parasysh galeria e personazheve që janë ushqyer shpirtërisht dhe intelektualisht në divanin e tij, shumë pak prej të cilëve mirënjohës, ndonëse gatuajnë edhe sot në magjen e të përditshmes, miell nga mielli i tij.
Sepse kush e njihte auto-ironinë para viteve ’90 në Shqipëri?

Askush!

Kush i njihte parabolat, metaforat, kalamburet, nënshtresat e fjalëve, tre a më shumë kuptimësinë e fjalëve, të lëshuara me një goditje të vetme?

Askush ose 2 apo 3 veta gjithsej!

Ishte dhe është një lloj arti i madh, të dish të flasësh dhe jo të gërmëzosh, përmes fjalës.

Të dish të shprehësh çdo ngjyrë, çdo nerv, çdo dridhje apo puhizë ajri, që krijon edhe krahë-përplasja e një krahu dallëndysheje dhe që mund të shpërthejë uragane, në oqeanin e thellë të shpirtrave të ndjeshëm… të qenieve që kanë shpirt sigurisht…

Dhe në ato uragane, me shkas krahë-përplasjen, që për miliona të tjerë është e padukshme, e pandjeshme dhe e kurrëndodhur, por që për të Zgjedhurin, janë në të vërtetë rizgjime të brendshme, nga të cilat fillojnë Udhëtime dhe Fillesa Veprash, që e tejkalojnë jetën njerëzore… kalitet një cilësi e re, e rrallë dhe e pranishme vetëm në kombet e mëdha…

Ky dhe ishte një nga pasionet e mëdha të Babait tim, të krijuarit e Kombit tonë, të pangjizur ende.

Përmes kalitjes mendore dhe nxënies së diturive të thella, nga ca pak djem e vajza me dhunti të rralla dhe me dashuri të patradhëtuar, në kohë dhe hapësirë për Dheun tonë…

I gatuar me Biblën, njohës i Kuranit, qëmtues i Budizmit, recitues në gjermanisht i Gëtes që përkthente, rusisht folës me Dostojevskin që shqipëronte apo i vëllazëruar me Servantesin, me Don Kishotin dhe Sançon e të cilit bashkudhëtonte pa reshtur bisedave, por edhe udhëtimeve të vërteta që ndërthureshin me ato imagjinaret … I rritur me Petrarkën dhe Virgjilin, adhurimin më të madh e kishte për Lao Tze, lindur 600 vjet para Krishtit në Henan…

Petro pra, apo “Bushi”, e kultivonte dhe e shpërndante bujarisht Dijen e tij, të vetmen pasuri që kishte, për këdo që i trokiste në derë.

Dhe sot mund të them, se shumica shkonte aty për të vjedhur!

Dhe ja thoja Petros, “vijnë e të vjedhin o Bush! Të vjedhin dhe nuk e kthejnë më kokën pas!”

“Le të vjedhin! Libri dhe Dija vidhen, nuk mësohen! Edhe unë e kam vjedhur nga librat dhe nga njerëzit e mençur që kam takuar në jetë… Dituria është farë, biri im, nuk hahet dhe nuk pihet, herët a vonë ajo mbillet! Dhe kështu e realizon misionin e saj!”

Shumë nga personazhet që qarkullojnë me njëfarë emri sot në Shqipëri, kanë kaluar mjaft seanca nga “divani psikanalitik dhe diturifalës i Petros”.

“Unë besoj se do të vijë shpejt dita që shqiptarët, do të punojnë më së shumti si mësonjës të Gjuhës Shqipe, që herët a vonë, do të jetë shumë e kërkuar nëpër Botë” më thoshte ai.

Dhe uroj që kjo Profeci të bëhet jetë e vërtetë…

Mirëupafshim “Bush”, librat e tu kërkohen dhe lexohen.

Janë të thellë dhe të humnershëm dhe kërkojnë notarë të mirë dhe këta të mirët janë pak.

Por aní, le të jenë pak, pishtarmbajtësit, pak kanë qenë gjithmonë!…

Tags: artur zhejivdekje

Related Posts

‘Lekët do ju vijnë nga qielli…’ Lumë si këto shenja, rritje ekonomike dhe ditë të bukura i presin!
Të Fundit

‘Lekët do ju vijnë nga qielli…’ Lumë si këto shenja, rritje ekonomike dhe ditë të bukura i presin!

October 28, 2025

Dashi Partneri do ju tregoje sot se është një kënaqësi e madhe t’iu kesh pranë ju. Nuk do mungojnë surprizat...

Read moreDetails
‘Zija na mbulojë shpirtin, ëndrrat e një maturanti u prenë në mes…’ Lot dhe dhimbje për Leandron e gjorë
Të Fundit

‘Zija na mbulojë shpirtin, ëndrrat e një maturanti u prenë në mes…’ Lot dhe dhimbje për Leandron e gjorë

October 28, 2025

Një ditë e zezë kjo për gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë dhe për të gjithë komunitetit. Humbja tragjike e 17-vjeçarit...

Read moreDetails
E rëndë! Aksidentohet ish finalistja e Big Brother Vip, ja gjendja e saj tani.
Të Fundit

E rëndë! Aksidentohet ish finalistja e Big Brother Vip, ja gjendja e saj tani.

October 28, 2025

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, ka kaluar momente frike në orët e para të mëngjesit të...

Read moreDetails
TRAGJIKE! Gjendjet i p*jetë në austostradë gazetari i njohur. Mbi trupin e tij ndodhej një shënim
Të Fundit

TRAGJIKE! Gjendjet i p*jetë në austostradë gazetari i njohur. Mbi trupin e tij ndodhej një shënim

October 28, 2025

Gazetari meksikan Miguel Angel Beltran, i njohur për raportimet mbi kartelet e drogës, u gjet i vrarë në një autostradë...

Read moreDetails
Cfarë po ndodh në vendin tonë? Brenda 3 orëve, 3 vr*sje me thikë! Ja cfarë dyshohet…
Të Fundit

Cfarë po ndodh në vendin tonë? Brenda 3 orëve, 3 vr*sje me thikë! Ja cfarë dyshohet…

October 28, 2025

Tre ngjarje kriminale, tre viktima brenda tre orëve. Ky është bilanci i tmerrshëm i ditës së sotme. Arma e krimit...

Read moreDetails
‘Mos bir, mos ja merr jetën…’ 25 vjecari në Durrës vr*u të atin, dalin detajet e rënda!
Të Fundit

‘Mos bir, mos ja merr jetën…’ 25 vjecari në Durrës vr*u të atin, dalin detajet e rënda!

October 28, 2025

Marjan Kodheli, 25-vjeçari i cili masakroi me thikë mesditën e kësaj të marte të atin është prangosur nga policia. Burime...

Read moreDetails
Kiara Tito shtatëzënë për herë të dytë? Plasin komentet pas postimit të fundit
Të Fundit

Kiara Tito shtatëzënë për herë të dytë? Plasin komentet pas postimit të fundit

October 28, 2025

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka ndarë së fundmi një foto elegante në rrjetet sociale, ku shfaqet përkrah bashkëshortit të...

Read moreDetails
Cfarë i ndodhi Belinda Ballukut? Pas hetimit nga SPAK, zv.kryeministrja shfaqet me syrin e nxirë (Foto)
Të Fundit

Cfarë i ndodhi Belinda Ballukut? Pas hetimit nga SPAK, zv.kryeministrja shfaqet me syrin e nxirë (Foto)

October 28, 2025

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë, po kalon ditë të errëta së fundmi! Vetëm pak ditë pasi...

Read moreDetails
Ngjarje fatale në vend: I biri vr*t me th*kë babain e tij
Të Fundit

Ngjarje fatale në vend: I biri vr*t me th*kë babain e tij

October 28, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, me pasojë një viktimë. Raportohet se një person ka...

Read moreDetails
E tmerrshme! Ky ishte fustani ‘i hapur’ që nusja 19 vjecare i dha fund jetës për shkak të kritikave të vjehrrëve
Të Fundit

E tmerrshme! Ky ishte fustani ‘i hapur’ që nusja 19 vjecare i dha fund jetës për shkak të kritikave të vjehrrëve

October 28, 2025

Pas tragjedisë së ndodhur në Azerbajxhan, ku 19-vjeçarja Lyaman Mammadli vrau veten për shkak të kritikave të familjes së bashkëshortit...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.