Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Durrës/ Grabitësit e karburantit l*ftë me policinë në autostradën Tirane-Durrës, mbetet i plagosur një nga…

August 24, 2025
in TvShow
0
VIEWS

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 gusht) në autostradën Durrës–Tiranë, në zonën e Sukthit, ku dy persona u përfshinë në një përplasje të armatosur me Policinë.

Dy autorët kishin vjedhur një automjet më datë 20 gusht 2025, në zonën e Sektorit Rinia, Durrës, dhe e përdorën për të kryer një grabitje me dhunë në një karburant në Sukth, më 21 gusht, rreth orës 03:40.

Policia identifikoi automjetin e vjedhur dhe u vu në ndjekje të tij në orët e natës, rreth orës 01:00. Gjatë ndjekjes, automjeti me shpejtësi të lartë doli nga rruga pranë rrethrrotullimit të mbikalimit në Vorë, në drejtim të Shijakut. Në këtë moment, nga brenda mjetit u qëllua me armë zjarri ndaj efektivëve të Policisë.

Forcat e rendit u kundërpërgjigjën në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, ku si pasojë mbeti i plagosur A. D., 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

TëFundit

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Sarandë, ja kush janë dy motrat që humbën jetën, 20vjec edhe…

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Sarandë, ja kush janë dy motrat që humbën jetën, 20vjec edhe…

August 24, 2025
Tjetër aksident i rëndë në vend, babë e bir përplasen nga makina

Tjetër aksident i rëndë në vend, babë e bir përplasen nga makina

August 24, 2025

Ndërkohë, personi tjetër, L. Ç., 27 vjeç, po ashtu banues në Bilalas, që rezistoi me armë ndaj Policisë, u neutralizua dhe u arrestua.

Nga vendi i ngjarjes Policia sekuestroi një armë zjarri kallashnikov me dy krehra fishekësh.

Njoftimi:

Vodhën një automjet dhe e përdorën për të kryer vjedhje me dhunë në një karburant në Sukth, por u identifikuan nga Policia.Gjatë ndjekjes, dy autorët hapën zjarr ndaj shërbimeve të Policisë dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri prej tyre mbeti i plagosur.

Autori tjetër, pas rezistencës me armë ndaj shërbimeve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga.

Shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe dy krehra fishekësh.

Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë, te “Çifligu” në Sukth, shërbimet e Policisë konstatuan automjetin e vjedhur më datë 20.08.2025, në orën 20:30, në Sektor Rinia, Durrës, me të cilin, më datë 21.08.2025, rreth orës 03:40, sipas njoftimit të një shtetasi të punësuar në një karburant në Sukth, ishte grabitur me dhunë shuma e lekëve të xhiros.

Shërbimet e Policisë së Durrësit u vunë në ndjekje të automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës, dhe u njoftua edhe DVP Tiranë për ndihmë.

Si pasojë e shpejtësisë së madhe, pa shkuar në Vorë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak, automjeti doli nga rruga dhe, gjatë kësaj kohe, nga brenda tij u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë, të cilët, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Si pasojë, u plagos njëri nga autorët, shtetasi A. D., 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Personi tjetër, shtetasi L. Ç., 27 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, pasi bëri rezistencë me armë ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën e tyre, u neutralizua dhe u kap nga shërbimet e Policisë Durrës.

Gjatë veprimeve të Policisë së Durrësit, kanë ardhur në mbështetje edhe forcat e Policisë së DVP Tiranë.

Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, e përdorur nga dy personat e sipërpërmendur.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur.

Related Posts

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Sarandë, ja kush janë dy motrat që humbën jetën, 20vjec edhe…
TvShow

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Sarandë, ja kush janë dy motrat që humbën jetën, 20vjec edhe…

August 24, 2025

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik në Sarandë, ku dy vajza kanë humbur jetën. U bë...

Read moreDetails
Tjetër aksident i rëndë në vend, babë e bir përplasen nga makina
TvShow

Tjetër aksident i rëndë në vend, babë e bir përplasen nga makina

August 24, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Lushnjë-Berat. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cinar,...

Read moreDetails
Aksident i rëndë në vend, dy të vd*kur dhe një i lënduar
TvShow

Aksident i rëndë në vend, dy të vd*kur dhe një i lënduar

August 24, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë. Mësohet se nga aksidenti dy persona...

Read moreDetails
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
TvShow

Lëkundje të forta tërmeti në Turqi

August 24, 2025

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar këtë mbrëmje në Turqinë perëndimore. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka qenë me magnitudë...

Read moreDetails
Aksident tragjik/ 35-vjeçari goditet rëndë nga një 17-vjeçar, babai i tre fëmijëve lufton për jetën (Foto)
TvShow

Aksident tragjik/ 35-vjeçari goditet rëndë nga një 17-vjeçar, babai i tre fëmijëve lufton për jetën (Foto)

August 24, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 11:00 të ditës së sotme pranë Shkollës së Muzikës në Fier, ku...

Read moreDetails
Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 25 Gusht 2025
TvShow

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 25 Gusht 2025

August 24, 2025

Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm...

Read moreDetails
Shqiptari në Greqi ishte anëtar i një bande, ja pse ia mori jetën gruas
TvShow

Shqiptari në Greqi ishte anëtar i një bande, ja pse ia mori jetën gruas

August 24, 2025

Autori i krimit brenda faniljes që ndodhi në Volos u kap sot nga autoritetet. Të premten paradite, rreth orës 11,...

Read moreDetails
E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)
TvShow

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)

August 24, 2025

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e kinematografisë, teksa aktori dhe regjisori i njohur Jerry Adler, ka ndërruar...

Read moreDetails
E frikshme/ Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, flakët përhapen në brendësi të një magazine
TvShow

E frikshme/ Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, flakët përhapen në brendësi të një magazine

August 24, 2025

Një bombol gazi ka marrë flakë në një objekt që përdorej si magazinë në qendër të Elbasanit. Flakët janë përhapur...

Read moreDetails
E rëndë në vend! Një grua i vë flakën vetes, dyshimet e para…
TvShow

E rëndë në vend! Një grua i vë flakën vetes, dyshimet e para…

August 24, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 78-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke djegur veten me...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.