Një lajm i rëndë ka tronditur sot opinionin publik në Kamenicë dhe jo vetëm.
Greta Kryeziu, ministre e Shëndetësisë në këtë komunë – ka ndërruar jetë, duke lënë pas një dhimbje të thellë në familje dhe më gjerë.
Për vdekjen e parakohshme të saj, Basri Kryeziu babai i saj ka reaguar përmes një postimi prekës në Facebook, ku shprehet:
“Me pikëllim të thellë lajmrojmë se vajza ime Greta u nda nga jeta, na la një zbrazëti të pafundme. Faleminderit shumë gjithë atyre që na qëndruan afër këto ditë të vështira. Për kohën e varrimit ju njoftojmë me kohë.”
Postimi i tij, i shoqëruar me një fotografi të Gretes, ka prekur zemrat e shumë njerëzce, të cilët kanë shprehur ngushëllime dhe solidaritet me familjen Kryeziu në këto momente të vështira.
Ngushëllime! /Prive By Liberta Spahiu