Gerta Gixhari ka festuar sot ditëlindjen, ndërsa vëmendjen e mori urimi publik i motrës së saj, Olta.
Dy motrat, të njohura për publikun shqiptar, shpesh kanë qenë në qendër të komenteve mbi marrëdhënien e tyre familjare, duke u aluduar për krisje raportesh dhe mungesë afrimiteti.
Megjithatë, këto aludime duket se kanë marrë fund që prej periudhës kur Olta e surprizoi motrën gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP Albania 4”.
Edhe këtë herë, Olta ka zgjedhur ta bëjë urimin e saj publik, duke ndarë një foto krah Gertës me mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen dashuri”.
Ky gjest u prit si një tjetër sinjal se marrëdhënia mes motrave është e qëndrueshme dhe në kundërshtim me perceptimet që qarkullonin më herët.