Plagosje me armë zjarri në Durrës.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Hamallaj të Durrësit.
Shkak dyshohet të jetë bërë vendi i parkingut.
Të njëjtat burime konfirmojnë se pas një konflikti janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Autori i ngjarjes, i identifikuar si Altin Lekgegaj është larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi, me një automjet tip Toyota Yaris.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. Disa postblloqe janë vendosur në disa rrugë të zonës dhe në autostradën Durrës–Tiranë.
Update : Burimet për media bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 29-vjeçari Liridon Roda i cili është qëlluar me dy plumba nga Altin Lekgegaj për një vend parkimi.
Mësohet se fillimisht dy të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për parkimin dhe më pas sherri ka degrauar në përdorimin e armës. Autori i dyshuar i ngjarjes raportohet se është larguar me një automjet “Toyota Yaris” pasi ka qëlluar me armë 29-vjeçarin i cili raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia njofton se ka vendosur disa postblloqe në lagjet e qytetit si dhe në autostradën Durrës – Tiranë për kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.