Pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, Rozana Radi ka habitur ndjekësit me një transformim të dukshëm në pamjen e saj.
Në fotot e fundit të postuara në rrjete sociale, këngëtarja dhe moderatorja shihet dukshëm më e dobët, duke treguar se ka rënë ndjeshëm në peshë.
Fansat kanë vërshuar me komente pozitive, duke e komplimentuar për linjat e reja dhe energjinë që rrezaton, shkruan “Kosovarja”.
Rozana nuk ka treguar ende nëse humbja e peshës ka qenë rezultat i një diete të veçantë apo stilit të ri të jetesës pas spektaklit, por një gjë është e sigurt ajo duket më e shkëlqyer se kurrë.