Një video që po qarkullon në TikTok tregon reperin Stresi dhe Joz Markun, pas një periudhe tensionesh të ndërsjella në rrjetet sociale.
Në video, Jozi i drejtohet Stresit me pyetjen: “Çka i ke çunat e Fushë-Krujës?”, ndërsa ky i fundit përgjigjet shkurt: “Vëllezër”.
Më pas, në të njëjtën video, dëgjohet Joz Marku duke i kërkuar Stresit: “Më puth”, kërkesë që reperi e pranon.
Ndjekësit kanë komentuar sidomos mënyrën se si bëhet kërkesa, si dhe shprehjen e fytyrës së Stresit në atë moment. Një koment që ka marrë vëmendje është: “U pre fare Stresi”.
Kjo shfaqje e përbashkët vjen pak kohë pasi Stresi kishte dalë hapur në mbështetje të Gjestit, pas incidentit ku Joz Marku e goditi këtë të fundit gjatë BBVA.