Ministria e Mbrojtjes ka apeluar qytetarët teksa sot pritet që temperaturat në vend të arrijnë deri në 43 Gradë Celsius.
Ministria e Mbrojtjes i apeloi të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura, si edhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë te autoritetet.
Gjithashtu theksoi se ditën e sotme pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit.
Nga të gjitha institucionet kërkohet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
“Ministria e Mbrojtjes njofton se, sipas të dhënave të raportuara në Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile IGJEUM dhe Qendrën e Koordinimit të Emergjencave Civile të BE-së (ERCC), në datën 26 Korrik pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit.
Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsa qytetarët i ftojmë të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë te autoritetet”, njofton Ministria.