Qyteti i Napolit paraditen e sotme është shkundur nga lëvizja e tokës.
Mësohet se një tërmet me magnitudë 4 ballë e shkallës rihter goditi zonën e Napolit në orën 09:14. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.
Përshkak të lëkundjeve shumë banorë dolën të frikësuar nga shtëpitë dhe zyrat e tyre. Për të qenë të sigurt ata u mblodhën në hapësira të hapura si sheshet e qytetit. Për arsye sigurie,
qarkullimi i trenave u pezullua dhe Universiteti i Napolit “Federico Secondo” u evakuua.