Mësohet se i riu u gjet i vdekur nga familjarët në parkimin e pallatit ku banonte
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në tiranë, ku një 29-vjeçar është gjetur pa jetë.
Mësohet se i riu u gjet i vdekur nga familjarët në parkimin e pallatit ku banonte, në zonën e Astirit. Parparakisht, nga këqyrja e jashtme nuk janë konstatuar shenja dhune, teksa ende nuk dieht shkaku i vdekjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi E. D., rreth 29 vjeç.
Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.