Mes lotëve dhe zërit që i dridhej, artisti Klajdi Musabelliu rrëfeu vështirësitë që ka kaluar në jetë, duke filluar nga papunësia dhe deri te banesa e tij për të cilën tha se sa herë bie shi uji hyn brenda.
![]()

![]()
Pas këtij rrëfimi të ndjerë të banori të Big Brother Vip 4, Arbër Hajdari ka shkuar në banesën e Klajdit në zonën e Laprakës, në Tiranë.
Ai ka parë nga afër kushtet e banesës me qëllim për të nisur në vijim punën për rikonstruktimin e plotë të saj.
Ka qenë vetë Arbëri ai i cili ka bërë me dije këtë lajm të bukur. Në llogarinë e tij në “Instagram” ai ka publikuar një video ku shihej në banesën e Klajdit dhe takoi nënën e këtij të fundit.
“Fuqia e vërtetë e njeriut nuk matet nga sa herë qëndron lart, por nga sa herë rrëzohet dhe përsëri gjen forcën për t’u ngritur”, shkruan ai.
View this post on Instagram











