Dy ditë më parë, në rrjet qarkulloi lajmi se çifti i njohur i shoubizit shqiptar, Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë probleme në marrëdhënie.
Shkak për këto dyshime u bënë pushimet e moderatores, e cila u pa pranë djalit të saj, por mungonte pikërisht Donaldi. Kaq mjaftoi që të ndizeshin spekulimet për krisje.
Megjithatë, për t’i dhënë fund këtyre aludimeve ka menduar gjysma e Donaldit, aktori Romeo Veshaj.
Ai ka publikuar në Instagram një foto të çiftit Bora-Donald dhe krahas shkruan me humor: “Takimi im për sot”.