Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

S*ksi në komunizëm, aktori i njohur bënë reagimin e ashpër ndaj Grida Dumës!

July 11, 2025
in Të Fundit
2.6k
VIEWS

Aktori i njohur Astrit Çerma ka reaguar me tone të forta ironike pas episodit të fundit të emisionit Top Story, që trajtoi temën “Seksi dhe dashuria në komunizëm”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çerma e ka quajtur trajtimin e kësaj teme një “llomotitje” nga, siç i quan ai, “dum-dumat e Dumës”, duke iu referuar moderatores Grida Duma dhe të ftuarve të emisionit.

Çerma ka kujtuar një përgjigje të aktorit italian Roberto Benigni, për të përforcuar idenë se pavarësisht mungesave materiale apo lirive të caktuara, në atë kohë kishte më shumë dashuri të vërtetë sesa sot:

“E po… natyrisht, ne, në krahasim me ju që jetoni në këtë kohë kemi vuajtur për seks, ama sa për dashurinë – dashurinë tonë në ato vite ju as keni për ta ndjerë kurrë.”

TëFundit

‘Një ditë e mirë me një të keqe të madhe pas…’ Meri Shehu gëzon dhe TR0NDIT këto shenja!

‘Një ditë e mirë me një të keqe të madhe pas…’ Meri Shehu gëzon dhe TR0NDIT këto shenja!

September 13, 2025
Plane për të dielën? Njihuni me parashikimin e motit, ja cfarë pritet të ndodh!

Plane për të dielën? Njihuni me parashikimin e motit, ja cfarë pritet të ndodh!

September 13, 2025

Në mënyrën e tij karakteristike, Çerma ndau një episod personal të viteve të diktaturës, ku një fëmijë i vogël kërkonte librin “Aventurat e Pifit”, por për shkak të keqkuptimit që emri “Pif” ngjante me një fjalë banale, u ndëshkua nga gjyshja dhe u bë “shkak paniku” mes grave të lagjes.

Ai e përdor këtë histori për të theksuar absurditetin e moralizimeve të asaj kohe, duke vënë në kontrast më pas atë me mënyrën si është banalizuar dashuria sot.

Në fund të postimit, Çerma godet ashpër realitetin aktual:

“Sot ‘Pifat’ kanë dalë sheshit jo vetëm si qen, por edhe si çakej, si kuçedra, si lubij… Dashuria është kthyer në një kurvëri të neveritshme, ku çdo pjesë e trupit dhe shpirti shitet si në pazar.”

Postimi i plotë i Çermës:

“Mbi seksin dhe dashurinë në diktaturë.”

Me këtë temë e hapi emisjonin e saj e njohura specialiste Duma dhe një dorë të njohurish dum-dumash meshkuj e femra specialistë të ftuar..

Sa dëgjova fjalët e para mbi këtë temë seç mu kujtua i madhi Roberto Bengini që kur e pyetën u përgjegj pak a shumë kështu:

“E po.. Natyrisht, ne, në krahasim me ju që jetoni në këtë kohë kemi vuajtur për seks, ama sa për dashurinë, dashurinë tonë në ato vite ju as keni për ta ndjer kurrë”.

Sa për ato llomititje që filluan të llokçizin “dum-dumat e dumës” se “seksi e dashuria” në ato kohëra na pska qen “diktat” nga diktatura më kujtohet një histori e vockël..

Në ato vite doli një libër për fëmij, në përmasat e një reviste dhe e ilustruar me piktura të bukur që rrëfente për një qerrata qen që quhej “Pifi”

Libri tirullohej “Aventurat e Pifit” dhe kushtonte 20 lekë të vjetra

Tek ballkoni madh i shtëpis në katin e parë mblidheshin gjithnjë shoqet e nanës, pinin kafen e mëngjezit, thurnin me grep, dhe shoshnin dhe sitnin të gjithë qytetin. Një nga gratë, mom Rafmija gjithmon merrte me vete nipin e saj Takun..

Ai loste jashtë balkonit me fëmitë e tjerë..

Një ditë vjen duke qarë.

– Ça ke ere, e pyeti e shqetsuar mom Rafmija, kush të rrafi?

– Nuk më rrafi njeri, joo.. Unë du 20 lekë, i tha Taku.

– 20 lekë? Ç’i do 20 lekët ti ore?..

– I du.. I duuuuu..

– Çi do ore?..

– I du për Pifin.

– Për çin ere?.

– Për pifin..

– Qyqia! Çere, çere?!

– Pifin moj, Piiifin..

– Ç’asht kjo fjalë ere. Mbylle ore gojën, sa ashtu turp.

– I du moj 20 lekë. I du. Të gjithë shokët e kan Pifin, vetëm unë jo…

– Ptu, ptu, ptu. Mos ta ngjoj ma këtë fjalë se… ta dish.

– Unë du Pifin, du Pifin. Du të mësoj aventurat e Pifit, filloi të bërtasi Taku duke qarë…

– Mylle mre gojën se ndryshe do ta përvëloj me spec djegës, ta dish. Do ti baj fllucka fllucka ene gjuhën, ene buzët, ta dish.

Qyqia moj gra, qyqia. Ku e ka msu këtë fjalë moj. U prish dynjaja..

Po ku mbahej Taku. Bërtiste me të madhe “Unë du Pifin. Të gjithë shokët kan pif, unë s’kam. Du aventurat e Pifit.”

– Qyqia, qyqia. Ke na vuni culen e zezë mbi kokë sot ky. Upu pu, pu..

Zbriti jashtë ballkonit rrëmbeu Takun dhe iku në shtëpi..

Kjo “puna” e Pifit nuk mbaroi me kaq. Kur e morën vesh se “Pifi” ishte emri i një qeni tek një libër, mom Rafmija me nanën e dy shoqe të tjera ju lëshuan vëndëshe shiitses së librave, Lirisë..

– Turp të kesh moj Liri që shet këto palaçolluqe për kalamajtë. Turp..

– Por është libër moj nana. Pifi është një qen. Kështu e ka emrin..

– Gjeni moj Liri një emër tjetër.. Ptu, ptu, ptu..”Avanturat e atij..”..

Qyqia..Turp, turp, turp..

Dhe “dum, dum, dumat” na bëjnë ca analiza për “seksin e dashurinë” e asaj kohe..

Sot “Pifat”, kan dalë sheshit jo vetëm si qen, po edhe si çakej, si kuçedra, si lubij..

Dashuria, është kthyer në një kurvëri e neveritshme, ku çdo pjesë e trupit dhe shpirti shitet si në pazar

Tags: Astrit Çermagrida duma

Related Posts

‘Një ditë e mirë me një të keqe të madhe pas…’ Meri Shehu gëzon dhe TR0NDIT këto shenja!
Të Fundit

‘Një ditë e mirë me një të keqe të madhe pas…’ Meri Shehu gëzon dhe TR0NDIT këto shenja!

September 13, 2025

Dashi Sot fati ju afrohet aq shume, sa do ta kuptoni qe eshte koha te veproni sic duhet. Nese nuk...

Read moreDetails
Plane për të dielën? Njihuni me parashikimin e motit, ja cfarë pritet të ndodh!
Të Fundit

Plane për të dielën? Njihuni me parashikimin e motit, ja cfarë pritet të ndodh!

September 13, 2025

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime...

Read moreDetails
Cfarë po ndodh me martesën e Marina Vjollcës dhe Getoarit? Këto detaje po ngrejnë dyshime të mëdha!
Të Fundit

Cfarë po ndodh me martesën e Marina Vjollcës dhe Getoarit? Këto detaje po ngrejnë dyshime të mëdha!

September 13, 2025

Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, një nga çiftet më të njohura të showbiz-it shqiptar, janë bërë sërish temë diskutimi pas...

Read moreDetails
Arbana Osmani kthehet tek e shkuara, takohet me ish banoret e BBVA! (Foto)
Të Fundit

Arbana Osmani kthehet tek e shkuara, takohet me ish banoret e BBVA! (Foto)

September 13, 2025

Moderatoja e njohur, Arbana Osmani është bërë bashkë me dy ish-banoret e Big Brother VIP Albania. Përmes një foto të...

Read moreDetails
Ngjarje e rëndë në vend! Gjendet i p*jetë në banesë nje person, raportohet te…
Të Fundit

Ngjarje e rëndë në vend! Gjendet i p*jetë në banesë nje person, raportohet te…

September 13, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin “Rrashkullaj”, Gruemirë. Shtetasi B.L., 73 vjeç, është gjetur i pajetë në banesën...

Read moreDetails
‘Më mirë na p*shkatoni…’ Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat ‘As serbi muk do na e bente kete…’
Të Fundit

‘Më mirë na p*shkatoni…’ Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat ‘As serbi muk do na e bente kete…’

September 13, 2025

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke...

Read moreDetails
Një takim i jashtëzakonshëm mund t’ju kthejë jetën përmbys/ E Shtuna e frikshme per keto shenja!
Të Fundit

Një takim i jashtëzakonshëm mund t’ju kthejë jetën përmbys/ E Shtuna e frikshme per keto shenja!

September 13, 2025

Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe...

Read moreDetails
‘Riza, vajzat na lanë!’ Mes lotësh dhe dhimbjes flet babai i dy vajzave që vd*qen tragjikisht ‘E nëse e fal unë, nuk e fal shpirti…’
Të Fundit

‘Riza, vajzat na lanë!’ Mes lotësh dhe dhimbjes flet babai i dy vajzave që vd*qen tragjikisht ‘E nëse e fal unë, nuk e fal shpirti…’

September 13, 2025

Mbrëmja e 24 gushtit do të mbahet mend gjatë për aksidentin tragjik që u mori jetën motrave Elvisa dhe Rozina...

Read moreDetails
Aksident me vd*kje në vend! Humb jetën një grua, 3 të tjerë pIagosen rëndë
Të Fundit

Aksident me vd*kje në vend! Humb jetën një grua, 3 të tjerë pIagosen rëndë

September 13, 2025

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në fshatin Cermë Sektor. Raportohet se një...

Read moreDetails
Ngjarje tronditëse! I zhdukur që në Gusht, gjendet i v*rur në pemë 44 vjecari në vend
Të Fundit

Ngjarje tronditëse! I zhdukur që në Gusht, gjendet i v*rur në pemë 44 vjecari në vend

September 13, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjes, ku është gjetur i pajetë një 44-vjeçar,...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.