Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Urani do të qëndrojë në Binjak për 7 vite! Transformimi që nuk “i shpëton” dot asnjë shenjë nga…/ Parashikimi i horoskopit nga Astrologia Chrysanthi Kalogeri

June 30, 2025
in ShowBizi
parashikimi i horoskopit
7.7k
VIEWS

Astrologia Chrysanthi Kalogeri në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan paralajmëroi një ndryshim të fuqishëm në Univers.

Urani, planeti i inovacionit dhe revolucionit, po hyn në shenjën e Binjakëve, duke sjellë një transformim që do të prekë thellë mënyrën se si komunikojmë, mësojmë dhe bashkëveprojmë me teknologjinë e përditshme.

Ky transformim i rëndësishëm, që do të zgjasë për shtatë vite, duke hapur rrugën për zhvillime teknologjike të papara më parë, që shkojnë përtej edhe Inteligjencës Artificiale më të avancuar që njohim sot.

Sipas astrologes, një epokë e re po afron,por a jemi gati ta përjetojmë atë?

TëFundit

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026
“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

June 13, 2026

Por, këto ndryshime nuk do të jenë thjesht teknologjike, ato do të prekin thellë jetën e përditshme, arsimin dhe marrëdhëniet njerëzore, duke nxjerrë në pah sfida dhe mundësi që shumë prej nesh nuk i kanë imagjinuar ende.

Kalogeri paralajmëron se kjo fazë do të sjellë transformime të fuqishme për shenjat e Binjakëve, Shigjetarit, Virgjëreshës dhe Peshqve, ndërsa një harmoni planetare mes Uranit,

Plutonit dhe Saturnit do të krijojë një energji të re kozmike që do të na detyrojë të dalim jashtë zonës së komfortit dhe të përqafojmë një epokë krejtësisht të re.

“Urani në shenjën e Binjakëve ndjehet shumë mirë sepse hyn në shtëpinë e Mërkurit dhe është përfaqësues i shtëpisë së Ujorit, kështu që Urani është oktava më e lartë e Mërkurit. Është një sjell që sjell gjëra të mira dhe në fakt e çfarë nuk do të sjellë. Zhvillime teknologjike që nuk do të na i marrë mendja. Sa të kalojë mirë Urani në shenjën e Binjakëve dhe të krijojë lidhjet harmonike me Plutonin, i cili është ne shenjën e Ujorit teknologjia do të marrë hapa shumë të mëdhenj, do të ndryshojë komunikimi, ndoshta përtej Inteligjencës Artificiale do të dalë diçka tjetër që ndoshta do të zhvillohet akoma më tepër. Do të ndikojë edhe në përditshmërinë tonë. Në shkollat fillore dhe 9-vjeçare do të ketë ndryshime edhe në mënyrën e mësimdhënies.

Takimi i Uranit me Plutonin do të ketë një lidhje harmonike, do të bëjë një trekëndësh, do të bëjë edhe një gjashtëkëndësh me Saturnin dhe Neptunin nga shenja e Dashit. Aspektet e planeteve të mëdha edhe pse janë në lidhje harmonike, mund të sjellin ndryshime te mëdha, mund të sjellin edhe gjëra që mund të na befasojnë. Mund të sjellin edhe gjëra që na nxjerrin nga zona e komfortit. Hyjmë në shenjën e Binjakëve në datën shtatë, do të qëndrojë përkohësisht deri në datën shtatë nëntor dhe do të hyjë përfundimisht në datën gjashtë prill të vitit 2026, ku do të qëndrojë në shenjën e Binjakëve afërisht për shtatë vjet. Ndryshimet më të mëdha këtë vit do i keni ju të lindurit në ditët e para të shenjës së Binjakëve.

Ndryshimin do e ndiejnë më tepër Binjakët, Shigjetarët, Virgjëresha dhe Peshqit të cilët do të kenë ndryshime në akset kryesore të jetës së tyre. Më pas Peshorja dhe Ujori do të ketë ndryshime shumë të thella sepse ka edhe Plutonin në shenjën e tij. Por, dhe shenjat e ajrit, të zjarrit dhe të gjitha shenjat e lindura në ditët e para do të kenë ndryshime. Jemi para një fillimi të ri. Jemi në një vit, ku katër planete kanë ndryshuar shenjë, jemi në gradat e para të shenjave. Plus, Saturni dhe Neptuni që gjenden në shenjën e Dashit, kanë filluar në zero të Dashit që është edhe fillimi i ciklit zodiak”, tha astrologia.

Dashi: Janë në një periudhë ku do të kenë shumë ndryshime, por për sa i përket ndikimit të Uranit do të ndryshojë mendimi dhe këndvështrimi juaj. Do të keni ide të reja, do të ndryshojë edhe përditshmëria juaj, njerëzit e rrethit tuaj të ngushtë dhe shoqëria juaj. Do të gjeni mënyra më moderne, për të promovuar punën tuaj.

Demi: Më në fund Demi çlirohet, pak ndikim do të kenë edhe ata të lindurit në ditët e fundit, por çlirohen përfundimisht nga Urani. Por, duhet që të jeni të kujdesshëm në sferën financiare. Duhet të jeni parashikues, sepse mund të kaloni nga faza ku do të merrni një dorë të mirë lekësh, por mund të kaloni edhe në faza ku do i shpenzoni këto lekë dhe të gjendeni ngushtë nga ana financiare. Njëkohësisht mund të ndryshojnë dhe këto ide që keni për vlerat tuaja dhe duhet të punoni pak më tepër me sigurinë tuaj të brendshme.

Binjakët: Urani që kalon në shenjën tuaj do ju bëjë që të ndryshoni totalisht dhe të ndryshoni në thelb, si nga paraqitja juaj. Mund të kërkoni diçka më ekstravagante. Paralelisht do të keni ndryshime dhe në marrëdhëniet tuaja, do të doni lirinë, më tepër nga ajo që keni. Njëkohësisht do të bëni udhëtime, ku do të takoni njerëz të rëndësishëm që do të kenë shumë ndryshime në jetën tuaj.

Gaforrja: Kalimi i Uranit sidomos për ju që keni ashendentin Gaforre, do ju ndryshojë atë pjesë që ka të bëjë me gjendjen tuaj shpirtërore, mund t’i nxjerrë në pah gjëra që ju nuk i dinit dhe do iu mbanit sekret. Mund t’iu bëjë ndonjëherë që të shqetësoheni ndonjëherë më shumë se sa duhet dhe pa aersye. Gjithashtu mund të sjellë ndryshime në planet për të ardhmen. Do të keni dhe një mbështetje financiare e cila nuk do të vijë nga puna, por nga një dhuratë ose trashëgimi e juaja.

Luani: Kalimi i Binjakëve në shenjën e Uranit do të sjellë një zgjerim të rrjetit tuaj social, do të gjenden në rrugën tuaj njerëz të cilët do të bëhen bashkëpunëtorët tuaj, por dhe njerëzit e zemrës suaj, të cilët do të ndikojnë pozitivisht në synimet e qëllimet tuaja. Paralelisht një aktivitet që do të bëni do të keni mundësi që të takoni njerëz ndryshe nga herët e tjera dhe këta njerëz të bëhen bashkudhëtarë të jetës suaj. Mund të shikoni miq dhe shokë që të largohen nga jeta juaj dhe të hynë njerëz të rinj.

Virgjëresha: Ndryshimet do të jenë në karrierë dhe jetën sociale. Nëse deri tani ishit të martuar, mund të figuroni beqarë dhe e kundërta. Kryesorja qëndron tek sukseset që do të keni në punë dhe karrierë. Disa nga ju mund të ndryshoni totalisht mendim për jetën tuaj. Më të ndikuarit janë të lindurit në ditët e para të shenjës.

Peshorja: Një periudhë shumë interesante. Horizonte të reja hapen përpara jush. Do të keni mundësi që të udhëtoni, disa nga ju do të vendosni për të nisur jetën jashtë shtetit. Kurse disa të tjerë do të marrin një drejtim pozitiv në jetë. Duhet të jeni pak më të kujdesshëm në çështjet ligjore. Do të gjejnë dhe dashurinë, thjesht duhet që të jenë shumë të kujdesshëm. Është në një fazë ku ka ndryshime të mëdha në jetën e saj në lidhje me dashurinë, apo edhe në planet e së ardhmes. Megjithatë duhet të keni kujdes në njerëzit që zgjidhni.

Akrepi: Mendja juaj do të jetë vetëm tek financat. Kujdes në investimet që do të bëni dhe në iniciativat që do të ndërmerrni në bashkëpunimet financiare. Duhet të vazhdoni të jeni parashikues dhe të përpiktë në drejtimet ndaj palëve të treta. Gjithsesi do të keni shanse për të investuar në një projekt që doni të bëni.

Shigjetari: Urani kalon përballë jush duke iu sjellë një destabilizim, në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet e çdo lloji. Do të shikoni njerëz që hyjnë në jetën tuaj ndryshe nga herët e tjera.

Bricjapi: Do të keni ndryshime në përditshmërinë tuaj, në punë, të cilën do të doni që ta organizoni sa më mirë. Madje do të doni që të bëni një kombinim sa më të mirë të sferës financiare me përditshmërinë dhe punën tuaj. Prandaj kujdes në investime, sidomos ju që keni biznese. Dhe të gjitha ju që keni ashendentin Bricjap duhet të dini që vitet në vijim do ju sjellin ose shumë para ose do të gjendeni të ekspozuar.

Ujori: Jeni në një fazë ndryshimi, kalimi i Urani në shtëpinë tuaj të pestë do të sjellë afër jush njerëz që janë më egocentrik. Njerëz që ju përshtaten, që do i doni dhe që do iju ndryshojnë jetën.

Peshqit: Do të jeni nga më të ndikuarit ku do të keni ndryshime në akse të ndryshme të jetës. Këto ndryshime do të kenë të bëjnë me vendbanimin, shtëpinë dhe familjen. Nuk do të mungojnë as ndryshimet në jetën personale dhe në punë. Por, dhe ju vetë do të ndryshoni./tvklan.al

 

Tags: Chrysanthi KalogeriHoroskopi

Related Posts

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës
ShowBizi

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026

Astrologia Chrysanthi Kalogeri bëri edhe këtë javë në emisionin “Shije Shtëpie” parashikimin e saj për frymën e përgjithshme të së...

Read moreDetails
“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”
ShowBizi

“Kam video nga sherri dhe dh*na e badigardëve”/ Vjen reagimi i fortë i Ermalit: “TURP! E konfirmoj, produksioni më hoqi…”

June 13, 2026

Pas aludimeve të shumta në rrjet se ishte larguar nga studioja e “Ferma VIP 3” me vendim të produksionit, ka...

Read moreDetails
Finalistët e Ferma VIP shohin pamjet e protestave, ja reagimi i tyre (Video)
ShowBizi

Finalistët e Ferma VIP shohin pamjet e protestave, ja reagimi i tyre (Video)

June 13, 2026

Vetëm dy ditë para finales së madhe të “Ferma VIP 3”, finalistët kanë marrë për herë të parë informacione nga...

Read moreDetails
Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur
ShowBizi

Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

June 13, 2026

Brikena, pjesë e emisionit, “Top Arena” i ka bërë një intervistë të veçantë Bleros, teksa ky i fundit nuk ka...

Read moreDetails
Për cilën shenjë të horoskopit qershori do të jetë bekim FINANCIAR?
ShowBizi

Për cilën shenjë të horoskopit qershori do të jetë bekim FINANCIAR?

June 12, 2026

Astrologu Hysgen Dauti ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka zbuluar se si...

Read moreDetails
Thuhet se kjo është vajza e njohur e showbizit që solli ndarjen mes Mateos dhe Brikenës, reagon publikisht
ShowBizi

Thuhet se kjo është vajza e njohur e showbizit që solli ndarjen mes Mateos dhe Brikenës, reagon publikisht

June 12, 2026

Prej ditësh, ndarja e Brikenës dhe Mateos ka qenë një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale, ndërsa mes...

Read moreDetails
Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu
ShowBizi

Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

June 12, 2026

♈️ Dashi Sot jeni te detyruar t’i ktheni syte nga vetja dhe te pushtoni terrenin e ceshtjeve personale. Sa me...

Read moreDetails
“Mësova që…”/ Sara Karaj bën reagimin e parë pasi nuk arriti në finalen e Ferma VIP
ShowBizi

“Mësova që…”/ Sara Karaj bën reagimin e parë pasi nuk arriti në finalen e Ferma VIP

June 12, 2026

Sara Karaj ka bërë reagimin e saj të parë publik pasi nuk arriti të sigurojë një vend në finalen e...

Read moreDetails
DALIN REZULTATET/ Ja kush shpallet sonte finalisti i dytë i Ferma VIP
ShowBizi

DALIN REZULTATET/ Ja kush shpallet sonte finalisti i dytë i Ferma VIP

June 11, 2026

Pak orë para Prime-t vendimtar të Ferma VIP, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë rezultatet e një sondazhi që po...

Read moreDetails
Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Kujdes të shtunën në mbrëmje
ShowBizi

Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Kujdes të shtunën në mbrëmje

June 11, 2026

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.