Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Dielli në Gaforre! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Një javë ndryshimesh dhe vendimesh, do merrni lajme të mëdha per…

June 23, 2025
in ShowBizi
Horoskopi, Meri Gjini
275
VIEWS

Parashikimi i Horoskopit javor nga Meri Gjini në emisionin “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.


E nisim javën me Diellin te Gaforrja. Do të jetë një ndryshim i ndjeshëm në agjendën e secilit.

Kemi Mërkurin në hyrje të fortë me Uranin trekëndor dhe do të kemi një boom informacionesh, por të ekzagjeruara në pjesën më të madhe.

Kalimi i Mërkurit te Luanët do të bëjë që gjithsecili të merret me punët e tij.

TëFundit

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

April 21, 2026
Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

April 21, 2026

Dielli te Gaforrja dhe Mërkuri te Gaforrja deri në mesin e javës do të na angazhojnë me angazhimet e fëmijëve.

Ky Diell në hyrje të drejtëpërdrejtë me Jupiterin bën që çështjet që nuk varen vetëm nga ne të vendosen në agjendë që sot.

Dashi
Dielli është në familjen e katërt të hartës së tyre. Kthehet në prioritet profesioni dhe puna. Dy janë çështjet që do të ndryshojnë agjendën e tyre, pavarësisht se me çfarë po merren. E para është një çështje pune dhe e dyta një dokument në shërbim të një shtëpie apo pronësie.

Demi
Venusi është te ata. Mbetet prioritet mënyra e menaxhimit të situatave ekonomike. Po ashtu, prioritet mbeten tonacionet e larta. Ky Venus dhe ky Diell te Gaforrja do të fillojnë të ndihmojnë në sheshimin e problematikave personale në drejtim të dashurisë dhe lidhjes në çift. Jupiteri mbi Diellin e tyre e bën këtë një javë shumë të mirë edhe në çështjet ekonomike.

Binjakët
Të lehtësuar nga Dielli. Do të humbasin pak nga të qenit prioritet aty ku ndodhen. Vendosje të forta dhe të bukura do të jenë atje ku kanë më tepër rëndësi në këtë moment. Prioritet i momentit është të jenë të rrethuar nga dashuria. Ka mundësi shumë të mira për të zgjeruar pjesën sociale. Mërkuri dhe Venusi janë në pozicione të tilla që hapin një perspektivë të re dhe largojnë ata që nuk janë të mirë për ta. Java do të jetë më e mirë nga e mërkura dhe në vazhdim.

Gaforrja
Që nga dje kanë Diellin te vetja. E kanë në vendosje kokë më kokë mbi Jupiterin që tani. Kjo sjell një lloj vështirësie, që ndihet vetëm te të lindurit në ditët e para të Gaforres. Benefitet e këtij Jupiteri do t’i marrin në beteja të vështira, por do të dalin fitimtarë. Jupiteri duket sikur nuk do t’u japë privilegj, por do t’i bëjë të zgjidhin çështje të vështira. Dhe do t’i ndihmojë në shtator të marrin hapa të mëdha. Të tjerët do ta ndjejnë Jupiterin nëpërmjet projektimit të bukur. Është një javë shumë e mirë dhe produktive. Do të kenë informacione të bujshme në veshin e tyre.

Luani
Me Marsin në familjen e dytë të Diellit, janë mes dilemës: mbylljeve të çështjeve të vjetra apo të hapin fronte të reja. Duhet t’i gëzohen mbylljeve të bukura të çështjeve të vjetra dhe të fillojnë të projektojnë pushimet. Kjo periudhë favorizon ata që do të marrin vendime për pushime. Gushti, me vendosjen e Marsit, e bën të domosdoshme për ta përqendrimin në karrierë me zhvillime të forta.

Virgjëresha
Do të jenë punëtorët e sezonit. Pavarësisht lodhjes, rezultati do të jetë më i kënaqshëm për ta. Do të rezultojë një javë e mirë dhe periudhë e mirë. Muaji qershor do të ketë rezultate të mira.

Peshorja
Mund të ketë takime me persona të rëndësishëm për ndryshimin e karrierës suaj. Venusi dhe hyrja e rëndësishme e Neptunit mbi Saturn. Status, strukturë, qëndrueshmëri në shkëlqim maksimal. Do të ketë shanse të mira që nga e mërkura.

Akrepi
Me çështje që i përkasin familjes apo njerëzve që i ndjejnë si familjarë. Do të kenë lajme dhe informacione të mira për zhvillime në karrierë. Do të kenë mundësi të marrin edhe iniciativa personale.

Shigjetari
Mërkuri te Gaforrja ndihmon në çështje që i përkasin familjes. Ndryshimet që do të kemi me Mërkurin te Luanët do të sjellin zhvillime të mira me çështjet profesionale, në pikat problematike prej kohësh. Do të përshpejtohet ritmi. Faktori i të papriturës për mirë do të jetë i ndjeshëm për ju, nga e mërkura.

Bricjapi
Me Diellin përballë në hyrje të drejtëpërdrejtë me Jupiterin te Gaforrja. Favorizues dhe shumë pozitiv për ndjesitë që do të kenë dhe mënyrën si do të shihen nga të tjerët në punë. Është periudhë pune dhe bashkëveprimi ende. Venusi te Demat i ndihmon në çështjet e emocionit dhe mënyrën si ndihen në raport me lekun.

Ujori
Planifikoni pushimet. Është periudhë e një rutine të qetë dhe të qartë. Për ata që nuk kanë mundësi të planifikojnë pushime, java do të rezultojë e qetë dhe do t’u japë mundësinë të jenë siç kanë nevojë tani.

Peshqit
Kanë Marsin ballë për ballë. E vështirë të largohen nga puna. Do të rezultojë një periudhë shumë e rëndësishme për bashkëpunime dhe për ata që presin përgjigje për një aplikim pune. Nis një periudhë që do të shijojnë ndryshimet që i kanë shumë të nevojshme. Të lindurit në ditët e para të Peshqve favorizohen shumë në zgjidhje çështjesh.

/vizionplus.tv

Tags: HoroskopiMeri Gjini

Related Posts

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA
ShowBizi

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

April 21, 2026

Brikena dhe Mateo, janë cifti që u krijua brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania 5. Edhe pse gjatë qëndrimit...

Read moreDetails
Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës
ShowBizi

Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

April 21, 2026

Hëna e re tek shenja e Dashit do të vazhdojë të na ndikojë, sipas astrologes Chrysanthi Kalogeri, e cila ishte...

Read moreDetails
“Të largohesh nga Indri!”/ Pas situatës së bujshme në Prime, familjarët e Vanesës vulosin qëndrimin e tyre!
ShowBizi

“Të largohesh nga Indri!”/ Pas situatës së bujshme në Prime, familjarët e Vanesës vulosin qëndrimin e tyre!

April 21, 2026

Teksa raporti i komplikuar mes Indrit dhe Vanesës mbetet kryefjala e dinamikave në “Ferma VIP”, një detaj mjaft i rëndësishëm...

Read moreDetails
Kalimi i Uranit te Binjakët pas 7 vitesh në Dem, Meri Shehu: Javë e madhërishme!
ShowBizi

Kalimi i Uranit te Binjakët pas 7 vitesh në Dem, Meri Shehu: Javë e madhërishme!

April 20, 2026

Në studion e “Rudina” në Tv Klan, këtë të hënë, më 20 prill, ishte e ftuar astrologia e njohur Meri...

Read moreDetails
Mateo reagon për herë të parë pas mbarimit të spektaklit të BBVA-së
ShowBizi

Mateo reagon për herë të parë pas mbarimit të spektaklit të BBVA-së

April 20, 2026

Mateo Borri, finalisti i këtij edicioni të BBVA-së ka thyer heshtjen për herë të parë në rrjetet sociale pas mbarimit...

Read moreDetails
“Më thanë disa s’mund të hysh në Shkodër, ja pra ku jam, ku jeni ju”, Rogert reagon me video sfiduese
ShowBizi

“Më thanë disa s’mund të hysh në Shkodër, ja pra ku jam, ku jeni ju”, Rogert reagon me video sfiduese

April 20, 2026

Pas daljes së tij nga Big Brother VIP Albania, ish-banori, Rogerti, është rikthyer në vëmendjen e rrjeteve sociale me një...

Read moreDetails
Selinit i ndodh e papritura jashtë pasi u shpall fituese e BBV
ShowBizi

Selinit i ndodh e papritura jashtë pasi u shpall fituese e BBV

April 20, 2026

Selin Bollati, u shpall fituese e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania të shtunën mbrëma. Një fitore...

Read moreDetails
“Sa keq që…”/ Krah Mirit, Landi nuk përmbahet dhe “thumbon” Selinën
ShowBizi

“Sa keq që…”/ Krah Mirit, Landi nuk përmbahet dhe “thumbon” Selinën

April 20, 2026

Orët e para pas mbylljes së finales së “Big Brother VIP Albania 5”, Miri ka zgjedhur t’i kalojë larg zhurmës...

Read moreDetails
E fshiu postimin ? Mateo thumbon produksionin e BBVA (Foto)
ShowBizi

E fshiu postimin ? Mateo thumbon produksionin e BBVA (Foto)

April 20, 2026

Polemikat pas finales së “Big Brother VIP Albania 5” nuk kanë të ndalur, dhe këtë herë goditja vjen drejtpërdrejt nga...

Read moreDetails
Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kush fiton dhe kush përballet me sfida
ShowBizi

Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kush fiton dhe kush përballet me sfida

April 20, 2026

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×