Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result
Home Këshilla AI

Aftësitë Shëruese te ROZMARINES për Kujtesën, Reumatizmën dhe Dhimbjet e Muskujve

June 15, 2025
in Këshilla AI
1
VIEWS

Rozmarina ka një shije dhe aromë të pashoqe.

Emri i saj vjen nga Latinishtja dhe përkthehet “Vesa e Detit”.

Ajo është një nga erëzat më të preferuara të amvisave shqiptare.

TëFundit

Ushqimet

Ushqimet që duhet të shmangni pas të 40-ve për shëndetin

June 15, 2025
Gjumi, Lodhja

Të lodhur edhe pas gjumit? Ja ku mund të qëndrojë problemi!

June 15, 2025

Qytetërimet e lashta të Egjiptit, Romës dhe Greqisë e konsideronin rozmarinën, një barishte të shenjtë.

Në Mesjetë, rozmarina besohej të kishte aftësi të mëdha në ndezjen e dashurisë mes nje mashkulli dhe një femre, ndaj ajo përdorej gjërësisht nëpër dasma dhe ceremoni.

Rozmarina dhe Vlerat Shëndetësore
Ajo përdoret për të përmirësuar kujtesën dhe është e pasur me ushqyes të dobishëm për organizmin.

Konsumi i rozmarinës përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe ndihmon në rritjen e përqendrimit.

Vetëm një vit më parë, shitjet e vajit esencial të rozmarinës pësuan një rritje të katërfishtë pas studimeve shkencore sipas të cilave kjo bimë përmirëson kujtesën.

Blerjet u përqendruan kryesisht në rradhët e studentëve të cilët në sezon provimesh kanë nevojë për një kujtesë më të mirë.

Shkencëtarët besojnë se aroma e rozmarinës ndikon dhe gjallëron aktivitetin në tru.

Jo më kot, në Greqinë e lashtë, studentët mbanin kurora rozmarine në kokë gjatë studimeve.

Vaji esencial i rozmarinës është përdorur prej shekujsh edhe për të larguar dhimbjet e kokës, dhimbjet muskulare, reumatizmën dhe artritin.

Rozmarina ka aftësi parandaluese të rënies së flokëve dhe kundër thinjave.

Vaji i rozmarinës dhe çaji i saj janë përdorur gjithashtu për të stimuluar dhe ushqyer rrënjët e flokëve dhe për rritjen e tyre.

Si Ta Përgatisni Çajin e Rozmarinës
Përbërësit:
1 filxhan me qumësht

Një degë rozmarine të tharë ose një lugë gjelle me rozmarinë të thatë

Një lugë çaji me mjaltë

Ndajeni degën e rozmarinës dhe copëzat hidhini në një tenxhere me qumësht dhe lërini të ziejnë së bashku.

Hiqeni nga zjarri dhe lërini të qëndrojnë së bashku për pesë minuta, gjatë të cilave duhet ta përzieni lëngun vazhdimisht.

Shtypini copat e rozmarinës me lugë që të lëshojnë një aromë më të fortë dhe të çlirojnë vajrat esencialë.

Shtoni mjaltin dhe çaji është gati.

Rozmarina është një bimë që mund të rritet lehtë në shtëpitë tuaja sepse ka nevojë për pak përkujdesje.

Si Ta Rrisni Rozmarinën Në Shtëpi
Kur të vijë pranvera merrni një degë rozmarine dhe vendosni në një vazo të vogël.

2/3 e vazos duhen mbushur me rërë të trashë dhe një e treta me plehun organik.

Vendoseni vazon në një vend me dritë, por jo nën ekspozimin e drejtpërdrejtë të rrezeve të diellit.

Ujiteni rregullisht dhe mbajeni atë në një vend të ngrohtë deri sa dega të zënë rrënjë.

Ky proçes zakonisht zgjat për tre javë.

Sapo fidanët të kenë zënë rrënjë, atëherë ju mund t’i zhvendosni në vazo më të mëdha ose në kopsht.

Rozmarina kërkon një ujitje mesatare dhe i pëlqen uji i shiut.

Ajo është një bimë e lumtur që lulëzon në temperatura si të ngrohta edhe të ftohta, buzë detit ose në male.

Kur ajo të jetë rritur, mblidheni rozmarinën sipas dëshirës.

Shkurrja do të vazhdojë të rritet e të prodhojë sipas dëshirës.

Duke qenë se rozmarina është bimë e e përhershme, frytet e saj do t’i shijoni gjatë gjithë vitit./AgroWeb.org

Tags: Rozmarina

Related Posts

Ushqimet
Këshilla AI

Ushqimet që duhet të shmangni pas të 40-ve për shëndetin

June 15, 2025

Aftësitë rimëkëmbëse të trupit zbehen ndjeshëm pas të dyzetave. Në këtë grup moshe, njeriu është më i rrezikuar nga kolesteroli...

Read moreDetails
Gjumi, Lodhja
Këshilla AI

Të lodhur edhe pas gjumit? Ja ku mund të qëndrojë problemi!

June 15, 2025

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni të lodhur, pavarësisht se keni fjetur mjaftueshëm, shkaku mund të jetë mungesa...

Read moreDetails
Truri
Këshilla AI

Zbuloni shenjat kur trurit i mungon oksigjeni

June 14, 2025

Një nga ironitë më të mëdha në këtë botë është se ndonëse oksigjeni është një elementët më të bollshëm të...

Read moreDetails
kondicioneri
Këshilla AI

Temperaturat e larta në vend! Ja si duhet graduar kondicioneri gjatë ditëve të nxehta

June 14, 2025

Me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e ditëve më të nxehta të verës, shumë prej nesh i drejtohen kondicionerëve për...

Read moreDetails
Sheqeri ne Gjak
Këshilla AI

5 fruta të ngrira që ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak

June 14, 2025

Asnjë frut nuk është i ndaluar në një dietë të ekuilibruar për menaxhimin e diabetit, e megjithatë disa prej tyre...

Read moreDetails
Gjumi
Këshilla AI

Gjumi i dobët po të shkatërron shëndetin? Ja 5 shenjat alarmante që s’duhet t’i injorosh!

June 14, 2025

A ndihesh i lodhur edhe pse ke fjetur mjaftueshëm? Harron shpesh, je i irrituar pa arsye apo të zë gjumi...

Read moreDetails
Këshilla AI

Plakeni më ngadalë? Këto suplemente kanë një efekt befasues

June 13, 2025

Një studim i ri ka zbuluar se suplementet me vitaminë D mund të ndihmojnë në ruajtjen e telomerëve – “kapakët”...

Read moreDetails
Këshilla AI

Nxirrni përgjithmonë gjarpërinjtë nga oborri! Hidhni këta përbërës në tokë dhe nuk do t’i shihni më

June 13, 2025

Edhe nëse gjarpërinjtë më të dobishëm nuk janë helmues, ata shpesh janë mysafirë të padëshiruar në pronat tona Nëse në...

Read moreDetails
Zemra
Këshilla AI

Kardiologët zbuluan një teknikë që shpëton zemrën për tre minuta

June 13, 2025

Frymëmarrja është një funksion automatik, të cilit rrallëherë i kushtojmë vëmendje, por mënyra se si marrim frymë mund të ketë...

Read moreDetails
Dhimbja e Dhembit
Këshilla AI

A keni dhimbje dhëmbi? Ja si ta trajtoni me kura natyrale.

June 13, 2025

A keni dhimbje dhëmbi? Ajo dhimbje e padurueshme që nuk të lë të hash dhe të bën të vuash. A...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.